Kulturë
Neki Lulaj: Kujtesë maji
E hene, 25.05.2020, 05:43 PM
Neki Lulaj
Florina
Lulaj Dervishi
Kujtesë
maji
Florinës
me rastin e dyvjetorit të amshimit…
Oooo,
bre
vetëm
sot nuk e doja lojën e akrepave të orës
Që
po ecnin brenda meje
si
buajt në baltën e rrugës.
Po
më zgjohesh, o Florinë, o pikë e kurorës
E
fort
po
më rëndon në dorë dhe kafshata e bukës.
O…..
cingërrima e telefonit qënka bërë si piskamë
Fort
më dhembin eshtrat e pleqërisë
Me
fjalët e tua të ëmbla
doja
ta festoja këtë Bajram
Po
ti më flet si engjëll i shenjtërisë.
Po
më rreh një rrufe e një llavë vullkani
Me
rreh zemra me nxitim si zog i lagur
S´kam
dashtë lotë , por po më vijnë tradhëtisht
Nëpër
faqe rrëshqasin të ndezura nga malli
Për
këtë dyvjetor kur u ndave përjetësisht
E
flas
me
murin ku ta kam me fotografinë.
Se
mu në këtë datë vërshoi mbarë një qytet.
Me
lotë n`sy po më zgjohet tragjiku kujtim
Atje,
në shtëpinë e përjetësisë në Prizren.
Humbën
më
të mirën motrat e vëllezërit e mpirë
Shpërtheu
loti i bacës ofshama e nënës
Që
nga kurbeti dhe unë fort po psherëtij
Të
zgjon klithma e Fehmiut
Zëri
i engjëve Florisit e vaji i Filisit
E
në kujtesën tonë mbete nuse në përjetësi