Vërtetësi
KryeKazani
E premte, 08.05.2020, 04:42 PM
Lideri Suprem, Edi Rama e terhoqi padine kunder gazetes gjermane Bild, e cila e akuzonte per korrupsion, per blerje/vjedhje votash etj. Kjo, ne fakt, nuk ishte akuze, ishin pergjime me audio, ishte dhe eshte FAKT.
Arsyetimi
i shokut Rama ne televizionin Syri, Cim Peka Live: Nga gjyqi jam terhequr vete, pa bere asnje bisede mbi ceshtjen ne fjale
me shefat editorialiste te Bild-it, sepse nga atmosfera, nga mardhenja qe kam
krijuar me ta, m'u duk e pamotivuar brenda meje qe te vazhdoj te bej nje beteje
me gazeten e tyre’’.
Pra,
The Supreme Leader eshte ndikur nga ‘’atmosfera’’.
Ekziston nje idiot i tille ne boten shqiptare qe te marre seriozisht arsyetime
te tilla?!
Edi
Rama ishte dhe eshte fajtor, prandaj u terhoq. Pike.
Gazetari
i njohur, ndoshta me i ndershmi ne dekaden e fundit, Ylli Rakipi me emision e
tij ‘’Te paekspozuarit’’, ekspozoi kurrupsionin shteteror dhe humbi vendin e
punes. Gjykojme qe ‘’Te paekspozuarit’’ ishte emisioni me i rendesishem per
qytetaret shqiptare dhe ishte humbje e madhe per gazetarine e ndershme. Mbyllja e emisioneve te tilla ndodh vetem ne
vendet e botes se trete, ku lideri suprem zoteron gjithcka.
Largimi
i Rakipit nga News24 u shoqerua me mberritjen e Sokol Balles, gjoja per t’i dhene
nje dimension te ri televizionit. Ky i fundit eshte nje partizan besa-bese i
liderit suprem, por fatmiresisht drejton nje nder emisionet e ndjekura me pak
ne trojet shqiptare.
Adi
Krasta, nje nder legjendat e gjalla te gazetarise, ishte gazetari i dyte me kritik i pushtetit.
Sigurisht… e larguan nga puna.
Nje pjese e medias eshte Kazan (kryesisht mediat qe largojne nga puna gazetaret kritike) dhe ka te drejte kryeministri, megjithate jane kazane te vegjel brenda KryeKazanit, i cili, pa as me te voglin dyshim, eshte Edi Rama.