Kerko: a
Shefqet Dibrani: Kolona e Pestë (3)
E enjte, 14.05.2020, 09:27 AM
Fejton (3) KOLONA E PESTË -
(Fünfte Kolone / Fifth Column)
Shkruan: Shefqet
DIBRANI
KOLONA E PESTË KUNDËR PAKTIT NATO
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britani
e Madhe, Kanada dhe SHBA, si Kolonë të Pestë, i konsideronin kryesisht
të huajt, që operonin për idealet e Marksizëm – Leninzmit, po sidomos për
ideologjinë sovjetike, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore,
Bashkimi Sovjetik dhe përgjithësisht Pakti i Varshavës, duke përfshirë edhe Jugosllavinë,
i kanë trajnuar strukturat e tyre komuniste dhe zyrtarët shtetëror për të
mbajtur pushtetin, për t’i zbatuar politikat ideologjike në njërën anë, e në
anën tjetër i dërgonin ata zyrtarë komunist si emisar ideologjik në vendeve
perëndimore. Veprimtaria e tyre kishte të bënte me pengimin, sabotimin ose
shkatërrimin e objekteve strategjike, kryesisht ato që kishin të bënin me
NATO-n.
Në Bashkimin Sovjetik dhe në Jugosllavi,
fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kishte nisur trajnimi i Njeriut
të ri komunist, të cilët pastaj rekrutoheshin nëpër republikat jo
sovjetike, ndërsa Jugosllavia Socialiste Federative, në republikat jo serbe, po
sidomos në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, e cila në të gjitha hallkat
e sistemit, kontrollohej nga oportunizmi federal dhe radikalizmi serb, veprim
që dukej të ishte mirë i koordinuar, pasi lartë oportunistët heshtnin, sidomos
kur vrazhdët radikalizmi serb vepronte. Detyrë parësore e strukturave
udhëheqëse të LKJ-së në Kosovë ishte sabotimi i sistemit të vetëqeverisjes
socialiste, që kishte nisur të jepte frytet e veta në atë siç konsiderohej “Rilindje
Kulturore”, që pat ndikim pozitiv në Kosovën e viteve 1970 – 1980[1].
Padyshim grupe që bënin rezistencë antikomuniste në
shtete komuniste ishin të shumta, ato në një mënyrë edhe mbështeteshin ose
përkraheshin nga vendet e Paktit të NATO-s. Prandaj Bashkimi Sovjetik dhe
Jugosllavia, ato grupe i konsideronin si “Kolonë e Pestë”, kundrejt të
cilave zbatohej dhunë fizike dhe ideologjike me përmasa çnjerëzore.
KOLONA E PESTË NË KOHËN E LUFTËS SË FTOHTË
Format e veprimit të Kolonës së Pestë, kanë
ndryshuar, kanë evoluar, sipas vendit dhe rrethanave. Ta zëmë gjatë Luftës së
Ftohtë, veprimtaria e këtyre formacioneve, ndoshta për tu kontrolluar nga vet
perëndimi, është e theksuar edhe në Konventën e Gjenevës, e cila për nevoja të
Evropës dhe Amerikës, lejonte të ndihmoheshin këto formacione, qoftë duke i
pranuar në strehim politike dhe duke ua mundësuar organizmin ideologjik, që
ishte kryesisht i orientimit “Marksist-Leninist”, në kohën kur vet këto vende,
me ligjet e tyre e kishin ndaluar veprimtarinë e Partive Komuniste,
shembulli i Zvicrës me Partinë Socialiste të Punës, veprimtaria e së
cilës, dihet se është ndaluar me miratim të Parlamentit Shtetëror Zviceran, më
19 nëntor 1940.
Gjermanët, në fjalorin e tyre gjuhësor e shpjegues
dhe interpretues, e saktësojnë më mirë se “Kolona e Pestë” është grupim
politik jo i rregullt, të cilat zakonisht bashkëpunojnë me armikun e vendit të
tyre. Ky shpjegim zë vend në rastin e Kosovës, qoftë tani në kohë paqeje, por
edhe gjatë luftës së UÇK-së, formacionet e së cilës kanë arritur për t’i
identifikuar si kolaboracionist dhe bashkëpunëtor të sistemit paraprak .
Çuditërisht djemtë e tyre janë drejtues të TV-ve private, që me emisione
speciale kanë akuzuar rëndë UÇK-në, ndërsa mediat e supozuara se udhëheqen nga Kolona
e Pestë, kryqëzuan një zyrtar të Albin Kurtit, duke i harruar shpifjet dhe
akuzat që vet i kanë prodhuar kundër UÇK-së. Ato emisione janë emituar
publikisht dhe si dokumentar me të dhëna skandaloze kundër UÇK-së, qarkullojnë
edhe në rrjetin social YouTube[2], duke mbajtur firmën e personave të
caktuar. Por ishte befasuese se si u atakua publikisht vetëm Shkëlzen Gashi, jo
pse tha gjë të re, por vetëm pse ishte këshilltar i Kryeministrit në Detyrë.
Për tu bërë rasti edhe më skandaloz lajmi sikur është dërguar për përpunim në
qendrën e Kolonës së Peste në Beograd, dhe nga atje pastaj i rikthye me
yrysh në Kosovë, tamam sikur të ishte Virusi Korona COWID-19, për të bërë
kërdinë e luftës speciale.
Për disa ditë ky lajm mbuloi TV-të në Kosovë, duke
u klasifikuar si dëm shumë i madh që Qeveri në Detyrë ia bëri Kosovës, por
askush nuk e tha se ky skandal mbante firmën “T7”, të Berat Buzhallës,
prindi i të cilit është akuzuar nga UÇK-ja, ndërsa eksponenti në fjalë, është
shumë i pasur, madje flitet se është milioner,[3]prandaj si duket e ka detyrë
për t’i çoroditur veprimet politike të gjithë secilit që mund të vjen në
pushtet. Fatkeqësisht skandali në “TV-T7”, nuk i shqetësoi as institucionet
përkatëse të sigurisë kombëtare, as asociacionet humanitare dhe as ato për
gazetari profesioniste, të cilat si duket kanë rënë pre e Kolonës së Pestë
mbi mediat në Kosovë.
Për fat të keq, në paqen e tanishme e cila është
mjaftë e brishtë, më kollaj po veprojnë si formacione jo të rregullta, siç
duket të ketë vepruar edhe Kolegji Riinvest kundruall LDK-së. Madje me
kalimin e kohës, u pa se kanë bërë përpjekje për ta tjetërsuar e transformuar
LDK-në në LIDHJA, pasi më parë, tërë elitën intelektuale dhe themeluesit
e LDK-së i kanë futur në karantinë. Shikuar nga ky prizëm, duket se nuk ka
veprim më subversiv dhe më identik në mes Luftën Civile Spanjolle për ta
pushtuar Madridin, dhe pushtimi i LDK-së nga brenda, pikërisht nga strukturat:
I ashtuquajturi “Brezi i Republikës” dhe “Kolona e Pestë nga
Riinvesti”.
Veprimtaria e grupeve dhe formacioneve jo të
rregullta që vepronin sipas metodologjisë së Kolonave të Pesta, na janë
të njohura edhe kundër Amerikës, sidomos në kohën e luftës për armatim që
zhvillohej, pas viteve të shtatëdhjeta. Ndoshta do të ishte me interes sikur të
dihej më shumë për veprimtarinë e grupeve palestineze në Kuvajt gjatë vitit
1991, pasi mënyra e veprimit të tyre është kategorizuar si Kolonë e Pestë,
dhe është klasifikuar nga aspekti profesional “si mirëseardhje e zemëruar e
palestinezëve në Kuvajt”, storie kjo e trajtuar në analiza të ndryshme për
Luftën e ashpër në vitin 1991 në Kuvajt[4].
Në anën tjetër studiuesit e teorive të komploteve
Globale, dyshojnë se edhe Pandemia COWID-19, është pjesë e Komplotit
Botërorë[5], d.m.th. se rasti me Pandeminë COWID-19, sipas teorive
konspirative dyshohet të jetë pjesë e komplotit Anti-Evropë dhe Anti-Amerikë,
veçanërisht tashti kur mosbesimi ndërmjet shteteve e kontinenteve është rritur.
Prandaj për një çast, ne po shkëputemi nga këto teori të Komplotit Botëror, për
të krahasuar mosdurueshmërinë e brendshme në Kosovë, si pjesë e mundshme e
Komplotit që LDK-ja, në kohë Pandemie ia bëri LVV-së, duke rrëzuar Qeverinë,
madje duke rrezikuar edhe ekzistencën e shtetit.
Të gjitha teoritë konspirative të analistëve
televiziv do të zhveshën, kur dëgjojmë akuzat e udhëheqjes së LDK-së se: LVV-ja
qenka Organizatë kaq e kaq kriminale(?!) dhe aq më keq edhe antiamerikane?! (Ne
mendojmë se edhe sikur të ishte ashtu, nuk do të duhej të shpallej nga vet
shqiptarët, ashtu siç kanë vepruar analistët, mediatistët dhe profesorët, madje
edhe kuadër të trajnuar në Riinvest, që ishin dikur këshilltar i Isa Mustafës
sa ishte Kryeministër) [6]. Konspiracioni nuk e tha pse LDK-ja kur e ka ditur
se kush është Albin Kurti dhe LVV-ja, paska pranuar të futet në Koalicion për
të formuar Qeverinë me LVV-në, në të kundërtën hapen dilemat se paska veprime
të fshehta e konspirative, që klasifikohen me terma e doktrina si të Kolonës
së Pestë?! Këto konspiracione janë me rreziqe pasi prodhojnë kriza afatgjate.
Sigurisht koha do ta dëshmojë se Kolona e Pestë qoftë në TV-të e Kosovës
ose përbrenda vet LDK-së, kanë mision agresiv antiamerikan, dhe duke pasur
simpati për dominimin e mundshëm sovjetik në Ballkan, janë në gjendje të
prodhojnë kriza të tjera, duke shfrytëzuar situata të jashtëzakonshme, siç
ishte rasti në kohën e pandemisë me Virusin COWID-19.
Ta akuzosh me shprehje kaq kriminale LVV-në, siç po
veprojnë analistët dhe sharlatanët e shumtë politik, kryesisht ata të ardhur në
LDK nga Riinvesti, është mbase papërgjegjësi totale, pasi po këta deri dje
deklaronin se koalicioni LVV & LDK është “Koalicion i Shpresës”. Ndryshimi
për 180 gradë, nuk mund të kualifikohet ndryshe vetëm si KOLONË E PESTË,
e cila në kohë Pandemie me Virusin Korona, COWID-19, paskan pasur mision
për të kërkuar Mocion mosbesimi ndaj vetvetes, në një situatë kur i tërë
Globi ishte fokusuar në luftimin kundër Pandemisë COWID-19. Në vend se LDK-ja,
të priste deri tashti ose të paktën ta shtynte Mocionin edhe një muaj, për të
iniciuar pastaj mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti, LDK-ja ia vuri vetës një njollë
që nuk mund ta heq kurrë. E sikur “durimi i Ibrahim Rugovës”, të futej në
funksion, dhe të pritej të kalonte kriza me Pandeminë, e tërë rrjedha e
proceseve do të merrte konotacione të tjera dhe do të interpretohej më ndryshe,
sikurse edhe pesha e imazhit negativ për Kosovën nuk do t’i kishte pasojat me
këto përmasa negative.
Si duket, Kolonës së Pestë, e futur në
LDK-së, nuk i mjaftoi për t’ia vënë vetës një njollën e zezë e cila në analet e
historisë së Kosovës do të shkruhet se: “LDK-ja, në kohë pandemie shkarkoi
qeverinë, pjesë e së cilës ishte vet”.Padyshim, kësaj klime i kanë
paraprirë mediat dhe Televizionet që udhëhiqen po ashtu nga një mentalitet i
ngjashëm që duket sikur të ndikohej nga Kolonë e Pestë, krejtësisht e
shkëputur nga Klanet e Riinvestit, por ngjarjet rrodhën sikur të ishin
të koordinuara, ndërsa Mediat u treguan të ashpra, thuaja se ishin prokuroi e
gjyqësi e proceseve, duke akuzuar e denoncuar pa kritere, madje duke shpifur
kundër gjithë të tjerëve, për t’ia mbuluar turpin e zi Kolonës së Pestë,
e cila tashmë dihet se është futur si togë e çrregullt në turpin e LDK-së.
Në këtë vazhdë të degradimeve mediatike, mund të
kategorizohen edhe disa “prof. dr. Universitar”, të cilët solidarizimin
e tyre të pashembullt po e bëjnë duke u çaraveshur, ose duke ua shpërndarë
shkrimet mercenarëve e tradhtarëve analfabet, madje edhe atyre që para pak
kohësh i kanë kritikuar ose janë distancuar nga veprimet e tyre. Kjo ç’thurje
morale do t’i ketë edhe pasojat e veta, ashtu sikurse mendohet se shantazhi që Kolona
e Pestë ia bëri Kosovës, duke rrëzuar Qeverinë në kohë pandemie, padyshim
se do t’i kuptojmë ma vonë. Për një parti institucionaliste dhe shtetformuese,
nuk mund të jetë justifikim se si Qeverisja e vendit ka rënë në duart e Kolonës
së Pestë nga Riinvestit, dhe për më keq kur bubuzhalla dhe kërmilla do ta
përfaqësojnë Kosovën në raport me Amerikën.
Edhe pse në këto vitet e pasluftës, suksesi i Isa
Mustafës ka qenë pushtimi i LDK-së, po sidomos sistemimi i RIINVESTIT në
kryesinë e partisë dhe nëpër strukturat vartëse të saj pa qenë asnjëri më parë
në LDK. Sivjet Kosova shënoi edhe një rast unikat dhe të papërsëritshëm në
nivel Globi, rrëzimi i Qeverisë në kohë Pandemie, kurse LDK-ja është shembulli
më unikat, në krejt botën demokratike, për ardhjen në krye të saj, i një
teknokrati komunist, pa qenë kurrë më parë anëtar i saj. Pra për këto dhjetë
vjet, Isa Mustafa ka rekrutuar tërë stafin e Riinvestit dhe rrugaçët e Organizatave
Proletare, të cilët janë formacione jo të rregullta në LDK, prandaj
kategorizohen si Kolonë e Pestë, e dëmshme dhe me pasoja, tamam ashtu
siç po e vërteton koha, ata që nuk i kanë respektuar rregullat e brendshme për
zgjedhje, me të njëjtin pasion nuk respektojnë asnjë rend, ligj e kushtetutë që
ka Kosova, (rasti i zgjedhjes Kryeparlamentar, Asociacioni i Komunave Serbe,
falja e Qakorrit etj.).
Tashmë të veshur me petkun demokratik të LDK-së, Kolona
e Pestë, duke i shkelur të gjitha procedurat statutare e demokratike për
avancim të brendshëm partiak, dhe duke i shkelur të gjitha etikat humane në
kohë pandemie kanë shkarkuar Qeverinë, përkatësisht vetveten, kanë nisur
krijimin e Qeverisë me Listën Serbe duke nominiuar Abdullah Hotin për
kryeministër, në kohën kur elektoratit ia kanë prezantuar një kandidate tjetër.
Këtij standardi të dyfishtë, nuk po i thonë ndal as strukturat e
partisë, as ligjet e Kosovës, por të gjithë janë nënshtruar pa kushte?! Ndërsa
ajo struktura që nuk i jështë bindur despotit, është përjashtuar, është lëçitur
dhe është diskredituar. Kështu mund të veprojnë vetëm Kolonat e Pestë,
duke marshuar me shkelje kushtetuese siç i ka bërë vet Isa Mustafa, madje duke
përftuar edhe grada akademike të dyshimta. Por mos ndalja e kursit shkatërrues
kundër Kosovës do të ketë pasoja, pasi si duket këto veprime duhet të jenë
pjesë e agjendës ditore që ka Kolona e Pestë, e cila mbështetet dhe
përkrahet nga analist dhe mediat private dhe publike që operojnë në Kosovë.
Vijon...
Burimet:
[1] Në periudhën 1970-1980 jo vetëm në aspektin e
zgjerimit të autonomisë, por në Polinezia të Francës, kanë filluar institutet e
tjera kulturore, të ngjashme me ato në “Rilindjen Kulturore në Kosovë.
[2] #ZonaExpress: "Gjahu në UÇK" (Pjesa e
parë): https://www.youtube.com/watch?v=91Vch9sTGks
- #ZonaExpress, "Gjahu në UÇK" (Pjesa e dytë): https://www.bing.com/videos/search?q=gjahu+n%c3%ab+u%c3%87k+pjesa+e+dyt%c3%ab&docid=607991803463929226&mid=6174DE37D23AB2DCB2526174DE37D23AB2DCB252&view=detail&FORM=VIRE
[3]
Portali “Veriu.info”, 18 qershor 2014, ia ka publikuar Berat Buzhallës
pasurinë: “Ja pasuria e Berat Buzhalës (foto dokument)”, por sado që këto
publike kanë mbetur në kujtesën e popullit, ai ka arritur t’i shlyen nga
interneti. https://www.facebook.com/veriuinfo/posts/528113850650468/
- TELEGRAFI.COM, 20.06.2014, “Deputetët ‘Super’ milionerë”: https://telegrafi.com/deputetet-super-milionere/,
Shkruan se Berat Buzhala, Deputet i PDK-së, ka pasuri të paluajtshme: Shtëpi
dhe truall, 350 mijë euro, tokë, 300 mijë euro, shtëpi, 70 mijë euro. Pasuri
e luajtshme: Veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh. Para të gatshme:
14 mijë euro. Detyrime financiare: 164 mijë euro kredi. Të ardhurat
vjetore: 43 mijë e 500 euro. Televizionin T7 dhe ...
[4] Ulrich Schmid, NZZ, Kuwait15.12.2015,
“Vertreibung aus dem Ölparadies”: https://www.nzz.ch/international/naher-osten-und-nordafrika/vertreibung-aus-dem-oelparadies-1.18663060
Wikipedia, „Vertreibung der Palästinenser aus
Kuwait 1991“: https://de.wikipedia.org/wiki/Vertreibung_der_Pal%C3%A4stinenser_aus_Kuwait_1991
[5] “Welche Verschwörungstheorien das Video
„Plandemic“ über das Coronavirus verbreitet”, https://www.deutschlandfunk.de/covid-19-welche-verschwoerungstheorien-das-video-plandemic.1939.de.html?drn:news_id=1129524
[6] Faton Abdullahu: "Trump dhe Grenelli po e
mbrojnë Kosovën nga Qeveria Kurti", Infoline News, 8. Mai 2020: https://infoline-news.com/faton-abdullahu-trump-dhe-grenelli-po-e-mbrojne-kosoven-nga-qeveria-kurti/