Kerko: a
Sabile Keçmezi-Basha ?: Libër me kode pritjeje me kujtesën historike
E hene, 01.06.2020, 12:11 AM
LIBËR ME KODE PRITJEJE ME KUJTESËN HISTORIKE
“Kur
qajnë pemët”
Nga
Sabile Keçmezi-Basha
Nis
Peterson, poet danez, duke folur për rëndësinë e poezisë, thotë: “Mëso, se kur
mungon fantazia, sundon vrazhdësia, egoizmi, vdekja. Mëso se pa poezinë njeriu
nuk do të ishte i aftë për ndjenja të thella si: dashuria, besimi, patriotizmi
ose synimi për një botë të përkryer. Është pikërisht fantazia ajo që gris
perden para syve tanë dhe i aftëson ndjenjat tona duke na bërë të zotë të
depërtojmë në thelbin e botës që na rrethon” . Dhe, shtrohet pyetja Adem
Zaplluzha, është poet, shkrimtar, humanist, tregimtar, romancier, dramaturg,
apo që të gjitha i ka me bollëk. Duke e njohur njeriun e penës e të shkrimit jo
vetëm në Kosovë në veçanti por edhe në të gjitha trojet shqiptare në
përgjithësi, nuk hezitova fare që të jem redaktore e recensent e librit të tij
me poezi... i 125 me radhë.Kam lexuar shumë nga shkrimtari i nderuar A. Z. Dhe
asnjëherë nuk më ka ndodhur që me mbylljen e librit të mbyllet edhe jehona e
vargjeve të tija. Se libri i shkrimtarit ... është një vëllim me poezi vlerash
të veçanta, që nuk kontestohet dhe përmes përmbajtjes së tyre (poezive) ai
trajton tema e motive , sa të dhembshme aq edhe të rëndësishme për kohën e
momentin të cilën po e jetojmë. Idetë e mesazhet që sjell me anën e poezive
janë të qarta dhe të lënë për një kohë të mendosh gjatë për fatin e kombit e të
kombeve. Zaplluzha duke qenë i përgatitur në bërjen e poezisë, ai gjithkund në
poezi rrok në pasqyrim çështje e probleme të kohës të gërshetuara në varg
mbresëlënës dhe , duke hedhur dritë në dukurit që kanë frymëzuar- objektivisht
autori vihet në shërbim të idealeve dhe të shpresave të njerëzve, të cilët
përmes shiut, zogjve, kullave, ëndrrave, plepave, lumenjve, cerberëve,
katallanëve aspirojnë t’i përmbushin dëshirat me qëllim të sfidimit të së
keçes, territ-burg, padrejtësive që kanë ndodhur si në të ikur, në të tanishmen
po edhe që përgatitën për të ndodhur, në ditën e ardhme.Andaj, në poezinë e
Adem Zaplluzhës përditshmëritë duken të zymta, anemike, të vrenjtura dhe si të
tilla qëndrojnë pezull mbi kokat tona, bile mund të themi se kjo kohë e zymtë
dalëngadalë po i gërryen edhe muranat e kujtesës, (poezia Po i gërryen muranat
e kujtesës). Autori i vargjeve i nxënë ngushtë, në një poezi tjetër, pikërisht
nga kjo monotoni e ditës, inferioritetit të imponuar dhe romuze gjithë faresh,
vetëm sa nuk do të bërtas Këtu edhe netët lehin, poezi me të njëjtin
titull.Porosia e ciklit të parë, ani se në mes rreshtash, na vjen shumë e qartë
edhe kur (siç shohim edhe tek poezitë tjera , si: Përngjajnë me njerëzit sy
uritur; Nga një mallkim i keq; Mes rrënjëve fshihen të reshurat etj. Nga shumë
përgjigje të munguara, mbesim pa fjalë, memecë në kohë, e cila parakalon para
syve tanë ku, mungojnë reagimet e pritura edhe kur e dimë se historia e jonë
fletë me gjuhën e fakteve.