Kerko: a
Kalosh Çeliku: Propagandë partiake parazgjedhore
E premte, 05.06.2020, 07:31 PM
PROPAGANDË PARTIAKE
PARAZGJEDHORE
(Tri
ditë dënim në karantinë:
Popullin.
Dhe, Mua si Poet ).
NGA
KALOSH ÇELIKU
Gruaja
besnike, vdiq nga kanceri
Edhe,
Miket e mia si heroina:
Pakrëndësi,
ka: Vdiqën nga Qeveria
Apo,
nga Nënë Partia?! Madhore.
Dikush,
mund të thotë: Nga rakia
Vera.
Ose, Dashuria. Dhe, Liria?!
Asnjëra,
ende nuk vdiq për bukë goje
E,
as nga Dashuria. Poezia. Dhe, Liria.
Kutadi
Unë, si Poet lirik? I çmendur?!
Ndoshta,
vdiqën nga Policia partiake
Nateditë
rrugëve, në luftë për pushtet:
“Armiku
i padukshëm”: Koronavirusi.
Fati
tyre: Nuk vdiqën nga koronavirusi
Përcjellin,
katër krah. Familjarë. Varr.
Pa
fjalime patetike. Kamera televizive
Lule.
Prandaj, Ende: Sot, janë gjallë.
Vetëm,
se: Unë, ende nuk vdes dot
E,
kam pyetur Veten. Partinë Politike:
Pse,
ende nuk vdes si hero partiak
Nga
kanceri. E, as nga koronavirusi?!
Përgjigjet
vrik, Nënë Partia. Xhadia:
Kutadi?!
Nuk të zë sëmundja partiake.
Pandemia.
Nuk rroket me Babashehun:
Tyrben
e Tij. Ku, pihet rakia e rrushit
Gratë
besnike, ku lindin fëmijë: Nesër.
BabaTomorri
Çajupit. Mali Perëndive:
Mal,
ku, lindë Poezia mistike - erotike.
Dhe,
pasmesnate: Ende, bëhet Dashuri:
Pa
trokitje te Porta. Pragu, i Shtëpisë.
Thirrë:
Sillni, Bukë. Mish. Raki rrushi
Dy
shtamba me verë të Mikes Di!
Pamarrë,
parasysh; Dënimet Partiake:
Jo,
nuk dal nga karantina, pa Shqipëri.
Imzot!
Vdeksha, nga Rakia e Rrushit
Hardhia,
e Omar Khajamit?! Virus, që:
Nëna
Parti, nuk e ka zbuluar në Qeveri
Mal.
“Ku zbrazen kupa. Puthen, Çupa”?!
Edhe,
pse: Më duan Partitë Politike
Marrëzisht.
Turren pas Nuse Lirisë:
Nuk
më do, Xhadia: Zonja Vdekje…
Shkup, 05 qershor 2020