Kerko: a
Florim Zeqa: Çka pas vendimit të kushtetueses!?
E shtune, 30.05.2020, 10:25 AM
Çka pas vendimit të kushtetueses!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Shkrimin
e sotëm do e filloj me deklaratën e Albin Kurtit pas vendimit të kushtetueses;
"Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo
foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi
veten, ajo e zhvlerësoi veten,...ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për
vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e
nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm".
Arsyeja e të menduarit
logjik
Arsyeja
e thjeshtë e të menduarit logjik e thotë, nëse LVV-ja dhe Albin Kurti nuk kanë
pasur besim në Gjykatën Kushtetuese,
atëherë pse e kanë dërguar ankesën e tyre në gjykatë, për t'u tallur me të apo
për t'i zgjatur jetën vetes në pushtet!?
Po
ashtu logjika e shëndosh e parashtron edhe pyetjen tjetër për VV-në dhe liderin
e saj, Albin Kurti, meqë nuk e pranoni vendimin e kushtetueses dhe e
konsideroni të padrejtë, pse nuk i drejtoheni sërish Komisionit të Venedikut
(Commissione di Venezia) apo "Komisionit Evropian për Demokraci përmes
Ligjit" dhe gjykatave tjera ndërkombëtare për ta kuptuar të vërtetën dhe
të drejtën e pakontestuar të organit më të lartë juridik në vend.
Respektimi i verdiktit
të kushtetueses, obligim për të gjithë
Pse
vendimi i kushtetueses ishte objektiv, e tregon mbështetja në Kushtetutë dhe në realitetin e krijuar pas shkarkimit të
'Qeverisë Kurti' në Kuvend.
Pse
vendimi i kushtetueses ishte i drejtë, e tregon kushtetuta dhe sistemi ynë
parlamentar, gjegjësisht roli dhe kompetencat e patjetërsuara të Kuvendit në
sistemin parlamentar.
Pse
vendimi i kushtetueses ishte i paanshëm dhe i guximshëm, e tregon mosnënshtrimi nga shantazhi dhe presioni i
kërcënimeve me protesta.
Pse
vendimi i kushtetueses ishte profesional, e dëshmon integriteti profesional i
gjyqtarëve të kushtetueses, i vlerësuar me nota të larta pozitive nga Komisioni
i Venedikut dhe mekanizmat tjerë
ndërkombëtar.
Në
rrethana normale do të ishin të mjaftueshme thirrjet e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera mike të Kosovës
drejtuar të gjitha institucioneve dhe partive politike që të zbatojnë vendimin
e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Edhe pas humbjes së
betejes, lufta politike për pushtet vazhdon...
Nëse
LVV-ja e ka humbur një betejë, betejën tjetër për ndryshime politike duhet ta
provojë në zgjedhjet e radhës (të parakohshme apo të rregullta kurdo që mbahen
ato), e jo të kërcënoj stabilitetin e vendit me protesta dhe trazira për
realizimin e qëllimeve politike.
Për
t'u thirrur në emër të sovranit (popullit) duhet pasur mbështetjen e shumicës
së qytetarëve të këtij vendi (mbi 51 %), e jo një shumicë të thjeshtë prej
vetëm 26 % të votave të më pak se 45 % e qytetarëve të dalë në zgjedhjet e 6
tetorit 2019.
Formën
e legjitimitetit të plotë 'Qeveria Kurti' e mori me bashkimin në koalicion me
partinë e dytë, të barasvlefshme me fuqi të votave. Siq dihet rënja e kësaj
qeverie erdhi si produkt i mosrespektimit të kësaj baraspeshe dhe balanci
politik nga kryeministri Kurti.
Nëse
duhet kërkuar shkaktarët për rënjen e 'Qeverisë Kurti' apo 'qeverisë së
shpresës' siq e kemi quajtur dhe trajtuar një kohë të gjatë, atëherë ajo duhet
filluar nga Albin Kurti i cili e nënçmoi partnerin e koalicionit deri në
poshtërim.
Respektimi i vullnetit
të shumicës në kuvend, normë demokratike
Në
këto rrethana, ashtu siq e ka konstatuar edhe kushtetuesja, pas mocionit të
suksesshëm të (vet) shkarkimit të 'Qeverisë Kurti' në Kuvend, të drejtën e
formimit të qeverisë se re, e ka partia apo koalicioni i shumicës në Kuvend e
jo pakica si fituese e zgjedhjeve me legjitimitet të cunguar.
E
quajta legjitimitet të cunguar, për faktin e thjeshtë, se për t'u thirrur në
legjitimitetin qytetar duhet fituar besueshmërinë apsolute të qytetarëve e jo
të një shumice të thjeshtë.
Fundja,
respektimi i vullnetit të shumicës është rregull i demokracisë parlamentare.
Eshtë detyrë e secilit qytetar dhe çdo subjekti politik në këtë vend për ta
mbrojtur shtetin nga anarkia, duke respektuar rregullat e demokracisë.
Protestat
dhe shprehja e pakënaqësisë janë të lejuara me kushtetutë dhe ligjet që burojnë
prej saj, deri në atë masë që nuk cenojnë rendin kushtetues dhe jetën e
qytetarëve.
Shtetin
e fituar me mund e sakrifica të panumërta, paraprakisht vendimeve të organeve
kompetente shtetërore duhet ta ruaj dhe mbrojë secili qytetar i këtij vendi me
sjellje civilizuese dhe demokratike.
Republika
e Kosovës nuk është pronë e asnjë partie politike dhe politikani, as e Hashim
Thaçit dhe as e Isa Mustafës, as e Albin Kurtit dhe as e Ramush Haradinajt, por
është pronë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Andaj,
secili prej nesh duhet të vihemi në mbrojtje të shtetit pa pasur nevojë t'i
shesim patriotizëm njëri-tjetrin, se kush e don më pak e kush tjetër më shumë
Republikën e Kosovës.
Aq
më pak, nuk kemi të drejtë t'i vihemi në qafë Gjykatës Kushtetuese për
verdiktin e saj të drejtë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjshmërisë në vend.
Janë veprat ato që i
bëjnë njerëzit e mëdhenjë, e jo fjalët
Përfundimisht
Albin Kurti duhet ta pranojë në mënyrë të civilizuar verdiktin e Gjykatës
Kushtetuese, për arsye se, pas shkarkimit më 25 mars 2020 në Kuvendin e
Republikës së, as kushtetuesja dhe askush tjetër nuk mund ta mbajë në pushtet
me 29 deputet në Kuvendin e Republikës
së Kosovës.
Veprimi
më i mençur për Albin Kurtin dhe LVV-në do të ishte që, para largimit nga
qeveria, në vend të protestave të kota për mbajtje të pushtetit, të shkojnë në
Veri të vendit, dhe në mënyrë simbolike t'i vendosin flamujt Kosovës përkrah
flamujve serb ose të paktën, për nder të 4 vjetorit të vendosjes së shtatores
së mbretit serb, me ja vënë në dorë Car Lazarit një flamur t'Kosovës, për t'i
treguar se jemi shtet apo t'ia vendosin peshkopit serb Sava Janjiq një flamur
në derë të Manastirit, për t'ia kujtuar se ndodhet në Kosovë e jo në Serbi!
Kësaj
radhe Albin Kurti duhet të reflektojë më shumë se asnjëherë më parë për t'u
dëshmuar para qytetarëve të vendit dhe bashkësisë ndërkombëtare si lider i
përgjegjshëm dhe pragmatik që respekton ligjet dhe që e don shtetin më shumë se
veten e tij.
Pas
largimit nga qeveria, Albin Kurti duhet t'i nxjerrë mësimet e duhura nga
gabimet e shumta dhe të njëpasnjëshme në qeverisjen e shkurtër, në radhë të
parë, sesi duhet përzgjedhur, ruajtur dhe respektuar partnerin qeverisës, për
arsye edhe në të ardhmen Albin Kurti do të ketë nevojë për partner qeverisës në
koalicion para ose pas zgjedhor, për shkak se në rrethanat e krijuara në
Kosovë, do të jetë e pamundur që një subjekt i vetëm politik t'i fitoj mbi 51 %
të votave.