Kulturë
Xhevahir Cirongu: Kënga e zogjëve të majit
E diele, 24.05.2020, 03:54 PM
Kënga e zogjëve të majit …
Tregim nga Xhevahir Cirongu
Në
lagjen time ka shumë fole zogjësh. Në dimër ato boshatisen, sepse banorët e
tyre lergohen prej andej nga kanë ardhur.Heshtja e foleve të ndërtuara poshtë çative
apo ballkoneve të shtëpive, duken sikur të thonë ‘’ejani e na vizitoni’’ o
njerëz të mrekullueshëm ! Të gjitha foletë e ndërtuara me aq mund e me një
mjeshtëri të rrallë nga shpendë të ndryshëm, formalizojnë një dekor ndërtime po
aq të bukur, si vetë shtëpitë që dallohen për nga arkitektura e ndërtimeve të
tyre. Në dimër s’dëgjojmë këngën e zogjëve, por foletë e ndërtuara me baltë e
fije bari, apo edhe me materiale të tjera rrethanore, në heshtje ato zgjohen e
flenë për të pritur miqtë e tyre shtegtarë sapo të vijë pranvera.
Edhe
lulet në saksi të vendosura nëpër shkallë e ballkone, presin pranverën bashkë
me këngën e zogjëve shtegtarë, sepse gonxhet e tyre bëhen më të bukura kur
dëgjojnë korin e këngëve të zogjëve. Është maj i komshëm i vitit 2020! Njerëzit
e qytetit tim bashkë me valët e dallgëve të detit kanë rënë në heshtje të
plotë. Sirenat e anijeve s’bjenë më si në ditët e majeve të viteve të kaluar.
Nëpër bulevardin e qytetit e të rrugicave, s’ka lëvizje njerëzish. Sa e
frikshme kjo pandemi !? As qentë endacakë që dikur i shikoje nëpër kazanët e
plehrave rrugicave të qytetit në orët e vona të natës; s’dihen se ku janë
strukur nga frika e koronavirusit ! Kudo heshtje, ankth e pritje për të dalë
nga izolimi….(!) Edhe dritat e ndriçimit të qytetit tim s’janë si më parë. Ato
janë zverdhur si kungulli vjeshtak. Në qiell hëna natën dukej e zbehur, e si
qeshte fytyra, ku yjet qanin e loti i vesës së mëngjsit pranveror të këtij maji
ishte i hidhur. Kudo në botë dënjohej në këtë maj pranvere veç drithërima. Por
edhe këtu në qytetin tim në brigjet e adriatikut. Gjethet e pemëve anës
trotuarëve ‘’flisnin’’ me zë të mekur më këto ditë maji; ku koronavirusi
‘’fluturon’’ në çdo hapësirë të jetës sonë. Është maj e lulet s’kanë atë aromë
të këndshme si më parë. Sa çudi !? Po rrugica e lagjes sime pse nuk gumëzhin si
dikur? Aty – këtu dëgjoj vetëm ndonjë të qarë fëmije ku me zërin e ëmbël
thërret : ‘’Nënë, baba !’’. Vështroj nga
ballkoni i shtëpisë sime foletë e zogjëve…Edhe aty s’dëgjoj këngën e tyre si më
parë. Kanë kohë që janë kthyerë në folezat e tyre pranverore të ngritura në
çatitë e ballkonet të shtëpive të lagjes sime. Edhe aty dëgjoj të qara
cicërimash zogjësh të të vegjëlve, sepse heshtja dhe të mbyllur në foleza nga
covid-19, ua ka prishur ritmin e jetës dhe të këngës bashkë me lulet e majit.
Dielli i ngrohtë pranveror i majit
‘’puth’’ çatitë e shtëpive e përkëdhel
zogjtë nëpër fole. Kënga e tyre bashkohet me aromën e luleve të saksive në
ballkonet e shtëpive, të pallateve, të lëndinave,…por edhe me zërat e fëmijëve
që s’bashku ia marrin këngës së jetës si vetë lulet e bukura të majit. Rrezet e
diellit na buzëqeshin të gjithëve duke pirë lotin e gëzimeve të yjeve atje në
qiellin e kaltër.
Durrës, 24 Maj 2020