Kerko: a
Den Hata: Peshorja e çakërduar e drejtësisë së re
E merkure, 24.06.2020, 07:01 PM
Peshorja e çakërduar e drejtësisë së re
Nga
Den Hata
Reforma
në drejtësi u bë kohë që ka filluar të implemenohet dhe si një vend që ka pasur
një nder sistemet e drejtësisë më të korruptuar në gjithë botën, natyrisht që
pritshmëritë nga të gjithë qytetarët ishin shumë të larta. U përmend shpesh
herë si arritje nga qeveria, u financua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u
vu si kusht për integrimin në BE ngs Komisioni Europian, u ngrit komisioni i
vetingut etj etj. Vazhdimisht përmendet dhe politikisht si shpreheje:
"prisni sa të përfundojë vetingu," po dridhen politikanët e korruptuar
nga vetingu. Madje për plot 3 vjet avokat Spartak Ngjela na jep dhe data të
sakta kur drejtësia do filloj të godasë me dorë te hekurt korrupsionin galopant
që na ka mbuluar. Ai shprehet qe anglo-saksonet e kanë ndarë mendjen që këto
politikanët tanë të shumë e shumë zullumeve
s’do të ia hedhin paq dhe që burgu për këta të korruptuar është i
garantuar. Por, mesa duket, asnjë nga datat e dhena nga Avokati nuk po rezulton
e saktë.
Në
teori ngritja e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme, vetingu që po
zvillohet, përzgjedhja e prokurorit te pergjithshem me inegritet të lartë e
shume mekanizma të tjerë të përdorur do sillnin më shumë drejtësi, por çka
ndodh në praktikë është komplet e kundërta, madje dyshoj mos "shkuam për
të hequr vetullat e nxorrëm sytë".
Së
pari, krijimi i SPAK supozohej të luftonte korrupsionin dhe ta frenonte në
maximum atë. Të paktën, të korruptuarit të mendoheshin shtatë herë para se të
kryenin korrupsion... Por korrupsioni as nuk është frenuar aspak lere më të
jetë dënuar. Vetë prokurorët e SPAK janë në Republikën tonë më të paguarit me
rrogat e shtetit shqiptar. U përzgjodhen
ata prokurorë që më parë kishin kaluar vetingun, pra u përzgjodhën më të mirët
e të mirëve (kryesisht nga prokuroria e Tiranës).
Por
SPAK, mesa duket, është tërësisht në gjumë, në kompetence SPAK ka korrupsionin
të çdo lloj niveli dhe krimin e organizuar. Korrupsioni në nivelin e lartë siç
jane politikanët dhe ministrat ose pse jo dhe vetë kryeministri nuk bëhet fjalë
të çohet për gjykim, maximumi fillohet ndonje hetim sporadic, pa asnje lloj
rezultati, pra shkurt një vrimë në ujë. Por përveç kësaj të mete, SPAK nuk
merret më as raste te nivelit më të ulët të korrupsionit, siç mund te jetë
përshembull korrupsioni nga drejtorët e shumtë të Rilindjes. SPAK ia kalon
menjëherë prokurorisë së Tiranës për kompetencë, d.m.th “peshq të mëdhenj” jo e
jo që s’po kapen nga rrjetat e ndryshkura të SPAK por as cironkat në këtë rast
që janë vetë drejtorët e rilindjes, as ato s’po ngecin në rrjetat e SPAK. Nga
ana tjetër, Prokuroria e Tiranës tashmë pa 12 prokurorët e SPAK, (që janë një
vlerë e humbur për prokurorinë e Tiranës), duket sikur e ka humbur takatin fare
dhe është komplet e pa aftë dhe për çeshtjet më të thjeshta për t’u zgjidhur
dhe hetuar.
Unë
personalisht kisha rastin të isha kallzues te një ndër këto prokurorë. Kjo
zonja prokurore për 4 muaj me radhë nuk po kthente asnjë përgjigje për
kallzimin që kisha kryer. As po thërritesha për t’u marrë në pyetje dhe as po i
përgjigjej letrave të mia, siç ishin kërkesat për informin. Por pa pritur, pra
fix pas 4 muajsh, kjo zonjë më telefonon. “Kam marrë një vendim”, më thotë. Do
t’iu vijë me postë,-shton! A mund ta di çfarë vendimi?- e pyeta. “Më mirë ta
merrni vetë në sekretari, tha sepse nuk është etike të thuhet në telefon, tha
zonja e nderuar prokurore. Shkoj në prokurori dhe ç’të shohë?! Çeshtja është
pushuar, pavarsisht që provat ishin të forta dhe të pakontestueshme. U habita,
po mendoja që ka diçka që nuk shkon, mbase zonja prokurore nuk ka arritur të
kuptoj akuzën time, po ja vija fajin vetes... Po ndjehesha keq. Vendosa të bëj
një kërkim në google për emrin e kësaj prokuroreje. Ç’të shohë! Kjo prokurore
kishte pas çeshtjen e një djali që ishte aksidentuar dhe kishte pasur pasoja te
renda në shendet, kishte humbur aftësinë të ecte. Çfarë kishte te ngjashme me
rastin tim?! Po e njejta skemë, prokuroria nuk e thërret fare palën e dëmtuar,
e mban dosjen në zyrë për disa kohë dhe më pas firmos pushimin e hetimit, madje
falsifikon dhe firmen e djalit të dëmtuar. U ndjeva i trishtuar, por dhe i
lehtësuar në të njejtën kohë, ia hoqa fajin vetes. Jo nuk ishte faji im, ishte
faji i prokurores që kishte ngrënë një lugë nga çorba e prishur!
Kjo
pra është drejtësia e re shqiptare, e rilindur si vetë shteti e kombi, me
peshoren e drejtësisë në dorë e me shallin e drejtësisë në sy, por që kësaj
here ky shall është i tejdukshem dhe shihet kush është në të majtë e kush është
në të djathtë, pra peshohesh mirë!