Kerko: a
Vahit Nasufi: Prindërit e vetmuar
E shtune, 28.03.2020, 11:28 AM
Vahit Nasufi
PRINDËRIT E
VETMUAR
Vëllezër
e motra të gjakut tim,
Ju
që fëmijët i keni n`mërgim,
Prej
të gjithëve ndjesë kërkoj,
Nëse
dikë e shqetësoj!
Kurrë
nuk kam për ta harruar,
Kur
jetonim të bashkuar,
Ishim
të lumtur dhe të gëzuar,
Nuk
ishim fare të përmalluar!
Në
punë shkonim të gëzuar,
Fëmijët
në shkollë për të mësuar,
Na
kënaqej shpirti si prindër të dyve,
I
kishim fëmijët para syve.
Kur
vinte koha për t`i martuar,
Sipas
traditës kemi vepruar,
Nuse
t`mira kemi marrë,
Martonim
vajzat me djem bujarë.
Për
çdo vjet familja shtohej,
Me
nipa e mbesa shtëpia gëzohej,
Gëzim
më t`madh për ne s`kishte,
Kur
u bëmë gjysh e gjyshe!
Por,
ajo kohë iku shpejt,
Situata
ndryshoi krejt!
Djem
e vajza shkuan n`kurbet,
Morën
me vehte fëmijët e vet.
Hije
t`keqe ka marrë shtëpia,
Mbet
pa djem dhe pa bija,
Për
ne të dy u bë shumë keq,
Mbet
shtëpia me dy pleq!
Për
nipa e mbesa zemra na digjet,
Me
zë thërrasim, askush s`përgjigjet,
S`na
ngroh diell, s`na ndrit hënë,
S`na
thirrë kush as babë as nënë!
Na
del gjumi sytë i çelim,
S`kemi
kë të përgëdhelim,
Na
dridhen buzët neve nga malli,
Na
u dogj shpirti për së gjalli!
Sofra
dikur me njerëz plot,
Për
dy pleq shtrohet sot!
Bukën
ne e njomim me lot,
Deri
kur kështu o Zot?
Kur
vjen koha t`vijnë n`pushim,
Ne
i presim pa durim,
Kur
vjen koha që të shkojnë,
Ditët
syhapur na agojnë!
Bijë
e bija kudo që t`shkoni,
Gjuhën
shqipe mos e harroni,
Ju
mërgimtarë kudo që t`jeni,
Vendlindjes
shpinën mos ia këtheni.
Kërçovë, mars 2020