Kerko: a
Florim Zeqa: Përqasje rreth realitetit politik!
E diele, 07.06.2020, 10:33 AM
Përqasje rreth realitetit politik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ne
shqiptarët, si njëri ndër popujt më të vjetër, sikur të kishim afinitetin e
bashkimit, dashurisë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit siq e kemi të zgjuar ndjenjen
e urrejtjes, të ndarjes dhe përçarjes, sot do të ishim njëri ndër popujt më të
fuqishëm të botës së civilizuar dhe faktori kyq i të gjitha zhvillimeve
politike jo vetëm në Ballkan por në mbarë kontinentin Evropian.
Realitetin
e mbrapsht të krijuar në Kosovën e pasluftës nuk mund ta ndryshoj një njeri i
vetëm, sado i menqur dhe i ditur, sado i pushtetshëm, qoftë ky lider partiak
apo fetar, kryeministër apo president shteti.
Ndryshimi
mund të arrihet më angazhimin e të gjithë faktorëve njëkohësisht dhe bashkarisht;
pushtet dhe opozitë, të rinjë dhe pleq, burra dhe gra, fshat dhe qytet, shoqëri
civile, bashkësi fetare, organizata qeveritare dhe jo qeveritare.
Se
a jemi në rrugë të mbarë drejt ndryshimit pozitiv apo jo, e dëshmon situata
aktuale nëpër të gjitha subjektet tona politike.
Ndarja
dhe përçarja e elektoratit në dhjetëra parti politike, iniciativa qytetare,
nisma dhe grupacione tjera politike sikur në kohën e principatave, është bërë
dukuri e zakonshme, e sidomos në prag të fushatave zgjedhore dhe pas tyre.
Gjuha
e urrejtjes mes partnerëve pas prishjes së koalicioneve qeverisëse, është
barometër i saktë i gjendjes reale në të cilën ndodhet skena politike dhe
shoqëria kosovare në përgjithësi.
E
gjithë kjo ndarje dhe përçarje po ndodhë si shkak i mosprofilizimit të
subjekteve politike dhe lidhjes së panatyrshme të koalicioneve qeverisëse.
Përgjatë
viteve të shkuara na ka rënë shpesh të përballemi me situata të paçarta
politike, kur nuk është ditur kush në të vërtetë është pozitë dhe kush tjetër
opozitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës!
Sesa
i vështirë dhe i mundimshëm është ndryshimi i realitetit të krijuar në Kosovë,
e dëshmon periudha e pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Situata
e krijuar e ngërçit poltik pas mocionit për shkarkimin e qeverisë, erdhi
si pasojë e shkaqeve të sipërpërmendura,
ku partia fituese e zgjedhjeve në pushtet (LVV) me çdo kusht dhe çdo çmim
dëshironte të mbante edhe më tutje pushtetin edhe përkundër shkarkimit të
qeverisë në kuvend.
Kalimi
i çështjes së mandatarit në Gjykatën Kushtetues, jo vetëm që ishte i
panevojshëm, ishte humbje kohe dhe
bllokimi i panevojshëm i institucioneve të shtetit.
Ndryshimi
politik në vendin tonë nuk vjenë përmes gjykatave dhe as ndërhyrjeve arbitrare
nga jasht, por përmes reformimit të vet partive politike në radhë të parë,
profilizimit të tyre dhe vetëdijësimit të elektoratit kosovar.
Kur interesi personal i
paraprinë atij kolektiv, shtetin e merr dreqi
Sa
më parë të hiqet nga kokat e liderëve partiak ndjenja e bajraktarizmit,
karrierizmit, ndjenja për pasurim dhe e hakmarrjes personale përmes pushtetit
aq më shpejtë do të arrihet ndryshimi i gjendjes ekzistuese.
Vënja
e interesit personal para interesit të shtetit ishte prioritet i të gjitha
qeverive të paluftës, respektivisht i 6 legjislaturave të deritanishme e deri
tek jo e fundit e Kuvendit të Kosovës,
ku të zgjedhurit e popullit (deputetët) në vend të mbrojtjes së interesave të
qytetarëve u shndërruan në instrument të liderëve partiak, duke mos qajtur
asnjëherë hallin e qytetarëve, fatin e parasë publike dhe as të ardhmen e
shtetit.
Si
pasojë e kësaj situate, e kemi këtë gjëndje tejët dëshpruese dhe të pashpresë
në vendin tonë. Kështu pra, jo vetëm nga "çlirimtarët" dhe
"institucionalistët", por së fundmi edhe nga
"revolucionarët" për 21 vjet
rresht shteti i Kosovës u trajtua si plaçkë lufte e jo si atdhe i politikanëve
qofshin ata në pushtet apo opozitë.
Derisa
të bashkjetojnë; e mira dhe e keqja, drejtësia dhe padrejtësia, vlerat dhe
antivlarat,...vetëm të varfërit do të mbetën të vetmuar dhe harruar nga
supermenët e politikës deri në një proces të rregullt zgjedhor, kur milionerët
t'i "pastrojnë" xhepat e tyre nga paratë e pista,... për të mos e
blerë elektoratin e varfër kosovar.
Një ngjizje e re
politike, shkëndijë shprese për ndryshim
Shqiptarët
e Kosovës në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë,
krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën,...tani janë
kthyer në njerëz që urrejnë njëri-tjetrin, nga besnik në tradhëtar, nga
besimtar në fanatik fetar, nga politikanë në biznesmen matrapaz, nga mbrojtës
të pasurisë shoqërore në shkatrrues të ardhmërisë!
Politikanët
e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë
kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin
akoma palindur.
Zëri
i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me
gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë
sikurse në fillimvitet e '90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e
uzurpatorëve dhe matrapazëve, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona
kombëtare.
Ndryshimet
substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen
vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të qenjes sonë kombëtare , me
bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të
padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
Ngjizja
dhe krijimi i një force të re politike nga elitat e pastra intelektuale, nga
veprimtarët dhe patriotët e vërtetë konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve
politike ndërkombëtare është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për
vendin.
Forca
e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik
ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të
keq e kanë kryer të vetën,...pragmatizmi dhe patrioztizmi i tyre përfundon
fillon dhe përfundon marrjen e pushtetit.
Vetëm
ardhja në pushtet e një klase të re dhe të përgjegjshme politike, me figura të
reja e jo të ricikluara, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe
mirëqenje qytetare si dhe do të përmirësonte imazhin e rrënuar të shtetit të
Kosovës në arenën ndërkombëtare.