Kerko: a
Përparim Hysi: Henrik Ibsen
E marte, 26.05.2020, 10:17 AM
Burra
të mëdhenj:"cene të vogla" /7
HENRIK
IBSEN
(1828-1906)
(ese)
Nga
Përparim Hysi
HENRIK
IBSENI jo vetëm është një zë i fuqishëm
në LETËRSINË SKANDINAVE,por dhe një
dramaturg me famë botërore. Nëse e shikon me një sy studimor skrupuloz jetën e
tij dhe, po në thellësi krijimtarinë e
tij, nuk ke se si mos arrish në një përfundim se sa e dëmshme është fama dhe se
si fama,ose e bjerr karakterin e njeriut, ose e prish edhe atë trashëgimi
letrare që ka lënë pas. Kjo ndodh jo vetëm me IBSENIN që kam vënë në lupën
time, por dhe me shumë"burra të mëdhenj",që, po t'i referohem një thëniejeje
popullore, si të thuash,e prishin dasmën
për një qepë.
Kur
them e shkruaj kështu, se, sado që kam mbi 60-vjet që lexoj libra, ende nuk kam
gjetur një autor që shkruan libra (nga ata që i quaj:Burra të mëdhenj),që mos
kenë cene që, për fat të keq, sado janë të mëdha, unë mundohem që t'i
"zbutë",duke i qujatur të vogla. Dua të gjej një që të jetë ashtu siç
e përshkruan ÇEHOVI: "Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur: edhe
fytyrën;edhe sjelljen;edhe shpirtin, deri edhe veshjen." Më duket këto
kushte mund t'i plotësonte vetëm ÇEHOVI i cili, për modesti, i kërkon dhe tek
të tjerët.
* *
*
IBSENI
është ngritur nga hiçi. Nuk kish një traditë familjare në fushën e krijimtarisë
as në letërsi dhe as në arte. I ati një familje lundërtarësh që falimentoi dhe
e ëma u nbyll brenda dhe"lozte me kukulla". Nuk ke se si mos
sugjestionohesh nga këmbëngulja e IBSENIT 6-vjeçar, që në këtë krizë apo varfëri mitke të familjes
ai,megjithatë, përmjet humnerës pak dhe
nga pak,jo vetëm gjalloi, por provoi të
rritej parakohe. Në çdo punë ku provonte për të mbijetuar disi,
fatkqësia sikur e ndiqte pas: dyqani, fabrika,pronari do falimentonte. Por nuk
ke se si e mohon njëvetëdisiplinë të tij për të çarë"murin rrethues të
varfërisë". Kishte një vullnet për t'u marrë shembull: nuk thyhej nga
vështirësitë. U regjisrua në universitet në viin 1850 dhe,krahas studimeve,
punonte. Punonte çdo lloj pune dhe jo vetëm kaq: filloi të shkruajëpoezi
dhe,veç poezive, edhe të vizatojë. Vazhdoi me pjesë teatrale,ndonjë dramë apo
dhe ndonjë komedi. Së pari, me të gjitha këto debutime, nuk pati sukes.
Përkundrazi dështime, si:"Norma", një dramë satirike;
tragjedia"Katalina" (edhe kjo dështoi). Dështim edhe tek "Zonja
Inger nga OSTRAADI",një dramë në prozë.
Por
para se të arrij e të flas për sukseset
e IBSENIT në fushën e dramaturgjisë, nuk kam si mos sjell për lexuesin atë që
ka thënë i biri,SIGURDI, për të: " Nëse bota shpëtoi nga një piktor mediokër dhe fitoi një
dramaturg të madh, meritat i takojnë nënës sime". SiGURDI me këtë sentencë
sikur i ka thënë të tëra.
* *
*
Kur
IBSENI po tentonte të hapte një"dritare të re në fushën e
dramaturgjisë" (mendonte të eksperimentonte duke mos u tërhequr nga dështimet
e para), pikërisht atëherë në vitin 1862, jo vetëm"eksperimnetimi
dështoi",por dhe e pushuan nga puna. U dha pas pijes:pa punë, me borxhe
mbi kurriz dhe me grua e fëmijë, U alarmua deri parlamenti a një mbështetje
ekonomike duke i çelur vizën për të mërguar: Romë,Drezden.Mynih.Gati një
çerekshekulli emigrim.
Shkëndija
e parë e suksesit: në vitin 1864,teatri i KRISTIANËS(OSLO) futi në repertor
dramën në vargje:"Pretendentët e fronit" Qe një kohë që pjesa
shkruhej në libër dhe,mandej,shfaqej.Libri u botu në mijëra kopje dhe,kështu,
veç të ardhurave, rritej dhe fama e IBSENIT si dramaturg.
Në
vitin 1870 filloi të ngrihej kurba e famës së tij me "Brendi" ku
evokonte idetë revolucionare.Tani ai nuk ndalon më dhe vazhdon të shkruajë me
radhë: drama,komedi që e vunë autorin në
radarët e kohës,jo vetëm në Slandinavi, por dhe në Evropë. Preku me veprën e
tij: çlirimin individual të njerëzve. Duket gjeti,para të
tjerëve,"thëmbrën e AKILIT" në shoqërinë njerëzore! U bë përkrahës i madh i grave dhe
klasë punëtore,por vetëm me fjalë e shkrime dhe arriti, pothuaj,apogjeun e tij.
Bashkëkohës me TOLSTOIN dhe atë që arriti TOLSTOI në RUSI.IBSENI e arriti në
SKANDINAVI. Fama e bëri të"vogël", ia prishi karakterin. Harroi
prindërit (dyzetvjet nuk komunikoi me të atin, vetëm se i prishte reputacinoin;
asnjë prej vëllezërve nuk e dihmoi. Njëri vdiq në Amerikë në varfëri të plotë
dhe, tjetri,sado në Norvegji dhe sado i varfër, nuk mori nga i vëllai qoftë dhe
një koronë. Ky, vëllai i vogël, sado i varfër u kujdes dhe për të atin deri sa
vdiq. IBSENI u bë cigun dhe i harroi miqtë. Miqtë,- thoshte,- janë të
kushtueshëm. Kujdesej vetëm për famën e tij dhe të zinte data nga një mani që
kishte për të vënë dekorata. Aq manjak qe,sa, ngaqë priste një KRYQ të madh të
DEUBORGUT, nuk duro sa,për të qenë brenda,bleu dy në pazar. Bënte një jetë spartane: pa mobilje
dhe qe si"GRANDEJA":i fuste florinjtë nëpër çorape. Sa për ndikimin e
keq që pati fama për IBSENIN, më duket se i rrinë pas shtatit ato fjalët aq
mevlerë që,sapo i ka thënë ,ARTISTI I
MADH I HOLLIWOODIT,sir ANTHONY HOPKINS: "Fama është"kafsha" më e
rrezikshme!".
* *
*
Edhe
IBSENI pati një djalë jashtëmartese.Edhe plot histori me gra. Në moshëm 46-
vjeç djali ilegjetim trokiti në derëne babait dhe, kur ky i hapi derën, i vuri
mbi dorë veç 5-korona dhe jo vetëm nuk deshi t'ia dinte për të,por as e
përfshiu nlë trashëgimin e tij. Nuk dua të vazhdoj me historitë e shumta me
gra,por dua të theksoj atë që ka lënë me
shkrim gruaje tij e vetme: SUZANA DAAE
THOERESEN: "Pas SIGURDIT (lindi në vitin 1859), nuk do të ketë më
fëmijë me mua". Kjo,sipas bashkëkohësve, do të thotë:mes tyre nuk kishte
jetë bashkëshortore,Sidoqoftë,SUZANA, nuk e kish për gjë që ta sfidonte jo
vetëm duke e kundërshtuar, por dhe duke e përqeshur,
Paradoksalisht,
kur vdiq IBSENI më 23 maj 1906, siç thotë SUZANA, paska thirrur: "E dashur
, e dashur grua,ke qenë aq e mirë dhe e sjellshme me mua!". Të besosh apo
të mos e besosh?!!!
Tiranë, 25 maj 2020