Kerko: a
Ibrahim Kabili: S'bëhet polilikë e re, me kastën e vjetër
E marte, 02.06.2020, 06:30 PM
S'bëhet polilikë e re, me kastën e vjetër
NGA
IBRAHIM KABILI
Ngjarjet
e njëpasnjëshme që po ndodhin kohët e fundit në Kosovë të ngjallin neveri.
Dashje pa dashje këto "politikanë" na e kanë bërë jetën të besdishme
me idiotësitë e tyre politike. Hiqen si "baballarët" e kombit,
"shpëtimtarë" të tij, si
"krenaria" jonë etj. Gjepura! Iluzione! E si mund ta mendosh kështu
klasën e vjetër politike të Kosovës? Si ka mundësi që këto fytyra të vjetra në
politikë grinden mes njëri tjetrit, vetëm për pushtet? A nuk dinë këto pelivanë
të bashkohen për çështje madhore? Po sigurisht! Dinë! Po përse veprojnë kështu
këti njerëz të "mirë"? Çështë kjo miopi e thellë politike? A e dini
me cilin keni të bëni? Në rast se po, mos i konsideroni udhëheqësit e Serbisë
me të cilët po përballeni në dialog si njerëz që mud ta "hanë"
sapunin për djathë.Dhe, kësaj radhe, meqë jeni dhe "ju" në bisedime,
do lëshojnë pe. E kundërta është e vërtetë! Po ju ndajnë, po ju përçajnë, po ju
"coptojnë" me njëri tjetrin, po bëjnë rolin e viktimës, dhe në fund
dalin të fituar. Fatkeqësi e madhe! Përse kaq iferior ju, zotërinj politikan?
Atë që nuk e realizuan dot në luftë po jua "grabisin" në paqë. Po ju
mundin në paqë me ato palo marrveshje të nënshkruara nga këto politikan
"grabitqar" shqip folës. Sa keq! E keqja e shqiptarëve janë vetë
shqiptarët, thonte dikur Konica i madh. Sa aktuale tingëllojnë këto fjalë sot
në Kosovë! Nuk duhet me u habit gjithnjë ka patur shqiptar të shitur që i kanë
shërbyer armikut! Një gjë është e sigurtë, në mos herët, vonë, populli u a ka
treguar rrugën, vendin! Etja për pushtet i verbon këtë "takëm" njerëzish,
i kthen në esadistë, rrahmanistë, hasanistë dhe sa e sa - istë të tjerë.
Për
mua vendimi që dha Gjykata Kushtetuese me datën 28.05.2020, qe i pritshëm, por
pa asnjë dyshim, jo i drejtë. Jo i drejtë, në mendimin tim, pasi u shpërfill
verdikti i popullit, u deformua vota qyterare. Jo i drejtë pasi vite më parë
kjo Gjykatë për të njejtin problem dha vendim tjetër. Jo i drejtë pasi Gjykata
përdori standart të dyfishtë. Përse vallë kështu? Pyetja është retorike, dhe
përgjigja po kështu, vendimi u mor nën trysninë e Thaçit dhe mban vulën e tij.
Në këndvështrimin tim ky vendim është i padrejtë pasi shpërfill votën e
sovranit, popullit, qytetarëve. Sovrani votoj bindshëm Vetëvendosjen, dhe si
parti e parë, ajo duhet të ishte pjesë e qeverisë. Këtë ja pamundësoj
presidenti Thaçi me Mustafën të ndihmuar edhe nga Haradinaj, Limaj dhe Veseli.
Ai e kishte rival Kurtin dhe mund të
punonte të punonte me një kryeministër të formatit të tij. Ai qe i ri,
intelektual, energjik, jo i korruptueshëm dhe i vendosur në mbrojtjen e
sovranitetit të Kosovës. Bashkë me Mustafën bënë mocionin, dhe realizuan
rrëzimin e Qeverisë. Kjo është një lojë e pisët politike! E kam thënë dhe herë
tjetër, e keqja më e madhe e politikës kosovare është presidenti. Bëmat e tij
në politikën e Kosovës të lenë një shije të hidhur! Tezat e "tij"
alla serbe për: Ndryshim kufijsh dhe shkëmbim territori janë të pa
pranueshme.Në rastin më të mirë është një injorancë politike, dhe në rastin më
të keq tradhëti kombëtare. Po si mund të arrijë një shqiptar, dhe aq më tepër
presidenti, të shprehet se Veriun na e ka dhënë Rankoviçi? Kjo nuk ka shpjegim
tjetër, veç asaj të shitjes të interesave kombëtare, shitjes së vendit për
interesat e veta politike. Kujton i "shkreti" se do ti shpëtoj
drejtësisë! Në rast se ai ka bërë krime lufte një ditë do jap llogari, do
përgjigjet! Turp për të, si ish drejtues politik i UÇK-së, si president, dhe,
më shumë turp për mbështetësit e tij! Kur vendi digjej në luftë, kur serbët
bënin gjenocid ndaj popullsisë civile, kur u zhvendos rreth një milion shqiptar
nga trojet e tyre etnike, Rugova takohej me Millosheviçin! Kjo sot është e
trishtë dhe krejtësisht e pa pranueshme. Pikërisht pazari i fëlliqur bëhet me
Isën, pasardhës i "largët" i
Rugovës nga LDK-ja. Politikan i vjetër, me lidhje me regjimin e vjetër
ish jugosllav dhe përgjegjës për 3% e luftës, dhënë nga diaspora për UÇK-së
etj.
Isa
nuk ka moral të nxjerr jashtë loje Osmanin, një politikane të re, shumë
idealiste, me mbështetje të gjërë popullore dhe e pozicionuar qartë kundër,
ndarjes! Burrëri dhe besë është kjo?!. Më keq për Haradinajn! Ish komandanti i
Rrafshit të Dukagjinit për UÇK-në, të bëhet palë për shkarkimin Kurtit!? Përse?
Për pushte! Nga ky nuk pritej një qëndrim i tillë! Ky si "viktimë" e
taksës nuk duhej të bëhej palë për rrëzimin e Kurtit. Për të kjo është e
pafalshme. E pa falëshme duke u nisur nga kontributet në luftë, dhe vënja e
taksës si kryeministër. Kjo është absurditet! Mendoj se do paguj shumë si
politikan në të ardhmen, për këtë problem. Kjo mund ti kushtoj dhe karrierën e
tij politike në të ardhmen. Të votosh për të sjell në parlament listën Serbska,
për të është e pa falëshme, aq më tepër kur është familje dëshmori e ka dhënë
kontribute të mëdha në luftë. Kjo është punë e tij! Po kështu dhe Limaj, ish,
komandant në UÇK, bëhet palë në rrezimin e Qeverisë Kurti, dhe pjesë e Qeverisë
Hoti! Sa politikan të etur për pushtet! Nuk do tja "dijnë" ish
komandantët për shtetin e ri dhe shumë të brishtë të Kosovës. Sot, pas kaq
vitesh për ish komandantë e UÇK-së shtohet pyetja: Për se luftuat o komandant
të nderuar të UCK-së? A i keni përmbush idealet e luftës për liri e pavarësi?
Si mund të bini pre e pushtetit, duke dëmtuar ekstremisht shtetin? Aq më keq
duke bashkëpunuar me listën Serbska! Këto janë paradokse shqiptare, që të kohës
së rendit feudal! Nuk e duron më Kosova emrin "Kosovo" dhe ndarjen e
saj në feude, siç po veproni ju. Ne që nuk kemi luftuar, kemi qenë me mendje,
zemër dhe shpirt me Kosovën, luftën e lavdishme të UÇK-sê, kundër pushtuesve serb.
Ndjejmë neveri për veprimet kontraverse të disa politikanëve të Kosovës. Këto
janë disa nga problemet më të mprehta, për situatën aktuale në Kosovë. Nuk
është qëllimi për të ngjall urrejtje dhe derdhë mllef ndaj këtyre politikanëve.
Me veprimet dhe mos veprimet e tyre ato po e çojnë ujin në mullirin e vjetër të
Serbisë. Ajo është dhelpër e vjetër dhe tepër dinake! Mos bini në kurthet e
saj. Ju e treguat veten luftë. Gradualisht, pa u ndier, hap pas hapi, deri në
çbërje të shtetit, po humbni dhe paqen. Urojmë të jetë e kundërta! Por situata
nuk flet për ju! Lereni politikanët e rinj Kurti dhe Osmani ti dalin zot
Kosovës. Ju e kryet misionin e nderuar si ish komandantë në luftë. Misioni juaj
tani, ka përfunduar.
Të
gjithë çka folëm më sipër i përket së shkuarës. Kuvendi tani do votëbesoj
Qeverinë Hoti. Uroj që qeveria e re të
mos i marrë votat në Kuvend! Jo se kam ndonjë problem me figurën e Hotit. Ai i
përket kastës së re të politikanëve, por nuk do e lejojnë "ustallarët"
e vjetër që të punojë. Edhe në rastin se mund të marrë votbesimin në Kuvend, ai
do ketë fatin e dy qeverive paraardhëse. Këtij, vetëm një herë i jepet mundësia
të jetë kryeministër. Le të tregohet vetvetja dhe të mos shndërrohet në një
qeveri "patericë", e Isës, vetëm për të nënshkruar marrveshjen! Ky
është misioni që i kanë vënë "padronët" e tij, pse jo indirekt, dhe
Serbia.
Që
Avdulla Hoti ta shtyj ca dit apo muaj, me nder, si kryemonistër duhet:
?
Të mbaj në fuqi reciprocitetin e vendosur ditët e fundit, nga qeveria Kurti,
ndaj Serbisë.
?
Të përgatitet mirë për dialog me Serbinë, të heqë Thaçin si kryenegociator, të
marrë kryesimin e bisedimeve dhe mos të lëshoj pe ndaj Serbisë.
?Të
mos preket shtetësia e Kosovës, të mos ndryshohen kufijtë dhe në asnjë mënyrë
të mos bëhet shkëmbimi i territoreve.
?
Të rishikohen të gjitha marrveshjet e dëmshme të Kosovës me Serbinë.
?
Të hedhë poshtë me neveri "minishengenin" Ballkanik.
?
Të luftoj, si dhe Kurti, nepotizmin dhe korrupsionin në administratë, që e bënë
të modës ish komandantët në qeveri.
?
Të marri masa ekonomike për ndalimin e hemoragjisë së ikjes së shqiptarëve.
?
Të kërkoj nga Serbia dëmshpërblimet e luftës, ta bëjë atë të kërkoj ndjesë për
krimet e kryera dhe të rikthej të pagjeturit e luftës që gjenden në Serbi e
gjetkë.
Këto
janë disa vija të kuqe që qeveria Hoti nuk duhet ti shkelë. A mund ti zbatoj ai
këto? Jo dhe vetëm jo! Ka shumë pengesa përpara! Ja kanë minuar fushën! Por le
të mos paragjykojmë, dhe mundet ti zbatoj. Le të shpresojmë! Kjo është më e
mira. Po nuk arriti ti zbatoj ai, le t'jua lërë vendin dyshes simpatike në
politikë, Osmani-Kurti. Këto pavarësisht se janë vënë në shënjestër dhe po
sulmohen egërsisht nga medio, gazerar dhe analistë të tipit"Haxhiu"
me " kompani", kanë një mbështetje mbarë popullore të admirueshme.
Falë kësaj mbështetje Kosova do të dalë nga kjo katrahurë ku e ka çuar politika
dhe politikanët e papërgjegjshëm.
Tiranë më 02.06.2020