Kerko: a
Elena Kocaqi: ‘’Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918’’, kryevepra ime
E enjte, 04.06.2020, 07:01 PM
Elena Kocaqi:
Te
dashur Miq
Sapo
doli libri im “SHQIPERIA DHE FUQITE E MEDHA 1878-1918” qe është botimi im më i
rëndësishëm dhe ndoshta kryevepra ime për këtë pjesë të historisë së
Shqiptarëve, më të cilën e mbyll studimin e kësaj periudhe dhe do fokusohem në
tjera periudha historike. Ky studim përfshin një periudhë 40 vjeçare të
historisë së Shqiptareve, kur Fuqitë e Mëdha filluan te luanin një nga aktet me
te rëndësishme te dramës Ballkanike atë te problemit shqiptar. Ky studim i
shërben sot politikës por edhe çdokujt që kërkon të njoh edhe sot lojën e
Fuqive te Mëdha në ketë rajon si dhe mënyrën se si u copëtuan trojet Shqiptare.
Një studim i tillë i këtyre përmasave, i ka munguar studimeve historike.
Historia
e Shqiptareve të kësaj periudhe është një dramë intrigash, interesash,
tradhtish, diplomacie te fshehtë dhe të hapur që do ta gjeni të te shkruar ne
ketë studim pa asnjë censure. Pa dyshim qe tre janë faktorët e tragjedisë
shqiptare.
1-
Fuqitë e Mëdha qe nuk morën parasysh asnjë parim kombësie, kur ndan territoret
shqiptare, veç Austrisë, Italisë dhe deri diku të Anglisë por morën parasysh
vetëm përkatësinë fetare dhe interesat e tyre.
2-
Krijimi dhe zgjerimi i shteteve agresive Ballkanike nga Fuqitë e Mëdha për
interesat e tyre dhe zgjerimi i tyre qe u krye mbi territorin Shqiptar.
3-
Interesat personale te klasës politike shqiptare, e cila bënte kryengritje ne
atë kohë me tepër për sistemin elektoral dhe për zgjedhjet në parlamentin
Osman, sesa për interesat kombëtare, njëlloj si sot.
Tragjedia
shqiptare filloi qe kur Rusia mori kultus-protektoratin mbi ortodoksit e
Ballkanit në fund te shekullit te XVIII. Kjo sepse me këtë nisi edhe
shkatërrimi, copëtimi, asimilimi, dëbimi, shkëmbimi i kombit shqiptar.
Shqiptarët arritën te ruanin trojet e tyre deri para dy shekujsh nga Mesdheu në
Dalmaci, Bardhar dhe Morave por interesat e Fuqive te Mëdha dhe kryesisht
Rusisë në këtë rajon ishin te tilla qe nuk merrnin ne konsideratë fare
kombësinë por fenë e popujve gjë që ne fakt ishte aplikuar ne Perandorinë
Osmane, me ndarjen e shqiptareve ne 3 milete fetare. Me kultus- protektoratin,
Rusia investoi te krijonte kombe artificial te bazuara në fenë ortodokse dhe me
këtë arriti te zhvati gjysmën e kombit Shqiptar, të asaj kohe dhe ta bej grek e
sllav. Nuk u mjaftua me krijimin e këtyre shteteve dhe mbi popullsinë
shqiptaro- ortodokse qe me gjuhët e kishës u tjetërsuan ne grek dhe sllav por
vazhdoi zgjerimin e këtyre shteteve ne trojet shqiptar gjatë viteve 1877- 1878.
Kongresi i Berlinit për interesat e veta, e kufizoi zgjerimin e interesave te
Rusisë por Shqiptarët humbën një pjesë te madhe te asaj që sot është Serbia
Jugore, ku popullsia shqiptare myslimane u dëbua brenda javës dhe ajo ortodokse
shqiptare u asimilua. Po kështu Mali Zi me 20 shtëpi kishte po aq pretendime sa
perandoritë e mëdha. Gjatë armëpushimit ai dëboi 30.000 banorët shqiptar te
Tivarit nga qyteti brenda natës, ndërsa Ulqini i kaloi me insistimin Anglez,
Malit te Zi, sepse kryeministri anglez i kohës kishte simpati për Malin e Zi.
Porta kishte rol në krijimin e Lidhjes se Prizrenit sepse asaj i duhej faktori
shqiptar qe ta përdorte kundër fuqive Ballkanike dhe te Mëdha, me qellim qe ajo
të ruante sa me tepër nga tokat shqiptare të mundej, duke përdorur po
shqiptaret. Me mbarimin e marrëveshjeve me Fuqitë e Mëdha, ajo e shtypi
Lidhjen.
Pas
Kongresit te Berlinit del ne lojë problemi shqiptar pasi Austria, Italia dhe
Rusia kishin interesa direkte ne rajon dhe ato nënshkruan disa marrëveshje me
njëra- tjetrën por qe nuk ishin aspak te sinqerta, pasi nën dhe, ato punonin ti
sabotonin ato. Me insistimin Austriak u vendos qe do te kishte një Shqipëri
autonome, apo te pavarur por palët kontestonin territorin saj. Anglia nga ana
tjetër ishte e interesuar për Maqedoninë, sesa për faktorin shqiptar. Ne
kryengritjen e Ilindenit te vitit 1903 merrte pjese edhe faktori shqiptar
kryesisht ortodoks( qe tani është asimiluar krejt nga sllavet) i Maqedonisë, te
cilët ishin pjesë e Kuvendit të Përkohshëm te Krushevës, me nga 20 anëtar
secili si shqiptar, vllah dhe sllav dhe nga dy anëtar ne qeverinë e përkohshme.
Ky Kuvend njihte një Shqipëri autonome por jo te plote, pasi Shqipëria
paraqitej me vilajetin e Shkodrës dhe Janinës dhe linte jashtë dy vilajete te
tjera kryesisht atë te Kosovës qe Rusia e kishte krijuar dhe zgjeruar, qe tia
linte te gatshëm Serbisë, duke i vene edhe emrin Kosovë ose Serbia e vjetër.
Shqiptaret vranë edhe dy konsujt rus ne ketë kohe atë te Manastirit dhe
Mitrovicës. Pas shtypjes se kryengritjes se Ilindenit qe ishte e mbështetur
edhe nga shtetet e tjera, udhëheqësit nacionalistë shqiptarë jashtë vendit, u
mblodhën në koloninë e tyre në Bukuresht dhe dërguan një memorandum për Fuqitë.
Ata kërkuan njohjen e kombësisë, hapjen e shkollave shqipe, krijimin e një
Kishe Ortodokse Shqiptare. Austria dhe Rusia nënshkruan Marrëveshjen e
Myrstegut për te ndarë territoret e Maqedonisë sipas interesave te Fuqive te
Mëdha, kështu Manastiri dhe Shkupi u vunë ne kontrollin e Austro-Hungarisë, dhe
Italisë për organizimin e xhandarmërisë. Qëllimi Austriak ishte qe këto zona te
Maqedonisë, tia bashkonte Shqipërisë.
Ne
1908, Shqiptaret u përfshin ne trazirat e Perandorisë dhe nuk mbajtën një
qëndrim kombëtar te unifikuar, duke rrezuar nga pushteti Abdyl Hamitin dhe duke
prurë Turqit Rinj qe ishin me keq sesa sulltani. Ne këtë kohe nuk lejohej
arsimi ne Shqip dhe ne vend kishte me qindra dhe gati me mijëra shkolla ne
gjuhë nga me te ndryshme veçse jo ne shqip, ku kishte qenë vetëm ajo e Korçës.
Osmanet ju dhanë koncesione fqinjëve me anën e Rusisë qe duke përfituar nga
protektorati rus te shkollonin ortodokset shqiptar qe ishin edhe brenda
perandorisë ne gjuhen greke dhe sllave. Një lufte e madhe për ketë u zhvillua
ne zonën shqiptaro-ortodokse te Maqedonisë, zonë qe lakmohej nga grekët,
bullgarët dhe serbët. Ne Manastir me investimin austriak u mblodhën delegatet
për alfabetin shqip dhe qe kjo ishte një fitore për të shkruar Shqipen të
unifikuar.
Kryengritja
e Malësisë e vitit 1911, kërkonte ne thelb lirinë nga Turqia por u shfrytëzuan
nga Mali i Zi. Megjithatë ajo pati rendësi sepse u kërkua njohja e kombësisë
shqiptare nga Perandoria dhe hapja e shkollave shqipe sepse shqiptaret
identifikoheshin vetëm sipas miletit fetar. Nuk pati përkrahjen austriake sepse
Austria nuk mendonte se ishte koha e përshtatshme, pasi kishte frike se
Shqipëria do copëtohej. Pati një reagim pozitiv te Anglisë por u mbyll me
amnisti për kryengritësit me ndihmësen e Austrisë.
Ne
viti 1912, pati një kryengritje te madhe, qe në korrik kishte ne fokus
ndryshimin e sistemit elektoral në perandori, zgjedhjet e reja dhe probleme
politike te brendshme por me ndërhyrjen e austriakeve ne gusht, Osmanët
premtuan se do u jepnin Shqiptareve autonomin. Kjo mobilizoi Fuqitë Ballkanike
qe kishin kohë qe bënin marrëveshje me njëra- tjetrën dhe Rusinë qe ti jepnin
fund perandorisë dhe ndanin tokat Shqiptare. Plani ishte qe nuk do te kishte
fare një shtet Shqiptar, madje as edhe Shqiptar.
Me
fillimin e luftës Ballkanike filloi edhe një diplomaci intensive e Fuqive te
Mëdha. Austria bllokoi daljen e Serbisë ne det me mobilizimin ushtarak te 1
milion ushtarëve. Mobilizimi i forcave ushtarake, i kushtoi 1 miliard franga
Austro-Hungarisë në dy Luftërat Ballkanike, ndërsa i gjithë buxheti i shtetit
arriti në 6 miliardë qe sot përben me dhjetëra miliard dollar qe i ka kushtuar
Austrisë se asaj kohe, krijimi i shtetit Shqiptar. Për te shmang Luftën e pare
Botëror, Fuqitë pranuan qe Serbia nuk do dilte ne det dhe njohën një shtet
shqiptar por u ndeshën shumë ashpër për territorin. Ndeshja vendimtare ishte
ajo e Austrisë me Fuqitë Ballkanike, sidomos Serbinë dhe Mali i Zi qe u larguan
nga Shqipëria e Londrës me ultimatum, ndërsa Greqia e sfidoi. Fuqitë e Mëdha
kryesisht Italia se bashku me ato Ballkanike, dështuan Misionin e Vidit ne vend
dhe minuan edhe qeverisjen e I. Qemalit. Ne Konferencën e Ambasadoreve ka edhe
një marrëveshje midis Fuqive për Shqiptarët qe ju dhanë Malit te Zi dhe Serbisë
qe atyre tu ruhej prona dhe te drejtat. Kjo u arrit me insistimin e Austrisë.
Në
momentin qe shpërtheu Lufta e Pare Botërore, Fuqitë qe kishin garantuar vendin,
hynë ne lufte dhe te gjitha fuqitë Ballkanike dhe ato te Mëdha, filluan planet
për te ndare Shqipërinë e Londrës qe u arrit me Traktatin e Fshehte te Londrës.
Shqipëria u pushtua serish nga Fuqitë Ballkanike dhe me pas nga 3 Fuqi te Mëdha
Austro –Hungaria, Italia dhe Franca. Pushtimet kane qenë te tilla qe për
interesa e tyre ato lejuan edhe vetëqeverisjen dhe simbolet kombëtarë.
Këto
dhe shume ngjarje te tjera te detajuara, do ti gjeni ne këtë studim te bazuar
ne dokumentet arkivore dhe diplomatike te Fuqive te Mëdha qe jepen te pa
censuruara dhe janë mjaft interesante. Është një studim qe përmban 540 faqe,
1380 citime nga këto arkiva dhe dokumente diplomatike.
Librat
e mi këtej e tutje do dalin me siglën Dodona Press, qe përfaqëson si emër
qendrën fetare me te vjetër ne bote qe ju ka përkitur Pellazgëve.
Falënderoj
“Zëri i Rrënjëve” për mundësimin e këtij botimi dhe falënderoj te gjithë
lexuesit e mi për mbështetjen qe me japin.
Ju
faleminderit.
https://www.facebook.com/elena.kocaqi