Kerko: a
Dedë Preqi: Kushtetuese, mos vrit ndërgjegjen tënde ligjore
E marte, 05.05.2020, 11:10 AM
KUSHTETUESE, MOS VRI NDËRGJEGJËN TËNDE LIGJORE
Nga
Dedë Preqi
Ishte
veprim i matur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për të pezulluar dekretin e
kryetarit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili ia dha mandatarin LDK-së, për
formimin e qeverisë së re, që ndoshta
edhe veprim i domosdoshëm për të mos e përshkallëzuar situatën në vend, e cila
si kurrë më parë përkundër gjendjes së pandemisë, LDK, dhe opozita e tanishme
për të grabitur pushtet, sikur e ngarkojnë edhe shpirtërisht qytetarin e vendit
me emocione pseudopolitike.
Kjo
masë e përkohëshme është vlerësuar edhe nga instancat e vendit dhe ato
ndërkombëtare, që ishin të interesuara, apo të përkushtuara ndaj kësaj situate,
por dhe për tejkalimin e tensioneve të mundshme në mes grupeve politike të
vendit, për faktin se, një dekret i tillë, i cili mund të konsiderohet i njëanshëm, i lëshuar nga
kryetari i shtetit, mund ti kushtoj shumë drejtësisë dhe Institucionit të lartë
ligjor të këtij vendi.
Kryetari
i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i shtetit Hashim Thaçi, dy protagonist
kryesor dhe dy skenarist të kësaj mjegulle politike, japin prova të mjaftueshme
për një çëllim të përbashkët dhe të caktuar, duke bërë kompromise të dhimbshme
me votën e popullit të Kosovës, për të shuar vetëm orekset e tyre për pushtet,
njëri përpiqët të merr kryeministrinë dhe qeverisjen e vendit, ndërsa tjetri ,
të vazhdojë mandatin e dytë të pozitës së kryetarit të shtetit.
Nuk
po e kuptojmë, apo nuk duam ta kuptojmë se jemi të rrethuar prej një politike
të keqe që e kemi kultivuar vetë keq, dhe është e pa mundur ti largohemi, nëse
kridhemi edhe më thellë brenda saj, duke menduar se ajo është më e dobishme dhe
më fuqishme, e cila po na grish në vallen e vet dhe po na shtyen më tutje, deri
sa të lodhëmi një ditë dhe ti dorëzohemi, duke rënë në krihët e saj të ftohtë, e kjo është xhelozia ndaj
njëri-tjetrit, e cila po na infekton dhe helmon gjakun shqiptarë.
Zikzaket
e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, tani më janë bërë avantura të njohura, por
edhe bajate, të cilët sikur po e shfrytëzojnë fatalitetin e popullit të vet,
duke u udhëhequr prej dëshirave dhe apetitëve që kanë për pushtet, sikur dhe
kësaj here, që po bëjnë lojen e tyre sa më interesante edhe sa më sfiduese
kundër një rivali politik, Albin Kurtit dhe LVV, duke i konsideruar si njerëzim
të veqantë, apo të ardhur prej ndonjë planeti tjetër.
Skadimi
i pezullimit të këtij dekreti do vie shumë shpejtë, por çfarë hapash do të
ndëmerr Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në lidhje me dekretin e Hashim Thaçit,
apo përsëri do të kthehët në pikën zero, që do të thotë, do kemi pikëpamje dhe
lëvizje që zhvillohen para syve dhe mendjes së këtij populli, që në kuptimin e
funksionimit të Kushtetutës, brenda saj ka një paqartësi apo dikush po loz më
të, duke e interpretuar sipas dëshirave dhe ëndjeve të veta politike.
Gjykata
Kushtetuese e Kosovës, në rastin konkret, ka mundur të ndërmerr një vendim të
prerë dhe të shpejtuar, të mos e lë pezull këtë çështje të prekshme dhe shumë
delikate, por edhe ndjenjat e këtij populli, në mënyrë që të bëjë edhe një
sçarim të nevojshëm për herat tjera si Kushtetuese, të mos bie pre e as një
justifikimi dhe përsonazhi, por me ndërgjegje të kryej punën e vet kushtetuese.
Nëse
interpretimin e Kushtetutës, do e konsiderojmë si frymën fikse të aparatit
ligjor dhe shtetëror, që i përmbush obligimet e veta me opsionin e vetëm, që e
dikton e vërteta ligjore në mënyrë të pa anëshme, andaj në domethënjën dhe
funksionimin real, nuk do ishte e nevojshme përqëndrimi për ti prekur telat e
një fenomeni të këtillë në shoqërinë tonë, sikur do të tingëllonte mirë dhe me
shije, por sëcilës iu ka imponuar pesimizmi prej njerëzve të pa ndergjegjshëm
të këtij vendi.
Prej
gjithë kësaj mjegulle politike në Kosovë, kushtetuesja e ka fuqinë dhe të
drejtën e vet ligjore, që ta kthejë guximin e verbër në rrol të vërtetë, që të
demaskohen heroizmat e rremë, për të cilët me vetëdije dhe pa vetëdije po
flijohet ky popull si skllav i pseudopushtetëve të tyre, duke besuar se një
ditë shumë shpejtë do të ngadhnjejë e drejta, që të dallojmë të vërtetën nga
gënjeshtrat, dhe të përcaktohen kriteret përmes mundit dhe punës nga kjo shoqëri njerëzore, në të cilën njeriu mund të
jetojë ashtu sikur e meriton, në paqë dhe me dinjitet.