Kerko: a
Nebil Çika: Genta! Nise nga Gramozi!
E enjte, 14.05.2020, 01:06 PM
GENTA! NISE NGA GRAMOZI!
Nga
Nebil Çika*
Kuvendi
i Shqipërisë, përmes një projekt-rezolute të posaçme, i kërkon Autoritetit për
Informimin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, që drejtohet nga Gentiana
Sula, që gjatë këtij vitit të zbulojë vendvarrimet e personave të zhdukur nga
regjimi komunist gjatë periudhës së diktaturës. Sipas dokumentit nga 11 detyra
që Kuvendi i ka lënë Autoritetit të Dosjeve për vitin 2020, dy detyra kanë të
bëjnë me gjetjen e varreve të të zhdukurve si dhe me zbulimin historisë së
tyre, qe është edhe problemi me i madh yni si ish te përndjekur politike
antikomuniste. Me këtë rezolute te firmos nga kreu i kuvendit Gramoz Ruci , ish
ministri i brendshëm i fundit i diktaturës komuniste AIDDSH tani ka mundësinë
reale të hetoje ata qe me pare e kishte te pa munduar, autoret e krimeve te
komunizmit qe fshihen pas imunitetit zyrtar njeri prej te cilave është vete
kreu i Kuvendit. Mendoj se është gjeja me normale qe znj. Genta Sula të nis
zbatimin e kompetencave te reja duke filluar se pari nga vet Gramoz Ruci ; Së
pari duhet ti kërkoni atij të tregoje ku i ka varrosur apo fshehur eshtrat e te
varreve dhe te zhdukurve gjate periudhës kur ishte ministër i bindeshim i
komunizmit si dhe gjatë periudhës kur ishte sekretar i pare i PPSH ne Tepelene
. Ju e dini qe asnjë arrestim apo ekzekutim politik nuk behej pa firmën e
sekretarit te pare të PPSH te rrethit ?!
Se
dyti duhet te hapni dhe te bëni publikë dosjen e tij te sigurimit te shtetit.
Publiku ka te drejtën te dijë zyrtarisht qe Ruci , numri 2 i shtetit shqiptar
është autor i krimeve te komunizmit , krime kundër njerizimit dhe gjenocid, jo
vetëm si ministër e drejtues i lart komunist por edhe si bashkëpunëtor i
sigurimit te shtetit , dosje qe nga informacionet e mia ju e keni ne
dispozicion . Pas kësaj projekt –rezolute ,të firmosur prej tij , ju keni te
drejtën te anashkaloni pengesat ligjore qe nuk u lejojnë ta bëni publik dosjen
dhe faktin qe ai e ka nisur karrierën e tij kriminale si spiun sigurimit.
Zbardhja publike e dosjes se Rucit është me rendësi te veçante jo vetëm për të
përndjekurit politikë antikomuniste por për gjithë opinionin publik . Ne se nuk
e nisni me rucin e gjithë kjo do te jete e do te ngelet propagandë e demagogji
si te gjitha ligjet e aktet qe ka nxjerre ky kuvend për krimet e komunizmit dhe
dënimin e ndëshkimin e autoreve të tyre .
Znj.
Sula !
Nga
bisedat qe kemi bere bashke me te drejte ju keni shtruar problemin me te madh
qe ka ligji mbi te cilin funksionin institucioni juaj ; Ndalimin me ligj te
hapjes se dosjeve për te gjithë politikanet e zyrtaret e shtetit qe kanë marrë
vërtetim te pastërtisë se figurës nga komisionet “Mezini” e “Bezhani” . Ne te
di e dimë mire qe shume prej këtyre vërtetimeve janë dhënë, ne shkelje te
ligjit pasi ne dosjet e sigurimit ata figurojnë punëtorë apo bashkëpunëtorë te
Sigurimit siç janë p.sh rasti i Rucit , Brahos e te tjerë anëtarë te parlamentit
,qeverisë , drejtësisë dhe institucioneve te tjera .
Nga
kjo projekt –rezolutë ju keni fituar të drejtën ligjore kërkoni ndryshime ne
kuadrin ligjor :
“Pika
10- Të propozojë ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor të cilat ndikojnë në
përmbushjen me sukses të misionit të AIDSSH-së dhe krijojnë mundësinë për një
produkt sa më cilësor në veprimtarinë e përditshme të institucionit.”
Qe
do te thotë se keni marre dritën jeshile ta rezoni këtë barrierë ligjore dhe te
tjera qe ju pengojnë ne zbatimin e ligjit për hetimin dhe publikimin e krimeve
te Sigurimit te Shtetit dhe autoreve te tyre .
Shpresoj
shume qe kjo rezolute do te mund te ndihmoje për te zhbllokuar e përshpejtuar
punën tuaj me rendësi specifike për ne .
Detyrat e Kuvendit për
Autoritetin e Dosjeve sipas projekt rezolutës
1.
Të japë kontribut konkret dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe faktorët
e shoqërisë shqiptare në mënyrë që mbështetur në dëshmi dhe dokumente arkivore
mbi krimet e komunizmit, të zbulohen histori të të zhdukurve dhe hidhet dritë
mbi figura dhe personalitete frymëzuese, të panjohur më parë për shoqërinë
shqiptare si dhe të ndërmarrë nisma konkrete për nderimin e Viktimave të
Regjimit Totalitar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme në përkujtim të
tyre.
2.
Të mos mjaftohet vetëm me dërgimin e kërkesës bashkive përkatëse por të ndjekë
në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e procesit dhe zbatimin nga ana e bashkive të
ndryshme shënjimin e vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve në territorin e
saj administrativ dhe njëherazi, të vendosë në mbrojtje (mbikëqyrje të posaçme)
vendet e internimit, kampet e punës dhe burgjet e rrëgjimit komunist konform
edhe Rezolutës përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe të bëjë propozime konkrete
për përmirësime ligjore për të koordinuar më mirë punën mbi të zhdukurit, mes
institucioneve, qeverisjes vendore, prokurorisë dhe familjeve.
3.
Duke qenë se krijimin i një arkivi të vetëm të gjithë dokumenteve të
ish-Sigurimi i Shtetit, është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë
historike kombëtare, dhe vijon të mbetet një ndër sfidat e rëndësishme te
Autoritetit pasi procesi i marrjes në dorëzim të dokumenteve të ish-Sigurimit
të Shtetit nga ASMB (Arkiva e Sistemit të Ministrisë së Brendshme) është
pothuajse i bllokuar që nga muaji maj 2019, ndërkohë që edhe veprimtaria e
AIDSSH varet dhe bazohet në dokumentet arkivore, AIDSSH të marrë masa që për
zgjidhjen e kësaj situate, krahas vijimit të komunikimit me Ministrinë e
Brendshme të shfrytëzojë “Platformën Ndërinstitucionale Online” të ngritur nga
Kuvendi i Shqipërisë e cila është në dispozicion të institucioneve të pavarura
si një mjet i ri i cili synon rritjen e autoritetit të Institucioneve të
Pavarura si dhe përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë si katalizator ndërmjet
institucioneve të pavarura dhe atyre qeveritare.
4.
T’i kushtojë një rëndësi të veçantë digjitalizimit të dokumenteve arkivore duke
mbajtur në vëmendje që formatet përkatëse të jenë të përshtatshëm (compatibel)
për ngritjen e një Data Baze të kompjuterizuar nëpërmjet së cilës, përdoruesit
do të kenë mundësi kërkimi dhe shfrytëzimi të dokumenteve arkivore të krijuara
nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit, në të njëjtën kohë digjitalizimi i
dokumenteve arkivore ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe në sigurinë e
dokumenteve origjinale dhe ruajtjen e tyre nga dëmtimi.
5.
Të intensifikojë bashkëpunimin në forma të ndryshme me shoqatat e ish të
përndjekurve politike, në mënyrë të veçantë me të mbijetuar (ish të përndjekur)
të regjimit komunist të cilët janë dëshmitarë të gjallë të krimeve të kryera
gjatë periudhës së errët komuniste me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin
qytetar për kujtesën e viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare,
përkujtimin dhe vlerësimin e të zhdukurve, nderimin e të mbijetuarve si dhe
marrjes së dëshmive dhe fakteve lidhur me vendvarrimeve të mundshme të të
pagjeturve.
6.
Të bëjë propozime dhe ndryshime të nevojshme në mënyrë që vendimet e marra të
jenë sa më të drejta dhe ku të jenë të përfshira në mënyrë sa më të saktë të
gjitha të dhënat mbi subjektet përkatës.
7.
Inkurajon AIDSSH që krahas vijimit të aktiviteteve e botimeve të gjejë mundësi
dhe rrugë të reja bashkëpunimi me qëllim rritjen e ndjeshmërisë publike ndaj
krimeve të komunizmit në ndihmë të shoqërisë e brezave të rinj, si dhe rritjen
e transparencës dhe sqarimit të opinionit publik lidhur me këto krime.
8.
Të organizojë më mirë punën për realizimin në kohë të procedurave të prokurimit
në mënyrë që fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për investime të
shfrytëzohen plotësisht, dhe në të njëjtën kohë inkurajon AIDSSH që të vijojë
përpjekjet për gjetjen e donatorëve të ndryshëm që janë të gatshëm të
financojnë projekte në këtë fushë.
9.
Pas miratimit dhe vënies në dispozicion, në tetor 2019, të një shtese prej 10
punonjësish të rinj AIDSSH të vijojë pa humbur kohë procedurat e rekrutimit për
plotësimin e të gjithë vendeve vakante në strukturë gjë e cila do ketë një
ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, uljen e
kohës së pritjes dhe radhëve të gjata me të cilat Autoriteti është përballur
për shkak të funksionimit me staf të paplotësuar.
10.
Të propozojë ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor të cilat ndikojnë në
përmbushjen me sukses të misionit të AIDSSH-së dhe krijojnë mundësinë për një
produkt sa më cilësor në veprimtarinë e përditshme të institucionit.
11.
Të punojë për organizimin e veprimtarive të rëndësishme, sipas kalendarit të
kujtesës, të mbështetura nga bashkëpunëtorë dhe institucione të memories, duke
i propozuar Qeverisë Shqiptare vendimet përkatëse për projektin dyvjeçar
Demokraci 30.
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike
të Shqipërisë
Marrë nga gazetaminerva.com