Kerko: a
Mel Uka: Amulli e madhe ndër shqiptarë
E diele, 21.06.2020, 06:04 PM
Mel Uka:
Është
një amulli e madhe ndër shqiptarët, për sa i përket të kaluarës së tyre. Kur
dihet se pësuan një tendosje të rëndë nën hijen e "doktrinës
komuniste", e cila doktrinë u sajua nga ideologë që ishin në lozhat
masonike. Këta ideologë nuk e plasuan kundrejt etnisë së Ilirisë, por, me
synimin e vetëm që te stepet ruse të futej në pragmatizëm dhe të krijohej një
regjim ndryshe në një pjesë të rruzullit. Mirëpo, sllavët e dindur nga Karpatet
për në Gadishullin Ilirikë, arritën që këtë doktrinë ta kenë si levë të veten.
E gjetën edhe formulën tjetër, atë të ortodoksizmës, dhe e formuluan ekuacionin
e tyre për asgjësimin e vendasve dhe denigrimin e proceseve në këtë pjesë të
kontinetit të vjetër-të Europës.
Pikërisht,
lojrat e pamatura dhe të palogjikshme të këtyre prijësve ilirë të Bizantit dhe
matan detit, të Romës, i joshi egocentrizmi dhe e lanë Ilirinë të
shpartallohej, njashtu si ndodhi dhe që vazhdon të ndodhë. Ky është kompleksi i
ilirianëve dhe pinjollëve të tyre, shqiptarëve-arbërorëve-arvanitasve-kosovarëve-maqedoncëve,
etj. e etj. gjerë në uluritje!!!
Helenët
dhe Ilirët janë të të njëjtit trung. Emërtimet e fiseve helene, si: jonët,
dorët dhe eolët, s'kanë asnjë referencë me grekërit që janë arvanitasit tanë të
shplarë në tru dhe ca ardhacakë mongolë, ca jevgjë dhe ca egjiptianë të ardhur
në kohën e Lekës. Substrati ilirian sikur është në çkompozim të mëtejshëm, prej
këtij substrati janë sajuar minorenë e minorenë. Ajo që është më shqetësuese,
për mua, pinjollët e ilirëve nuk arrijnë ta tejkalojnë egocentrizmin e tyre dhe
nuk kanë strategji për të ndjekur rrjedhat globale, sepse janë viktimë të
ndërkëmbzave të sajuara nga prijësit e tyre të politikës, në njërën anë dhe, në
anën tjetër, janë viktimë i një shkollimi pa referenca dijeje e pragmatzmi;
kurse më vdekjeprurëse për ta janë doktrinat fetare, sidomos ajo e islamit që u
shërben si një levë më shumë sllavëve, kuptohet duke ua gllabëruar pjesën e
historisë së ilirianëve, atë të paraardhjes së mongolëve-osmanlinjëve në
Gadishullin Ilirik.