Kerko: a
Skënder Kapiti: Qeveria Kurti përballë epidemisë politike
E marte, 05.05.2020, 09:39 AM
Qeveria KURTI përballë epidemisë politike të korrupsionit e hajnisë si dhe pandemisë së Koronavirusit
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Populli
i Kosovës ia besoi KURTIT qeverisjen për ta “shëruar” demokracinë, drejtësinë,
shtetin dhe shoqërinë. Mirëpo elita apo establishmenti i vjetër politik i
baltosur dhe i sëmurë nga “epidemia” e krimit, hajnisë, korrupsionit, tradhëtis
dhe e injorancës e shfrytëzoi edhe
krizën e pandemisë botërore të
koronavirusit si një sëmundje shtesë për ta neutralizuar vaksinën shëruese
kundër krimit, kurrupsion dhe të hajnisë të cilat e kishin paralizuar
funksionimin e demokracisë, ligjit dhe të shtetit të Kosovës.
Qeveria
KURTI ka përballë edhe politikën e vjetër në Shqipëri e cila djallëzisht
qëndron “indiferente” ndaj krizës politike në Kosovë, pasi politikës së vjetër
dhe politikanëve të Tiranës si pozitës ashtu edhe opozitës u interson që të mos
jetë në pushtet në Kosovë politika e re e KURTIT dhe VETEVENDOSJA. Kjo, sepse
edhe në Shqipëri nga elita politike dhe establishmenti politik vëndi ka pësuar
vetëm korrupsion, papërgjegjshmëri, vjedhje, abuzim, varfëri, eksod, papunësi;
pra, vetëm dështime.
Qeveria
KURTI ishte shpresë lirie, dinjiteti, personaliteti, ripërtëritjeje vlerash e
morali kundër errësirës që eklipson modernitetin, kundër “inkuizicionit”
politik modern, kunder korrupsionit,
parazitëve të politikës e pushtetit. Politika e KURTIT një politikë kundër
hajnisë dhe krimit, kundër manipulimit e trafikimit demokratik.
Qeveria
KURTI ishte herezi për politikën dhe politikanët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë
e kudo, dhe prandaj kundër saj u orgnizua një grusht shteti parlamentar që çoi
në rrëzimin e saj. Madje qeveria KURTI ishte edhe shpresë ndryshimi edhe më
gjërë për rajonin, Ballkanin. Dhe prandaj ajo ishte në mospajtim me politikën e
errët të elitave të vjetra politike në Ballkan.
Grushti
i shtetit që ndodhi në Parlamentin e Kosovës ishte një manipulim i pështirë dhe
i neveritshëm me demokracinë kundër legjitimitetit demokratik dhe verdiktit të
popullit të Kosovës, ishte një mohim i zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 6
Tetorit 2019.
Këtë
grusht shteti e ka dënuar ashpër populli dhe opinioni publik i gjërë në Kosovë,
gjë që tregon se populli i Kosovës është disa hapa përpara edhe në krahasim me
vëndet e demokracive perendimore të cilat në ndonjë rast edhe e kanë mbështetur
rrëzimin e qeverisë Kurti, në disa raste kanë mbajtur qëndrim apatik dhe
indiferent, pavarësisht se edhe e dinë të vërtetën dhe realitetin se çfarë ka
ndodhur, por në shumicën e tyre intelektualë, politikanë,diplomatë dhe shtetarë
europianë e kanë mbështeur qeverinë KURTI ashtu siç e mbeshtet populli shqiptar
ne Kosovë por edhe në Shqipëri e diasporë.
Sot
në Kosovë janë përballë njëra-tjetrës elita e vjetër politike, establishmenti
politik i vjetër që mbron me çdo kusht status quonë, mosndryshimin,
korrupsionin dhe privilgjet e tij kundër elitës së re politike të brezit të ri
të pastër dhe të pa ngarkuar dhe i pashtrënguar nga korrupsioni, krimi dhe as
nga hajnija e injoranca. Këtë e di shumë mirë edhe opinioni publik kombëtar
shqiptar që me siguri do t’i japë grushtin e fuqishëm dhe ndëshkimin e merituar
elitës së vjetër politike. Por tashmë edhe dihet se kush janë kundër Albin KURTIT por edhe kundër Vjosa Osmanit.
KURTI
por edhe OSMANI janë të padëshirueshëm për ata të cilët kishin plane
sekrete për ndarjen e Kosovës; për ata të cilët në kundërshtim me
Kushtetutën kishin përfaqësuar Kosovën në bisedimet Kosovë-Serbi.
Kundër tyre janë të gjithë ata të cilët kanë rënë dakord dhe kanë nëshkruar për
krijimit e minishtetit serb në Kosovë, për Bashkësinë e Komunave Serbe, për
ekstraterritorialitetin dhe për Marrëveshjen e Demarkacionit me
Malin e Zi; kundër tyre është sidomos ai, Presidenti i Kosovës,
i cili është deklaruar bashkë me ata të
padeklaruarit rreth tij të cilët janë për ndryshim të kufijve dhe për ndarjen e
Kosovës.
Kundër
KURTIT janë kundështarët e politikës së reciprocitetit, dhe të jesh kundër
politikës së reciprocitetit je kundër shtetit të barabartë, sovran dhe të
pavarur të Kosovës, dhe prandaj, prej të gjithë këtyre të
tillëve: Kurti , politika, vizioni, patriotizmi, shtendërtimi, përkushtimi dhe
premtimet e tij shikohen si herezi. Kundër Kurtit janë krimi, korrupsioni, hajnija, tradhtia dhe injoranca
të cilat jkanë të fuqizuara e të armatosura me pasuri, pushtet, privilegje dhe
me para.