Kerko: a
Jusuf Zenunaj: Trimi i lirisë
E shtune, 06.06.2020, 11:27 AM
Jusuf Zenunaj
TRIMI
ILIRISË
Trimi
i lirisë me plagët në trup,
halla
jote e dashur , sot, fare ka hup!?
Mendet
po i mirren, vështirë i vjen me folë,
kur
i bie ndërmend Zhlepi me Rugovë!
Kufirin
e shekullit me Malin e Zi,
Albës
së Madhe ia sollët mbi kry,
në
Kuvend të Kosovës veç me dy gishtëri!
Njësoj
vepruat edhe me Çakorr
e
falet si t'ish një smet me borë !?
E
sot, ç'po bëni ?! Jeni çuar peshë !
Kufijtë
doni t'i ndërroni sikur rrobat veshë !?
T'mos
ishe ti me luftëtarët e tu
Lumbardhi
nëpër Pejë ndryshe kish gurgullu,
sikur
Ibrit urat iu kishin shtu.
Sikur
kulla Isës në Boletin,
Shtëpia
e Lidhjes, do t'ishte në Dukagjin.
Mbas
asaj lufte e asaj trimërie,
sot,
biri i halles për shkues nuk të ka hije !
Ka
qenë traditë shkuesi për miqësi
dhe
jo për votë, të bëni qeveri,
bashkë
me Rakiqin, nesër,
të
ndërroni kufij ?!
Të
fala të bën , o trim, Hanko Halla,
siç
bëni me kryetarin s'e gjen as në përralla !?
J.Z., Dilbeek, më 5
qershor 2020