Kerko: a
Jahja Drançolli: Hapja e muzeut të parë universitar në botë, në Oksford, Angli!
E shtune, 06.06.2020, 12:06 PM
Dita e sotme e vitit 1683 shënon në histori hapjen e muzeut të parë universitar në botë, në Oksford, Angli!
Nga
Jahja Drançolli
Në
kohën e Restaurimit Anglez, Oksfordi ishte qendra e veprimtarisë shkencore në
Angli. Më 1677, arkeologu anglez Elias Ashmole (1617–92), i dhuroi koleksionin
e tij të kurioziteteve Universitetit të Oksfordit, ndërsa paria universitare
planifikuan ndërtimin e një ndërtese për të ekspozuar përgjithmonë eksponatet
nga historia e artit dhe arkeologjia. Muzeu u hap për publikun më 6 qershor
1683 në një ndërtesë të projektuar nga Thomas Wood.
Muzeu
i parë modern, Ashmolean ishte krijuar për të ekspozuar koleksionet e tij, në
mënyrë që Universiteti i Oksfordit të mund ta përdorte atë për qëllime
mësimore. Në 1845, arkitekti Charles R. Cockerell, në rrugën Beaumont të
Oksfordit përfundoi ndërtimin e një objekti të ri për koleksionin në rritje të
shpejtë të muzeut. Sot, koleksioni në Muzeun e Artit dhe Arkeologjisë Ashmolean
kronologjikisht shkon në kohë nga krijimet më të hershme të njeriut, të bëra
rreth 500,000 vjet më parë, deri në veprat e artit të shekullit XXI. Muzeu
posaçërisht ka koleksione të pasura me artin e lashtë egjiptian, babilonas dhe
vizatimet e Rilindjes Italiane.
Ndërtesa
e tanishme e Muzeut Ashmolean ishte projektuar në stilin Neoklasik nga C.R.
Cockerell (1841-1845). Ajo strehon koleksionin e artit dhe arkeologjisë, ndërsa
ndërtesa e vjetër Thomas Wood është bërë Muzeu i Historisë së Shkencës.