Kerko: a
Odise Kote: Gur i fundit ...
E enjte, 26.03.2020, 11:52 AM
Gur i fundit ...
Nga
Odise Kote
Mësyn
misteri mërinë memece,
e
shkreh, e shqep, e shkul…
në
prym e pezm, pikëllon paniku,
gur
i grindjes, gër – gëri gur....
U
shkul, e shakull shemben shpresat,
çatia,
çastet, çardaku, çmimet…
baresin
brengat, bërr- bërr babëzia,
vraga
vetmie, vetflijime vegimesh.
Fshehur
fantazmat në fjollat e frikës,
me
mure mëkati mëkuar mërzinë,
dëshira
dështake, deziluzione drite,
prita
pendimesh, përmbysje, pluhurimë…
Klithin
këmbanat, keqardhje kokëkrisur,
gjakime
të gjora, gjymtime gjithkund,
yshtyr
ujrash, ulërima ujqërish …
rrëmujë
rrëpirash, rrënjëdalat rrënjë.
Mësyn
misteri mërinë memece,
shtypet,
shkrumbon, shpirti shpëtimit,
qelqthyer
qiejt, qëndrat e qoshkat,
gërbonjë
gangrene, gur i gabimit …