Kerko: a
Hilmi Saraçi: Mulla Asllani Murati veprimtar për pajtimin e gjaqeve
E hene, 01.06.2020, 06:15 PM
Mulla Asllani Murati veprimtar për pajtimin e gjaqeve
Nga
Hilmi Saraçi
…Në
këtë fushë Mulla Asllan Murati me Latif Berishën, Ahmet Malokun, Florie
Ibrahimi, Adem Ademin, Fazli Hajrizin dhe shumë të tjerë jo vetëm në rrethinën e Mitrovicës, por edhe
më gjerë ,u angazhuan për faljen e gjaqëve, për pajtimin gjithëpopullor dhe për
bashkimin kombëtar. Mulla Asllan Murati
është i njohur më tepër si udhëheqës fetar me përgatitje të shkollimit
supërior, veprimtar i dalluar i pajtimeve të gjaqeve dhe humanist gjatë viteve të 90- ta. Këtë punë e kreu me respekt, dinjitet
dhe krenari. Kudo që shkoi ishte pranuar me respekt dhe si personalitet i
dalluar fetar dhe kombëtar,Me Don Lush Gjergjin si fetar kishin një bashkëpunim të mirë, qëndrime të përbashkëta
dhe të harmonizuara si në fushën fetare , ashtu edhe në atë kombëtare, prandaj
ndikimi i tyre në këtë mision të shtrenjtë
kombëtar, sa herë angazhoheshin, ishte mjaft i dalluar. Fjala e tyre si
fetar,por edhe si atdhetar kishte jehonë
dhe peshë të madhe para të gjithve të pranishëm . Prandaj bashkëpunimi i
tyre nuk mungonte edhe në fusha të tjera, sidomos në atë shkencore dhe
kombëtare…
Në këtë fushë ata shtrinë dorën e pajtimit për shumë familje te hasmuara bashk me Anton Çettën,*
“Anton
Çetta mbeti në kujtesën e njerëzve e të historisë: i saktë, i njerëzishëm,
fisnik e dinjitoz, i dashuruar me kulturën e popullit të vet: të vjetër e të
re, të pashkruar e të kultivuar, ashtu si dhe me kulturën perëndimore e me
gjithçka bën pjesë në thesarin e krijuar nga mendja e zemra njerëzore. Ai gjatë tërë jetës dhe
veprimtarisë së tij të mëhershme ishte “Bleta” që mblodhi “nektarin” më të mirë
të popullit shqiptar, me letërsinë dhe traditën gojore, etnografike dhe
folklorike, me grumbullimin dhe sistemimin e thesarit të rëndësishëm dhe të
çmuar popullor për ne dhe për brezat e ardhëshme .E tërë kjo punë, lëvizje,
gjurmim ndër popull dhe me popull, si duket ishte parapërgatitja për kryeveprën
e tij jetësore, pajtimin e gjaqeve gjatë vitit 1990”.
Zekeria
Canën, Mark Krasniqin e të tjerë.
Shquhet sidomos bashkëpunimi i Mulla Asllanit me Zekeria Canën , të
cilin e nderonte dhe e konsultonte, sidomos në fushën e historisë.*
Prof.
dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e historiografisë shqiptare, figurë e
dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934.
Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy
vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si
korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”...Krahas punës
kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror,
politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215
intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe
Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e
familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të ngatërresave
dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çetës.
në Bubavec dhe të Verrat e Llukës , ku qindra veta shtrinë dorën e pajtimit.Ai
kudo që ndodhej (shkonte) arrinte të pajtojë familjet që ishin të gjakësuara…
Mulla Asllan Murati si nismetar për pajtimin e gjaqeve në rrethin e Mitrovicës dhe më gjerë kishte përpiluar regjistrin e familjeve të gjaksuara. Në bazë të këtij regjistri kishte filluar pajtimi gjithëpopullor. Ai (Mulla Asllani) në fillim e kishte filluar këtë mision të shenjtë me Latif Berishën , Ahmet Malokun,*për t’u bashkuar edhe shumë të tjerë si Adem Ademi , Jakup Ceraja, Fazli Hajrizi, Florie Ibrahimi e të tjerë.Në këtë fushë Mulla Asllani dha një kontribut me rëndësi të veçantë, prandaj disa herë ka marrë lëvdata dhe është shpërblyer me mirënjoje dhe dekorata.
Pasi
u bënë disa pajtime në rrethin e Mitrovicës në bazë të angazhimit të Mulla
Asllan Muratit, kusheriri i Mulla Hajzer Ademit, Shemsedini, nga Koshtova, pas
një pajtimi të dy familjeve që ishin bërë në xhaminë e Haxhi Veselit me
angazhimin e veçantë të Mulla Asllanit e
kishin ftuar Mulla Asllanin që të vijë
në Koshtovë, sepse në javën e ardhshme
do të vijë Këshilli i pajtimit nga Vushtrria në krye me Haxhi Feriz
Zekollin, dhe prof. Hajzer Krasniqin, për ta pajtuar familjen Ademi me familjen
Muzaqi nga Brusniku (Vushtrria) . Mulla Asllani
e kishte pritur me kënaqësi këtë iniciativë (ftesë) burrërore të
familjes Ademi, por më parë kishte kërkuar që në këtë rast duhet të bëhen të
fortë dhe t’i falin gjakun familjes
Muzaqi dhe gjithashtu familjes së Bajram Musliut nga Broboniqi. Ditën e caktuar
kishte ardhur Këshilli pajtimit nga
Vushtrria në krye me Haxhi Feriz Zekollin dhe prof .Hajzer Krasniqin. Në këtë
pajtim ishin edhe 20 veprimtarë të tjerë nga Vushtrria. Pasi kishin hyrë brenda fjalën e kishte marrë Haxhi Ferizi duke ju
drejtuar Mulla Asllanit: “ O, Mulla Asllan ne kemi ardhur si këshill i pajtimit
për të bërë pajtimin në këtë familje për të falur gjakun e vëllaut të tyre familjes Muzaqi nga Brusniku. Mua me kanë
caktuar në krye të këtij këshilli të
pajtimit si më i vjetër, sepse në mesin tonë
këtu ka të tjerë që dinë më mirë se unë”…Mulla Asllani ju
kishte drejtuar Haxhi Feriz Zekollit dhe të tjerëve: “ Mirëse keni ardhur, zoti
u shpërblevtë, kjo punë ka rëndësi të veçantë njerëzor dhe kombëtar, prandaj
shpresoj se do t’ia dalim…Kam biseduar më parë dhe e kam marrë fjalën e burrave
të fortë nga familja Ademi, prandaj nuk do ta zgjasim shumë, por ngrihuni në këmbë se unë në emër të familjes
Ademi ju shtrijë dorën e pajtimit për vëllain e tyre... Të gjithë u ngrenë në
këmbë dhe e shtrinë dorën e pajtimit.
Shumë nga anëtarët e pranishëm ju mbushen sytë me lotë për këtë gjest burrëror
dhe human. Mulla Asllani kishte marrë fjalën përseri.
“
O Shemsedin Ademi! Ngrihu në këmbë edhe
një herë dhe shtrije dorën e pajtimit
edhe për vëllain tjetër, për Bajram Musliun nga Broboniqi. Shemsedini u ngrit
në këmbë dhe i fali gjakun e vllait
tjetër Bajram Musliut. Në këto momente
nga gëzimi shpërtheu vaji… Shemsedini, edhepse nuk ishte i pranishëm
Bajram Musliu, burrërisht , siq i kishte hije një burri të menqur dhe atdhetar,
e zgjati dorën e pajtimit … Pastaj Mulla Asllani dhe Haxhi Ferizi kishin
theksuar se ky pajtim le të shërbejë si
shembull i lartë atdhetar,burrëror dhe
njerëzor edhe për rastet e tjera … Pas përcjelljes së Këshillit të Pajtimit nga
Vushtrria, Mulla Asllan Murati menjëherë kishte shkuar të familja e Bajram
Musliut nga Broboniqi, tani me vendbanim në Shipol dhe ia kishte kumtuar faljen
e gjakut familjes së Bajram Musliut.
Në
një rast tjetër, Këshilli i Pajtimit nga Mitrovica, prej 10 vetave, në krye me
Mulla Asllanin shkojnë në një familje
tjetër në Drenicë. Familja është e njohur, por Mulla Asllani për hirë të
autoritetit të familjes në fjalë ,nuk donte të identifikohet familja e cila në fillim kur kishin shkuar ishin
sjellur keq dhe nuk kishin dashur të bisedojnë fare për rastin e pajtimit.
Mirëpo Mulla Asllani në këtë fshat e kishte të njohur (mik), një njeri me
autoritet, haxhi dhe burr . U kishte thënë shokëve Mulla Asllani që të shkojmë te ky Haxhi dhe burrë i njohu
dhe me autoritet . Kur shkojnë të ky mik i Mulla Asllanit, ai i kishte pritur mirë. Mulla Asllani i kishte
thënë Haxhisë: “Kam ardhur me punë. Ne jemi një grup nga Këshilli i Pajtimit
nga Mitrovica. Ishim të fqinji i juaj i cili është në bela, por e zoja e
shtëpisë me djem na priten shumë keq.
Tani kami ardhur që ju ,Haxhi për këtë punë të na ndihmoni. Haxhia kishte
thënë se nuk mund të ndihmojë , sepse ai që 40 vjet nuk ka dëgjuar dhe nuk na dëgjon edhe
sot. Mulla Asllani i kishte thënë Haxhisë që ta dëgjojë si të veprojë. Në
brëmje të tubohen 10 veta nga paria e lagjës (fshatit) dhe të shkojnë për t’i thënë
se që 40 vjet je në bela, tani ka ardhur Këshilli i Pajtimit nga
Mitrovica ,me Mulla Asllan Muratin në krye. Shoqja jote dhe djemt i kanë pritur
keq. ..Në brëmje Haxhia bashk me parinë e lagjës kishin shkuar dhe ashtu sikur
kishte udhëzuar Mulla Asllani i kishin thënë : “ Ose ke për ta falur gjakun, ose ke afat prej
10 ditësh për ta marrë gjakun, për ndryshe nese nuk vepron kështu kemi për të
leqitur si për vdekje si për gëzime dhe kurgju të përbashkët me ne nuk do të
keshë në të ardhmen. Pas kësaj bisede , ai ishte menduar dhe pastaj kishte
vendosur ta falte gjakun pas 40
vitev.Mulla Asllani tregon një rast mjaft karakteristik, kur një burrë kishte ardhur në Bashkësinë Islame
në Mitrovicë, kur Mulla Asllani ishte kryetar. Ky burrë i kishte kërkuar ç’të
bënte, pasi para pak ditësh një person kishte hy në shtëpinë e tij dhe para
familjes e kishte rrahur, gjoja se një ditë më parë e kishte qortuar renë që
ishte kushërirë e tij.Ky burrë kishte vendosur që të hakmerrët dhe ta vrasë.
Por ,para se të bënte këtë vepër kishte ardhur ta konsultonte Mulla Asllanin ,
si personalitet me autoritet , me tipare atdhetare dhe njerëzore. Ai (Mulla Asllani) e kishte qortuar që kishte mënnduar për t’u
hakmarrë. Duke i thënë: “ Pasi ke ardhur
të me pytesh duhet edhe të me dëgjosh. Këtë vepër të shëmtuar të
personit në fjalë,duhet t’ia lëmë zotit. Ai do të marrë hak në vend tënd.
Kështu edhe ishte vendosur. Nuk ishte kaluar një kohë (pas 10 ditëve) personi
në fjalë që e kishte rrahur, një ditë duke ngarë (vozitur) automobilin ishte
rrokullisë dhe me gjithë makinën ishte djegur… Pas kësaj ndodhje tragjike, ky burr përseri kishte shkuar të Mulla
Asllani dhe iu kishte falënderuar që nuk ka ndërmarrë hapa, siq kishte menduar
më parë…
Më
29 prill 1990 në Shalë të Bajgorës, pikërisht në oborrin e xhamisë së Barës
Mulla Asllani mbaji një fjalim , me
rastin e tubimit gjithëpopullor, për Ditën e Flamurit 28 Nëntor 1990. Gjatë
rrugës për këtë manifestim kishte takuar disa ushtarë të UÇK-së. Me këtë rast
prof. Latif Berishës i kishte thënë : “M’u ka mbushë mendja me hjek shallin e
me kap pushkën”. Të rrallë janë ata që u mbushet mendja sikur ty- i kishte
thënë Latif Berisha.
Në
këtë tubim madhështor mernin pjesë shumë personalitete të njohura për pajtim
kombëtar : Mulla Asllan Murati, Latif
Berisha, Ahmet Maloku , Jakup Ceraja , Adem Ademi, Faik Bllata e të
tjerë . Ky fjalim mund të quhet fjalim
me mesazhe antologjike të Lëvizjes për Pajtim Gjithëpopullor dhe Bashkim
Kombëtar. Mulla Asllani në maje të minarës kishte vënë edhe flamurin kombëtar
për nderë të festës së madhe 28 Nëntorit. Mulla Asllani kështu e kishte filluar
fjalimin:
”
Në emër të Zotit, vëllezer e motra . Ndjej kënaqësi të veçantë që marr pjesë në
këtë tubim madhështor, për Ditën e Flamurit, 28 Nëntor 1990. Në këtë miting
popullor, në këtë Lendinë të Pajtimit, pranë këtij objekti fetar (xhamisë), e
cila e ka ndriçuar këtë anë të Shalës së Bajgorës.
Në
këtë tubim madhështor jemi tubuar të
gjitha strukturat: rinia jonë ,
shkrimtarët, mjekët, hoxhollarët, profesorët, mësuesit- sikur dy flamuj në
minare të bardhë. Jemi krenar që kemi një intelegjencë kësisoj që mund të krahasohet
me të gjithë popujt e Evropës…
Por
kjo është ditë e madhe për ne të gjithë, ditë e cila duhet të jetë e shënuar me
gërma të arta . Pasi ishte edhe festë e Bajramit Mulla Asllani kishte
falendëruar dr. Ibrahim Rugovën i cili i pari nga të tjerët lider dhe
politikanë kishte uruar këtë festë të madhe
të besimtarëve. Mulla Asllani do ta përfundojë fjalën me një thirrje:
“E
hej, Isa be dil nga kulla
Eja,
eja kqyr këta burra
Janë
tubuar burrat e Drenicës e të Shalës
Që
t’i japin fund gjakmarrjes”.
(Fragment
nga libri im monografik ”Mulla Asllan Murati personalitet i shquar kombëtar dhe
fetar”