Kerko: a
Zenel Çeliku: Si “keça” do të miratoni ndryshimet në Reformën Zgjedhore
E hene, 01.06.2020, 03:56 PM
Si “keça” do të miratoni ndryshimet në Reformën Zgjedhore
Nga
Zenel Çeliku
Po,
po, si “keça” do të miratoni ndryshimet në Reformën Zgjedhore (RZ), jashtë
dëshorës dhe interesave të të dyja partive të mëdhaja, do ta shikojmë se RZ do
të miratohet ashtu siç kanë propuzuar ndërkombëtarët. Të më falin lexuesit,
ndoshta po shprehem pa etikë për politikanërt tanë kur nënvizoj kështu-si
“keça”, por ata vërtetë e meritojnë të krahasohen me “keçat” e sapo lindur nga
mëma dhija. Ndryshimet në RZ gjithashtu dhe në Sistemin Zgjedhor (SZ) janë
kërkesa të forta nga BE-ja dhe SHBA-të, janë kërkesa të panegociushme, por
klasa politike shqiptare e kryesuar nga dy partitë e mëdhaja PD & PS dhe
nga PetritoVasili+LSI, po bëjnë të pamundërën për ta sabotuar këtë Reformë. Të
dërguarit apo pjesmarësit e kësaj tryeze të cilët përfaqësojnë këto parti, janë
vetëm “keça”, sepse ata veprojnë 100 % siç u thonë shefat e tyre, pa dryshuar
asnjë presje. 31 Maji ishte dita e fundit e vendosur nga BE-ja & SHBA-të,
që Keshilli Politik I përfaqësuar nga këta “keça”, ku brënda tyre ka edhe emra
shumë të lakuar, gjoja nuk ranë dakurd për ndryshimet e kërkuara nga
ndërkombëtarët. Shefat e tyre të PD dhe PS, në disatancë por në komunikim
top-sekret të herëpashershme mdërmjet tyre, po luftojnë me të gjitha mjetet për
të qëndruar tek Kodi dhe Zgjedhore i deri tanishëm. Kështu ata kanë interesat e
tyre meskine dhe plot hipokrizi, sepse liderët e dy partive më të mëdhaja, me
këtë kod dhe me këtë system kanë në dorë të fusin në listat e tyre zgjedhore,
figura me rekorde kriminale sepse duan që pushtetin ta mbajnë dhe ta fitojnë me
eksponent të fortësh. Kështu liderët janë pashallarë të vërtetë sepse fusin në
listat e kandidatëve, ata personazhe që ata duan. Kjo nuk është aspak e
ndershme dhe aspak korekte në raport me popullin nga të cilët votohen. Për dy
partitë e mëdhaja në plan të parë janë interesat e n gushta partiake dhe aspak
hallet e problemet e popullit. Nuk e di, populli kur do t’i kuptoi këtë manovra
të pista të politikës së pisët??? Një ditë më parë palët dolën nga bisedimet pa
asnjë marëveshje. Seicila nga ata kishte pretendimet e tyre. PD ka kërkuar
qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Çfar të keqe ka që PS të pranoi
këtë kërkesë e cila është shumë normale? PD kërkoi system elektronik për
verifikimin e kartes identitetit në momentin e votimit, ç’të keqe ka kjo që të
mos pranohet nga PS? Nga ana tjeter, PD duhet të kërkoi ndryshimin e SZ ku
votuesit të votojnë me lista të hapura dhe konkretisht për personin që është
kandidat. Më pas shikojmë se Vasili-LSI është mjaft aktive me akuza të rënda
drejt PS dhe liderit të saj, por duhe haruar se nga mbrapa e ndjekin trafik,
blerje votash dhe për korrupsion herë me PD dhe herë me PS. E vërteta është se
vetëm Znj, Hajdari është më drejtpërdrejtë në qëndrim et e saja, ajo akuazon të
treja palët për qëndrime ku kanë interesa partiake për të mos bërë ndryshimet
që po kërkohen me forcë nga ndërkombëtarët. Një gjë është e qartë për të gjithë
opinionin publik, përfaqësuesit e kësaj tryeze të PD e PS, e më pas Vasili-LSI,
nuk keni asgjë në dorë, ju që jeni vetëm pinjoll të shefave të tuaj, do të kenë
kujdes në këto tre ditë që të mos përndrydheni si lakej. Rruga e Elbasanit ju
ka skanuar ju dhe shefat tuaj, për rrjedhoje ju si “keça” vetëm do të kryeni
aktin e firmosjes dhe të pranoni ndryshimet që duhen bërë në KZ dhe në SZ.
Zotërijt
e tryezës së Këshillit Politik, ju që jeni thejsht figuratë, nuk keni ku të
rrotulloheni edhe pse shefat tuaj bëjnë sikur ju keni tagrin që në gjykimin dhe
vendimin tuaj, të veproni në mënyrë të pa varur. Sëpaku, tani keni mundësi të
tregoni sado pak moral politik dhe integritet, në të kundërtën ju do të jeni
figura turpi dhe të “dënuar” publikisht nga shoqëria.
Doni
apo nuk doni, me dashje apo pa dashjen e shefave tuaj, Reforma Zgjedhore dhe
Sistemi Zgjedhor do të bëhën ashtu siç I kërkon bota.
Zenel Çeliku
TIR-FAX Neës Agency