Kerko: a
Florim Zeqa: Amerika forca mbrojtëse dhe garantuese e pavarësisë sonë!
E shtune, 20.06.2020, 01:58 PM
Amerika forca mbrojtëse dhe garantuese e pavarësisë sonë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Siq
dihet, 'Qeveria Hoti' është produkt i rënjes së 'Qeverisë Kurti, e cila u
rrëzua si rezultat i faktorëve të brendshëm kolateral (mungesa e respektit të
ndërsjellë mes partnerëve të koalicionit qeverisës) dhe faktorëve të jashtëm
(taksa, reciprociteti dhe dialogu me Serbinë).
Serbia është ajo që
duhet të frikohet nga dialogu e jo ne
Ashtu
edhe siq pritej, përballja e parë dhe më e mundimshme e kësaj qeverie është
dialogu me Serbinë. Sado i pakëndshëm dhe i vështirë, dialogu me Serbinë është
i pa alternativë dhe i pa prolongueshëm.
Pikëpamjet
e kryeministrit Hoti sa i përket dialogut me Serbinë, janë në përputhje të
plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Na mbetet të besojmë dhe
shpresojmë që kryeministri Hoti, për aq sa i lejojnë mundësitë do t'i mbron
interesat e shtetit të Kosovës në këtë proces, duke mos e rrezikuar me asnjë
veprim integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit.
Mendoj
që, rreth pikëpamejeve parimore të kryeministrit Hoti duhet të ndërtohet një
konsensus nacional në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të
shtetit.
Nëse
arrijmë të ndërtojmë konsensuesin nacional në këto dy çështje fondamentale, nuk
kemi arsye t'i frikohemi dialogut me Serbinë.
Nëse
e arrijmë konsensuesin e përgjithshëm politik për mbrojtjen e integritetit
territorial dhe sovranitetit të vendit tonë do ta kemi edhe mbështetjen e miqve
tanë, për çka, nuk ka gjasa as teorike të ndodhë ricoptimi i Kosovës nga
pushtuesit verior.
Për
arsye, se SHBA-të dhe as BE-ja nuk do të dalin kundër vullnetit politik të
shumicës në Kosovë. Mirëpo, nëse ne ndahemi dhe perçahemi, atëherë armiqt e
Kosovës do ta kenë më të lehtë t'i fusin levat ndarëse mes nesh dhe drejtojnë
thikat mbi hartën e Kosovës.
Prandaj,
ne nuk e kemi asnjë arsye t'i frikohemi dialogut, përkundrazi, Serbia është ajo
që duhet t'i frikohet dialogut me Kosovën si pushtuese shekullore, shkaktare e
luftës dhe masakrave gjenocidiale në Kosovë.
Dështimi i BE-së në
ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi
Duke
qenë se isha ndër të parët që kam kundërshtuar dialogun Kosovë-Serbi nën
ndërmjetësimin e BE-së, nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, përmes shkrimit
autorial të datës 21 shkurt 2012, "Të mbrohet Republika e Kosovës",
edhe sot e mbaj të njëjtin qëndrim, për shkak se odisejada e gjatë e bisedimeve
Kosovë-Serbi e filluar në vitin 2011 me ndërmjetësimit e Bashkimit Europian, jo
vetëm që nuk arriti t'i normalizoj marrëdhënjet ndërmjet dy shteteve, aq më
shumë e largoj njohjen reciproke.
Ndodhi
pikërisht kështu edhe për faktin se qeveritë tona, nga pas lufta e këndej nuk
e bënë asnjë trysni politike ndaj
Serbisë, por çdo herë ngjarjeve ju kanë shkuar nga mbrapa në vend që atyre t'ju
paraprijnë.
Përmbyllja
e suksesshme e dialogut Kosovë-Serbi është mision i SHBA-ve, si faktori kyq i
lirisë sonë dhe sponsoruesi kryesor i pavarësisë së shtetit tonë.
Prandaj,
SHBA-ja me aleatët e saj evropian nuk duan që edhe më tutje ta lënë si temë të
hapur çështjen e normalizimit të marrëdhënjeve Kosovë-Serbi.
Interesat e SHBA-ve në
Ballkan, konvergjojnë me interesat tona
Nuk
duhet të harrojmë se gërshetimi i interesave amerikane në Ballkan paraqet
çelësin e zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës në veçanti dhe asaj
shqiptare në përgjithësi...
Kur
jemi në këtë segment, lexues të dashur po e ndaj me ju një mendim të dajës tim
të ndjerë, Miftar Sejdiu, të vitit 1993 rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës,
po citoj: "E vetmja mundësi për të dalë fitimtar në përballje me Serbinë,
është ndërlidhja e interesave amerikane në Ballkan me interesat tona, që i bie
se, nëse arrijmë të shfrytëzojmë gërshëtimin e atyre interesave do t'ia arrijmë
më lehtë dhe më pakë viktima ta çlirojmë vendin, në të kundërten, na pret punë
e vështirë...", përfundon citati.
Vërtetë,
edhe tani pas 27 viteve nga ajo kohë, 21 vjet pas çlirimit dhe 12 vjet shtet i
pavarur, nuk kam arritë të gjejë definicion më të qartë për zgjidhjen e
problemit të Kosovës.
Edhe
pas gjithë atyre viteve, Kosova përsëri vazhdon të jetë peng i interesave të
fuqive të mëdha mbi rajonin e trazuar të Ballkanit.
Është
fat i madh që e kemi përkrah nesh shtetin më të fuqishëm (SHBA) dhe aleancën më
të madhe ushtarake në botë (NATO), që janë garantues të parë të lirisë tonë.
Po
ashtu, është fat i mirë për ne, që interesat e SHBA-ve në Ballkan nuk ndikohen
nga interesat e Serbisë dhe Rusië dhe se
politika amerikane ndaj Kosovës nuk ndikohet nga egot personale të
liderëve tonë dhe as nga çasja e tyre ndaj shtetit amerikan. Pavarësisht
sjelljeve të liderëve partiakë, SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit
Evropian po e vazhdojnë ndihmën e pakursyer në ndërtimin dhe konsolidimin e
shtetit, ndihmë e cila pritet të kurorëzohet me përmbylljen e suksesshme të
dialogut Kosovë-Serbi.
Se
çfarë epilogu do të sjellin bisedimet me Serbinë varet në radhë të parë nga
konsistenca në qëndrime dhe uniteti i Ekipit Negociator të Kosovës, i cili e ka
detyrë historike mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e
Republikës së Kosovës në dialog.