Kerko: a
Dedë Preqi: Kujna i rrëshqiti goja pa u krye loja
E shtune, 23.05.2020, 12:28 PM
KUJNA I RRËSHQITI GOJA PA U KRYE LOJA
Nga
Dedë Preqi
Disa
media të vendit sikur u zgjuan para mëngjesit të hershëm për ta dhënë lajmin më
të pritur, duke nxituar kush më i pari, se
Gjykata Kushtetuese, vendosi në favor të presidentit, që do ti hapte
rrugë LDK-së, për të formuar qeverinë e re në Kosovë.
Të
gjithë e dinë se afati i vendimit të Kushtetutës, për dekretin e presidentit
është fundi i majit, mirëpo për çudi, lajmet e parakohshme dhe informacionet e tilla sikur e kanë një
domethënjë shqetësuese, për faktin se,
Gjykata Kushtetuese duhet të jetë një Institucion i pavarur.
Mjafton
të shohim me kujdes rrolin e Kushtetutës, shprehimisht natyrën e
kushtetushmërisë së saj, në çastin më delikat dhe të rëndësishëm për vendin,
por edhe për zotërimin e saj përballë sfidave dhe përballë atyre që i vëjnë vetës detyrë dhe
pretendojnë që ta përvetësojnë.
E
gjithë kjo nënkupton se Kushtetuta e Kosovës, është Institucioni më lartë i
drejtësisë së këtij vendi, e cila duhet të mbërrijë te zotërimi i vet në
kuptimin më të plotë të drejtësisë së një vendi, dhe duke mbetur në një
marrëdhënie bindjeje ndaj popullit dhe në shërbim të tij.
Është
interesant se, kujna në këto momente i rrëshqiti goja pa u krye loja, që të
jepte një lajm të kësaj natyre, apo në favor të dekretit të presidentit Thaçi,
kur dihet afati i çastit të kumtit të saj, të cilin afat e ka caktuar vetë
Gjykata Kushtetuese.
Apo,
përpunimi i këtij trillimi nxjerr një supozim të një interpretimi psikologjik,
për të matur impulsin dhe reagimin e qeverisë në detyrë me kryeministrin Albin
Kurti, i cili është deklaruar se, Gjykata Kushtetuese, është Institucion i
pavarur dhe Institucioni më i besuar i vendit, të cilën do ta respektojmë.
Thuhet
se, njerëzit e gjitha kulturave të ngritura kanë qenë të suksesshëm përshkak se
kanë qenë të ndërgjegjshëm ndaj detyrave të shtetit, por gjithnjë e kanë pasë
brengën dhe kanë folur për rrezikun e pushtetëve dhe shmangien e këtij rreziku
me një vetëbesim, vetëpërmbajtje dhe drejtësi.
Është
e qartë se dikujna po i ngutët të krijoj pushtet në Kosovë, padyshim se në rend
të parë duhet të tregohemi të përmbajtur dhe fjalën të ia lëmë drejtësisë, duke
mos e përçmuar fjalën e saj, për këtë arsye dhe pa natyrshëm shpeshherë njeriu
i pa arsyeshëm i kundëvihët njeriut të arsyeshëm.
E
kanë gabim të gjithë ata që mendojnë dhe bëjnë përpjekje për të fituar teren
dhe për të treguar se kush është më i forti brenda kësaj shoqërie dhe kinse për të krijuar
njëfarë rregulli përmes bërrylave, e cila po e humbë kuptimin e vet në ecurinë
e kohës, dhe nuk ka ndonjë shoqëri tjetër në rajon dhe më largë që një model të
tillë do na lakmojnë.