Kerko: a
Vahit Nasufi: Bilbilave kërçovarë
E premte, 05.06.2020, 07:11 PM
Vahit Nasufi
BILBILAVE KËRÇOVARË
Seç
më dalin fjalët nga zemra,
Të
shkruaj vargje për dy emra,
Për
dy vëllezër kërçovarë,
Vëllezërit
Dervishi këngëtarë.
Për
karrierën e tyre jubilare,
Për
karrierën dyzetvjeçare,
Kontribut
t`madh kanë dhënë,
Thesar
veprash pas kanë lënë.
Në
fshatin Garanë të lindur janë,
Besnikrinë
n`shpirt e kanë,
Rrjedhin
nga një familje bujare,
Me
shumë vlera atdhetare.
Nga
një vatër gjeraçinash...
Fole
bilbilash e kanarinash...
Aty
ku kënga kultivohet,
Brez
pas brezi trashëgohet.
Këndojnë
këngë polifonike...
Popullore
dhe folklorike,
"Bilbilat
Kërçovarë", me epitet,
Bilbila
janë me t`vërtetë!
Zëri
bukur i këngëtarëve,
Jehoi
mbi trevat e shqiptarëve,
Në
shumë dasma familjare...
Në
koncerte e festivale...
Në
festivalin ndërkombëtar,
Tridhjetë
shtete pjesë kanë marrë,
U
mbajt në Francë në kryeqytet,
N`qershor
dymijë e trembëdhjetë.
Të
veshur me tesha kombëtare,
Kënduan
këngën kërçovare,
E
percjellur prej kavallit,
Morën
vendin e parë të festivalit!
Në
Langolen, Sali dhe Ferizi,
Në
Paris, Dervishi dhe Azizi,
Është
krenar kombi shqiptar,
Që
i pat këta këngëtarë.
Kurrë
për popull s`janë kursyer,
Zemrat
e tij i kanë rrëmbyer,
Me
shumë çmime janë nderuar,
As
shpërblimet s`kanë munguar.
Për
këngën polifonike kërçovare,
Janë
dy shtylla, pa dyshim fare,
Për
mrekulli e interpretojnë,
Prej
origjinales nuk devijojnë!
Nëpër
oda kur këndonin,
Këmbëkryq
ditët u agonin,
As
humorin s`e lanë pas dore,
Ashtu
si vallet popullore!...
Kur
nevoja e ka kërkuar,
Solidarë
janë treguar,
Të
adhuruar janë në Uskanë...
Shkup,
Prishtinë dhe Tiranë...
Zërin
e ëmbël si mjalta n`hoja,
Shpesh
u thonë - ju lumtë goja,
Popullin
e vet që ta argëtojnë,
Këngët
prej tyre si lum vërshojnë.