Kerko: a
Skënder Kapiti: Albin Kurti e Vjosa Osmani dy personalitetet me legjitimitetin më të madh
E marte, 02.06.2020, 07:16 PM
Albin Kurti e Vjosa Osmani dy personalitetet me legjitimitetin më të madh
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Legjitimiteti,
në thelb, ka të bëje me mbështetjen popullore për vendimet politike, për
qeverisjen dhe per mbështetjen popullore për personalitetet e larta dhe për
institucionet shtetërore.
Legjitimiteti
ka të bëjë me besimin qytetar te qeverisja dhe te personat e lartë shtetërorë,
ka të bëjë me pranimin dhe respektin popullor dhe me verdiktin e autorizimin
popullor për të qeverisur shoqërinë dhe shtetin. Legjitimiteti demokratik nuk
mbështetet te vota e deputetëve por te vota popullore, pasi vota e deputetëve
mund të manipulohet nga korrupsioni dhe nga interesat personale të deputeve,
dhe demokracia legjitime në këtë rast rrezikohet nga “tirania parlamentare” sic
ndodhi me grushtin parlamentar kundër qeverisë legjitime Kurti.
Legjitimiteti
ka të bëjë edhe me besnikërinë dhe mbajtjen e premtimeve dhe me devijancën nga
programi elektoral.
Dhe
po ta shohim me vëmendje në Kosovë me rrëzimin e qeverisë KURTI, U DELEGJITIMUA
LEGJITIMITETI DEMOKRATIK. Qeveria, mirëqeverisja Kurti ishte në pëputhje me
interesin kombëtar, të sovranitetit dhe të shtetit të Kosovës; një
mirëqeverisje efikase ne luftën kundër krimit, korrupsionit dhe hajnisë; një
politikë qeverisësë në përputhje me programin elektoral, pra besnike e
premtimeve elektorale.
Duke
u nisur pra në krahasimin e qeverisjes së Kosovës nga KURTI dhe nga mënyra e
drejtimit të Parlamentit të Kosovës nga Znj. Vjosa Osmani rezulton se dy
personalitetet më legjitimitetin më të lartë jo vetëm në Kosovë por edhe në atë
gjithkombëtare janë Albin KURTI dhe Vjosa OSMANI pasi askush tjetër sot jo
vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri nuk gëzojnë respekt, vlerësim dhe mbështetje popullore më shumë se sa Kurti
dhe Osmani.
Regjimi
i vjetër, korrupsioni, injoranca dhe koronavirusi u bënë bashkë kundër Albin
KURTIT dhe Vjosa OSMANIT.
Sondazhi
i UNDP-së tregoi legjitimitetin Kurti-Osmani
dhe antilegjitimitetin Mustafa-Thaçi me kompani dhe Gjykatë
Kushtetuese
UNDP-Programi
i Kombeve të Bashkuara për ndihmë të vëndeve të varfëra dhe vëndeve në zhvillim
në sondazhin e tij për nivelin e kënaqësisë për politikanët e Kosovës renditi
të parën Kryeparlamentaren Vjosa Osmani me 72.4% të dytin Kryeministrin Albin
Kurti me 65.4%, dhe Presidentin Thaçi me 18.7%. Pra shqiptarët janë mëse të
kënaqur me punën e kryeparlamentares OSMANI dhe të Kryeministrit KURTI dhe të
pakënaqur nga Presidenti Thaçi. Dhe në Kosovë ndodhi çudia e madhe: Thaçi dhe
Mustafa, personat më të padëshirueshëm dhe më të urryer në Kosovë arritën që të
komplotojnë dhe të rrëzojnë Kryeministrin KURTI
dhe po ashtu edhe Vjosa OSMANIN , pasi edhe Vjosa ishte kundër mocionit
të LDK-së që çoi në rrëzimin e qeverisë KURTI, dhe ku ajo doli kundër forcës
politike e cila në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 e kishte nominuar për
kryeministre në rast se LDK-ja do të dilte forcë e parë në ato zgjedhje.
Pra,
sondazhi i UNDP-së vertetoi atë se sa e drejtë dhe e saktë kishte qenë zgjedhja
dhe votimi popullor në Kosovë të cilët ia besuan parlamentin dhe qeverisjen
OSMANIT dfhe KURTIT. Mirëpo çfarë ndodhi, ndodhi absurditeti ,pasi më të
padëshirueshmit, Thaçi dhe Mustafa, arritën që të rrëzojnë qeverinë Kurti dhe
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vulosi paligjshmërinë, komplotin dhe
delegjitimitetin demokratik. Shumica e të anketuarve (78.8%) u deklaruan të
kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga
shpërthimi i COVID-19. Por politika e vjetër, LDK,PDK,AAK dhe NISMA ishin të “pakënaqur” pse 78%e shqiptarëve ishin të
kënaqur nga mirëqeverisja dhe si të tillë të pakënaqurit për suksesin e
qeverisë ata e shfrytëzuan pandeminë për të rrëzuar qeverinë KURTI
Pra
kjo do të thotë se mazhoranca parlamentare në Kosovë mposhti përkohësisht me
akrobacira dhe me pazar politik mazhorancën popullore, vullnetin dhe verdiktin popullor, pra legjitimitetin
demokratik i cili ia kishte dhënë dhe besuar pushtetin VETEVENDOSJES.
Përballë
realitetit publik dhe përballë këtij sondazhi si do të ndjehen tashmë ata të
cilët bënë puçin parlamentar, mocionistët e LDK-së dhe kundërshtarët e nënkryetares së saj,
Vjosa Osmani; si do të ndjehen politika e vjetër PAN dhe Presidenti e Gjykata
politike Kushtetuese e Kosovës e cila injoroi vullnetin, verdiktin dhe legjitimitetin
popullor duke i hapur rrugën një qeverisje jolegjitime dhe atyre të
cilët populli është i pakënaqur me ta dhe që i ndëshkoi me 6 Tetor 2019!? Dhe
kjo në Kosovë ndodhi hapur publikisht dhe ndërkombëtarisht, dhe që tregon se ndërkombëtarëve nuk u
interesojnë aq shume as demokracia dhe as standardet e saj në Kosovë edhe kur
ato shkelen e nëpërkëmben. Ndërkombëtarëve u intereson stabilokracia qoftë edhe
e dhimshme dhe me pasoja për shqiptarët, qoftë edhe stabilokraci e përkohshme, por mjafton që ajo të jetë
sipas interesave dhe qëllimeve të tyre. Ata, ndërkombëtarët gjithmonë po tregohen hipokritë dhe
djallëzorë me shqiptarët pasi kërkojnë që të luftohet korrupsioni, vjedhja dhe
krimi i organizuar, kërkojnë
sundimin e ligjit dhe nga ana tjetër
indiferentuan por edhe e mbështetën rrëzimin e qeverisë KURTI si qeveria më e
mirë gjatë gjithë këtyre viteve në Kosovë e cila filloi ndëshkimin e
korrupsionit, krimit, abuzimit e
vjedhjes si dhe filloi nga funksionimi shteti e ligji.