Kerko: a
Zenel Çeliku: Drejtësi dhe padrejtësi!
E marte, 16.06.2020, 11:51 AM
Drejtësi dhe
padrejtësi!!!
Nga
Zenel Çeliku
Shumë
çudtishëm tingëllojnë këto dy terma (drejtësia dhe padrejtësia) sepse drejtësia
është detyre ligjore, është mision historik dhe shumë e dashur për mbarë
shoqërinë, kurse padrejtësia është ankth, urrejtje sepse ka prodhuar tragjedi
në 30 vite demokraci. Fenomeni padrejtësi është bërë gogol për mbarë shoqërinë
tonë, sepse ky fenomen kaq negativ ka dhënë padrejtësi pa doganë në kurriz të
kësaj shoqërie fatkeqe si pasoj e vendimeve të tyre të korruptuara. Por kushdo
mund të pyes; a ka gjyqtar e prokuror që nuk janë pjesë e kësaj padrejtësie të
çmëndyr? Sigurisht që ka gjyqtar e prokuror me integritet dhe dinjitet e të
pastër moralisht, ndryshe do të ishte shëmbur gjithshka e mirë që karakterizon
njeriun. Drejtësia nuk mundet të bashkëudhëtojë me padrejtësinë sepse kjo e
fundit, ka deformuar, ka përvetësuar dhe trasformuar shumë e shumë problem që
kanë shkatruar jetët e kënjerëzve të varfër në këto vitet e postkomunizmit. Më
1990 I gjithë populli shqiptarë thëriste njëzëri, “e duam shqipërinë si gjithë
Europa”. Ky sllogan ka trokitur në çdo derë të shqiptarëve sepse regjimi I
kaluar e shpërfytyroi shqiptarin të ashtuquajtur-njeriu socialist. Mbasi u
përmbys ai regjim gjakatar, të gjithë shpresuam se drejtësia sëpari do të
veproi me ndëshkimin ligjor të udhëheqësve komunist për bëmat e tyre të
mbrapshta, pastaj me kthimin e pronave tek pronarët legjitim të shpronësuar nga
komunizmi, e pastaj pritej shumë e shumë drejtësi për problem pa fund. Për
çudinë e gjithë shqiptarëve, gati-gati të gjithë qëndrimet dhe vendimet e
drejtësisë (të gjykatave dhe prokurorive) degjeneruan keq e më keq, si në asnjë
vënd tjetër ish kumunist. Padrejtësia në këtë hark kohor mbi gjysem shekulli,
prodhoi “ligjin” për padretësi dhe ka mbijetuar fuqishëm, aq sa mijëra e mijëra
shqiptarë janë ndëshkuar dhe shpërfyturuar nga një padrejtësi e korruptuar e pa
dëgjuar ndonjëherë në rajon e më gjërë. Por një fjalë thotë se, dikur ka një
fund dhe ky fund ka trokitur tek zyra e cdo gjyqtari dhe prokurori.
Tani
kemi përpara një Ligj I cili quhet Veting, që ka skanuar dhe po skanon
prokurorët dhe gjyqtarët për pastërtinë e fugures, për aftësinë profesionale
dhe verifikimin e pasurisë. Shumë prej tyre kanë ngelur në klasë nga Vetingu,
por ka edhe mjaft prej tyre që kanë kaluar me sukses këtë provim të vështirë,
gjë e cila vërteton se ka edhe gjyqtar e prokuror të ndershëm, të aftë dhe plot
integritet. Shumë nga ajo pjesë e drejtësisë që kanë ngelur në klasë si pasojë
e Vetingut, ankohen dhe fabrikojnë akuza nga më monstruozet, aludojnë se në
Veting ka ndikim ky apo ajo figurë e lartë politike duke parathënë se Vetingu
është I komprementuar. Ka raste që kanë hedhur çashka dhe akuza se
ndërkombëtarët po veprojnë me emocione dhe gabim në vendimet e tyre dhe se
tashmë drejtësia po shkon drejt një kolapsi ku sistemi po dëmtohet rëndë. Eshtë
thënë dhe ështe theksuar nga ndërkombëtarët se Vetingu ka hapur problem dhe
vakansë për gjyqtar e prokuror, se ky model nuk është I përkryer, por ajo që ka
shumë rëndësi, është se drejtësia po pastrohet nga ferrat me gjëmba, po
pastrohet nga ata gjyqtar e prokuror të cilët lotojnë kur dëgjojnë vendimin që
I nxjer ata jashtë sistemit që ata e degjeneruan vetë sistemin e drejtësisë.
Ata lotojnë me lot krokodili sepse në këtë dynja të gjitha do të lahen, ashtu
sikur kanë lotur qindara e mijëra qytetarë për padrejtësinë e dhenë deri më
tani nga ajo pjesë e korruptuar e drejtësisë, ashtu po lotojnë edhe ata që e
degjeneruan dhe e korruptuan drejtësinë deri në një masë të turpshme e të
padëgjuar në ndonjë vënd tjetër.
Në
ditët e fundit po dëgjojmë se ka gjyqtar e prokuror që betohen dhe deklarojnë
para togave të zeza të Vetingut, se janë të pastër, se kanë qënë të ndershëm
dhe kanë dhënë drejtësi, ndërkohë që padrejtësia e tyre është bërë kancer për
shoqërinë tonë. Gjithëkush nga shoqëria shqiptare presin me padurim dhe janë
plotësish dakord që Vetingu po shkatron dhe do të shkatrojë deri në fund këtë
merimangë të zezë që ka shkatruar jetet e mijëra njerëzve dhe familjeve. Askujt
të mo I vij keq për këtë pjesë të drejtësisë se korruptuar që me padrejtësitë e
tyre janë pasuruar aq sa nuk merret me mënd. Eshtë për të qeshur e për të qarë
kur para pak ditësh dëgjuam se para Vetingut një gjyqtare deklaroi se të
afërmit e saj I kanë dhuruar mijëra Euro, ose disa gjyqtarë të tjerë deklarojnë
se të afërmit e tyre I kanë dhuruar disa pasuri toke për ndërtim e shumë të
tjera dhurata që vetëm një torollak mundet ti besojë. Edhe ata vetë nuk I
besojnë këto proçkulla, por një gjë është shumë e qartë, ata (gjyqtar e
prokuror ) që bëjnë këto deklerata, bëhen pjesa më e urryer për shoqërinë,
sepse kjo shoqëri është rrjepur nga kjo padrejtësi. Le të lotojnë ata hipokrit
(gjyqtar e prokuror) të pa ngopur për vjedhjet dhe grabitjet që kanë bërë deri
më sot, le të betohen e përbetohen për ndershmëri, por nga mbrapa do t’i ndjekë
urrejtja e popullit. Gjithashtu edhe pandershmëria do ti ndjek këmba këmbës. Ja
pra, pse drejtësia dhe padrejtësia nuk mundet të bashkëudhëtojnë sepse bëjnë
rraksion vdjekjeprurës midis tyre.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency 16 Qershor 2020