Kerko: a
Fahri Dahri: Denoncohen diferencimet sociale dhe hipokrizitë e auro-atlantikëve
E premte, 05.06.2020, 07:50 PM
DENONCOHEN DIFERENCIMET SOCIALE
DHE HIPOKRIZITË E EURO-ATLANTIKËVE
Nga Fahri
Dahri
76 vjet kanë kaluar që nga koha kur është kryer gjenocidi ortodoks grek
ndaj banorëve autoktonë të besimit mysliman të rajonit etnik shqiptar të
Çamërisë.
76 vjet më parë ndodhi holokausti fizik dhe për 76 vjet radhazi vazhdon
holokausti moralo-material për komunitetin çam.
76 vjet vrasje, internime, përvehtësime pronash, dëbime, kufizime, shpifje,
trysni, përbuzje, trillime, diferencime të dukshme sociale dhe aspak
përgjegjshmëri institucionale ndaj detyrimeve ligjore, qoftë atyre Kushtetuese
dhe Ligjeve Ndërkombëtare.
76 vjet radhazi nuk kanë rreshtur përpjekjet e shqiptarëve të Çamërisë, në
kërkim të të drejtave të shkelura arbitrarisht, herë me zë të lartë, herë me
gjysëm zëri, herë duke heshtur. Grafikët (luhatjet) e zërave të tyre janë kryer
në përshtatje me situatat e rënda të krijuara nga të dy shtetet, ku fati
jetësor u ka takuar (ai Grek e Shqiptar).
Vërtet vitet ikin, sepse askush nuk ndal dot rregullsitë perfekte të
Universit, por edhe njerëzimi ka rregullsitë e tij që ja sjell historia dhe që
vlejnë si “Një test unik, në rastin tonë, në zbatimin e të drejtave
universale të njeriut”.
Kush janë çamët, vendi dhe prejardhja e tyre?!
Ata janë thesprotët- banorët e parë të Jugut në Gadishullin Ilirikum, sot
Gadishulli i Ballkanit. Thesprotët ishin protobanorë, ata jetonin në jug të
lumit të sotëm Kalama (Thyamis), deri në gjirin e Ambrakisë (Artës). Në
shkrimet e lashta ata përmenden përpara shek.V p.K, si fis që sundoheshin nga
dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë, kjo edhe sipas Akademik
prof.dr. Aleksandër Stipçeviq, arkeolog, ilirolog e ballkanolog i mirënjohur
nga Zagrebi, (Libri: Ilirët). Nga Mesjeta e hershme e në vazhdim pasardhësit e
thesprotëve thirren çamë, dhe rajoni njihet me toponimin Çamëri.
Përkatësi ilire (të mëvonshme -
FD), nënvizon Domenico Mustilli, kanë edhe emrat e thesprotëve, sidomos emri i
nënfisit thesprot Aigestianoi (leaders–udhëheqësit-fisi Plakonia, fis nga i
cili rrjedhim ne, ish banorët e njësisë administrative “Dagavi”), që
përmend Stefan Bizantini në shekullin e VI-të. Plutarku në veprën e vet
“Vitae Parallelae”, thotë se i pari që u bë mbret i thesprotëve, pas përmbytjes
së madhe (koha e Noes- Nuhut-1707 p.e.r.-F.D.), ishte Pheidoni, njëri prej
atyre njerëzve që erdhën në hapësirën teritoriale - gjeografike të Thesprotisë,
më pas është quajtur Epir, bashkë me Pellazgun. Kjo vërteton praninë thesprote
atje që nga shek. XVI-të p.e.s.dhe jo nga shek. V-IV-të, siç është menduar.
Gjatë shekujve VI dhe VII, pas
Krishtit, në Gadishullin e Ballkanit, rrjedhojë e dyndjeve barbare dhe
kolonizimit sllav, ndodhën përmbysje dramatike. Ajo periudhë përcaktoi dhe
kohën e përfundimit të epokës antike, ku u ndërruan edhe emërtimet gjeografike
të deri at'hershme si: Iliria, Helladha dhe Epiri, duke hequr nga qarkullimi
emrat e popujve etnikë si: ilirë, helenë dhe epirotë.
Nga disa historianë, vendas dhe të huaj,
pretendohet se në mesin e shek. të VI dhe të VII pas Krishtit, ka ndodhur edhe
ndërrimi i emërtimit antik i rajonit të Thesprotisë. Sipas Prof. Pullumb Xhufi,
“Fillimisht emri Thesproti u la në harresë, si shumë emra të tjerë të periudhës
antike. Më pas e deri në shek. XVIII, treva jugore e Epirit antik, u thirr me
emra të ndryshëm.
Duke filluar nga shek. VIII e deri në shek. XII, Thesprotia antike (Çamëria
moderne) ishte pjesë e provincës bizantine dhe njihej me emrin Thema Nikopolis.
Pas shek. XII e deri në shek. XV ajo u përfshi në kufijtë e Despotatit të Artës. Emrat
Vageneti dhe Dagavi mbijetuan deri në shek. XV. Nga fundi shek. XIV, prej
Venecianëve, zotër të Korfuzit, territoret e Vagenetisë përballë ishullit,
quheshin me emrin e papërcaktuar “Terra ferma” (kontinent). Autoritetet
veneciane të Korfuzit e kanë quajtur Vagenetinë me emrin që përdornin banorët
grekë të Korfuzit, “stere” (tokë-FD). Viti 1414: "super ipsam
stariam per oppositum dicte nostre insule Corphot". (latinisht:
qytetet në drejtim të kundërt të ishullit tonë Korfuzit -FD). Në vitin 1395,
udhëtari venecian Nicolao Martoni, për viset në fjalë, e përdor
fjalën "terra ferma" dhe sqaron se ato përfshiheshin në
kufijtë e Albanias (terra ferma, que est
Albania). Në vitin 1436, një dokument venecian e quan Vagenetinë “provincë
e Albanisë përballë Korfuzit” (provinciam
Albanie oppositam Corfoy)”.
Kjo popullsi, me histori që nga lashtësia antike, pasardhëse e pellazgjisë,
më pas e Ilirëve, nuk mundej ti shpëtonte strategjisë shfarosëse të pellazgjisë
dhe Ilirisë, për tu zëvendësuar dhe shfaqur në histori “periudha romake dhe
greke”. Dy kultura të reja, me mjeshtëri vodhën kulturën pellazgo-ilire,
duke shtrembëruar dhe fallsifikuar historinë.
Këtu duhet ndalur,
sepse është një ngatërresë e mirëstrukturuar me synim të qartë për të shuar
historinë e kulturës pellazgjike dhe për të jetësuar një kulturë të re mbi
gërmadhat e kulturës së vjetër. Këtë gjetje, e thënë ndryshe, e sqaron fort
mirë edhe studiuesi Aristidh Kola, i cili ka konkluduar: “Arvanitët
janë hallka e hekurt, që lidh lashtësinë me helenizmin e ri”.
Një përfundim i
tillë, është kundërshtuar nga shumë studiues të tjerë edhe nga disa arvanitas,
arësyeja qendron se në të vërtetë pikërisht kjo "hedh në erë"
fallsifikimin që i është bërë historisë, që nga koha e krijimit të shtetit të
sotëm Grek, të cilit padrejtësisht i atribuohet kultura e lashtë Greke.
Trajtimi i kulturës së lashtë Greke, nëse njësohet me kulturën e shtetit të
sotëm Grek, nuk është gjë tjetër veçse fallsifikim i historisë dhe përforcim i
idesë së ideatorëve të formimit të një shteti me sajesa, me percaktim kombi mbi
baza të besimit fetar (rasti konkret- ortodoksinë). Kjo e vërtetë është sqaruar
edhe nga Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greq, poeti Evangjelos
Andreu (arvanitas) i cili ka deklaruar:“Arvanitët janë grek shumë të lashtë me
origjinë shqiptare. Natyrisht sot jemi grek, por ruajmë më shumë traditën e
stërgjyshërve!”
Këtë deklarim publik
të z. Andrea, për ta bërë më të qartë, po e shpreh me situatën e sotme
gjeopolitike. Thënia e tij është siç mundet të shprehemi sot:
"Arvanit janë europianë shumë të lashtë me origjinë shqiptare (Arbërore).
Natyrisht sot janë nënshteta grek, por ruajnë më shumë traditën e
stërgjyshërve“!.
Përfundimi tregon se
Greqia e lashtë ishte një emërtim i përgjithshëm, ku përfshiheshih shumë popuj,
me kultura, tradita dhe gjuhë të ndryshme, sikundër është sot, fjala vjen,
Europa. Të gjithë jemi europianë, por njëkohësisht dhe së pari (proto) ne jemi
shqiptarë, dikush tjetër është grek, tjetri është serb, italian, anglez,
gjerman, suedez e me radhë. Gjatë njizet viteve të fundit kam hulumtuar
dhe shkruar historinë e vërtetë të komunitetit tim, kjo histori është shkruar edhe
nga të huajt, por ata e kanë tjetërsuar duke na lënë (nxjerrë) jashtë historisë
së vërtetë.
Njihemi me gjendjen e
sotme të banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë, i cili ka qenë dhe është
nën presionin dhe censurën e rëndë të dy agresioneve të ashpa sociale:
a- Shqiptarët e
krishterë të Çamërisë (çamët ortodoks), vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre
autokton, por janë nën influencën e racizmit të egër të kishës ortodokse greke.
Atyre shteti Grek (njerka) nuk u a
njeh asnjë të drejtë si pakicë etnike, por me qenë se janë të besimit ortodoks
detyrohen të mohojnë etninë e tyre shqiptare duke u quajtur të kombësisë greke.
b- Shqiptarët e
Çamërisë të besimit mysliman, të larguar me dhunë nga vendi i tyre autokton, me
banim prej 76 vitesh në shtetin Shqiptar, vazhdojnë të jenë nën influencën e
racizmit etno-fetar të shtetit ortodoks grek, i cili nuk u njeh asnjë të drejtë
demografike, sociale dhe pronësie, nuk i lejon të shkojnë në vendin e të
parëve, por vazhdon të mashtrojë "lidershipin" euro-atlantik me
përrallat e ish prindërve të tyre që kryen vrasjet dhe shpërnguljet e banorëve
të Çamërisë gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar.
Të gjitha këto
sjellje antidemikratike, realisht ç’njerëzore që ka realizuar dhe realizon
shteti ortodoks grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit etnik shqiptar të
Çamërisë, janë parapëlqime si të drejtëpërdrejta, ashtu dhe pëlqime me heshtje
të euro-atlantikëve gjatë vitit 1944-1945 dhe demagogjisë 76 vjeçare të
Bashkimit Europian.
Në fillimet e vitit
1944, popullsia e besimit mysliman në rajonin e Thesorit/Çamërisë ishte 28,131.
Gjatë masakrave dhe udhëtimit vdekjeprurës, të dëbimit të tyre me dhunë nga
ortodoksia greke, deri sa arritën në kufirin shqiptar, humbën jetën 8,332
burra, gra dhe femijë. Nga 19,799 frymë-çamë, që erdhën të gjallë në Shqipëri,
gjatë 76 viteve kanë ndërruar jetë 19,314 frymë, 97,55% e tyre. Sot numri
i atyre banorëve të ardhur nga Çamëria që ende janë gjallë, llogaritet në 485
frymë, ose 2,45% (me tolerancë plus/minus 5%). Këta janë dëshmitaret e fundit
okulare që ruajnë operacionet vdekjeprurëse të kasapit ortodoks grek që vuri në
zbatim projektin shfarosës të "Megalloidhesë" ndaj etnisë shqiptare
dhe zgjerimin territorial të helenizmit në Epirin etnik shqiptar. Gjithashtu,
çamët e ardhur, që ende janë gjallë, ruajnë në kujtesë edhe diferencimet e
thella sociale të krijuara nga administratorët publikë nga viti 1944 e deri
sot. Sipas përllogaritjeve të bëra, rezulton që numuri i komunitetit të
shqiptarëve me origjinë nga Çamëria me rezidencë në Republikën e Shqipërisë,
aktualisht është 270 - 280,000 banorë; ndërsa numri i përgjithshëm i çamëve i
shpëndarë në Botë llogaritet mbi 1 milionë.
Renditja e trajtesës
sipas strukturës së përgjithshme të fjalive në shtjellimin e krimit makabër,
shtypjes dhe skllavërimit të një komuniteti të tërë në kohë moderne nga
euro-atlantikët demagogë, shpërfillës ndaj akuzave dhe denoncimeve, për të
ruajtur ekuilibrat dhe interesat e më të fuqishmëve; synon në ndërgjegjësimin e popujve se zbatimi i parimeve demokratike,
në rastin konkret të “Çështjes Çame” deri tani është vetëm utopi.
I.- KUSH E KREU GJENOCIDIN?
(WHO) (¹)?
Spastrimi etnik që u zbatua nga shteti ortodoks grek, ishte dhe mbetet me
bazë “Ideja Megali” (Greqia: ?????? ????),“Ideja e Madhe".
Strategjia 200 vjeçare për vazhdimësinë e ortodoksisë bizantine, është e
çimentuar pikërisht tek “Ideja Megali”, e cila në themel të saj përmban “një
koncept irredentist i nacionalizmit grek që shprehte qëllimin e krijimit të një
shteti grek që do të përfshinte të gjitha zonat, duke përfshirë shtetin e
krijuar të Greqisë në vitin 1830 dhe të gjitha rajonet e Ballkanit Jugor,
Anatolian dhe Qipron”. Duke filluar nga kryeministri i parë grek Ioannis
Kolettis me Mbretin Otto, hartuesit e kushtetutës greke të vitit 1844, me një
synim vizionar ekstremo-nacionaliste, kundër kombit tone; strategji e ndjekur
nga korithenjtë ortodoks të Greqisë: kryeministri Kumunderos; Eleutherios
Venizelos; Ioannis Metaxas; Konstantinos Mitsotakis; Qeveria e Pllastirës
(Ellas në bazë të marrëveshtjes, i dorëzoi armët Gjeneral Pllastirës); kasapi
Napoleon Zervas (pasardhës i një prej familjeve të pasura aziatike të dëbuara
në kohën: “lufta e Katërt e Kryqëzatave e vitit 1204, ku kryqtarët rrethuan
Kostandinopojën); Andreas Papandreas; Kostis Stefanopulos; Prokopis
Pavlopoulos e në vazhdim.
Strategjia e mësipërme është ndjekur nga shteti ortodoks grek, me të gjitha
llojet e mjeteve, kundër kombit shqiptar si gjatë luftrave Ballkanike dhe dy
Luftrave Botërore, ku andartët grekë kanë terrorizuar gjithë jugun e
Shqipërisë, kanë djegur fshatra të tëra, vrarë, therur dhe masakruar banorët,
plaçkitur, vjedhur e rrëmbyer gjithçka në emër të kryqit ortodoks dhe shpatës
mesjetare. Masakra dhe terrore të pa shoqe, u ndoqën pa pengesa edhe ndaj
banorëve të Çamërisë, rajon etnik shqiptar, por që kaloi nën administrimin e
kishës dhe shtetit ortodoks grek. Qëllimi i shtetit Grek, mbetet i qartë
dhe i përmbahet me besnikëri predikimeve të “Megalloidesë”, të betuar që me çdo
kusht dhe me çdo mjet do të luftohet për përhapen dhe zgjerimin e helenizmit
bizantin.
Qendrimet shqiptare ndaj kësaj ideje, bazuar në përvojat 200 vjeçare,
(shqiptarët, si ata normalë dhe ata jo normalë, një tjetër "shashkë e
djallëzisë greke" që synon përçarjen mes shqiptarëve!!) kanë dy qasje:
a) Nuk është urryer dhe as e urrejmë helenizmin, pavarësisht akuzave
djallëzore dhe të qëllimshme që ka hedhur dhe hedh kisha ortodokse Greke;
b) Nuk janë pranuar dhe nuk do të pranohen asnjëherë presionet, trysnistë,
bllokadat dhe veprimet e ç’fardollojshme, të askujt që diktojnë helenizimin e
vendit tonë. Qendrime këto për tu mbajtjur në kujtesë nga brezat e sotëm dhe
ata të ardhshën.
Shënim (¹):- Si një memorial në 76 vjetorin e gjenocidit për 8,332
burra, gra dhe femijë që humbën jetën gjatë gjenocidit ortodoks grek në vitin
1944 dhe për 19,314 çamët që gjatë 76 viteve kanë ndërruar jetë larg vatanit,
duke marrë me vehte ngjarjet masakruese, dhimbjet e shpirtit për pronat e
shpronësuara, plagët, dëshpërimet, pasojat e dëbimit të dhunshëm dhe marazin që
nuk e vizituan më vendlindjen e tyre.
Vijon:
Tiranë, më 05/Qershor/2020.
Studiues Fahri Dahri