Kerko: a
Nikë Gashaj: Dialogu Kosovë – Serbi
E hene, 23.03.2020, 08:54 PM
DIALOGU KOSOVË - SERBI
Nga
Nikë Gashaj
Nisem
nga njohja se Dialogu Kosovë – Serbi, do të ishte me interes kombëtar të
Kosovës, sikurse të mbahej në fillim të vitit 2021. Për një datë të tillë ka
disa arsye. Para së gjithash në filozofinë popullore thuhet “Ditë e re nafakë e
re”. Kuptohet se Kosova gjindet nën presione të mëdha nga ndërkombëtarët për
shpejtimin e fillimit të dialogut. Mirëpo, Kosova duhet të veproj me një
taktikë të mençur. Mëndoj, se agjenda politike
e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për gradualizimin e heqjes së
taksës dhe vëndosjen e reprocitetit me Serbi e ka kuptimin e vet politik.
Më
tutje, sot shtetet e botës po ballafaqohen me luftën e shpëtimit të substancës
njerëzore nga Coronavirusi. Andaj me këtë rrezik të madh po ndeshet edhe Unioni
Evropian dhe Amerika, si faktor ndërmjetësues të dialogut, por dhe Kosova e
Serbia. Njëkosisht, vëndet e prekura me këtë virus kan pasoja të mëdha
ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, në këtë vit mbahen zgjedhjet presidenciale
në SHBA, si dhe zgjedhjet parlamentare në Serbi. Prandaj, Amerika, por dhe
Unioni Evropian , si dhe Serbia e Kosova janë
shumë të ngarkura me probleme tjera të mëdha në politikën e brendshme
shtetërore dhe zgjidhjet e problemeve jetike të qytetarëve të vendeve të tyre.
Egjithë kjo, besoj se do ta zvarris mbajtjen e dialogut dhe arritjen e një
marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues
territorial dhe në pajtim me sistemin
kushtetues të Kosovës. Andaj, ajo në dialog duhet të jetë e ashtuqujtur vijë e
kuqe, dhe Kosova për atë duhet të ketë një qëndrim politik unik.
Në
këtë rast vlenë të konstatohet se për dështimin e deritashëm të dialogut Kosovë
–Serbi, përpos ndërmjetsueses politike të Unionit Europian, një pjesë të
përgjegjësis e ka dhe klasa politike e Kosovës. Meqenëse, sipas Kushtetutës së
Kosovës, politikën e brendshme dhe të jashtme e udhëheq Qeveria e Kosovës, e që
është në pajtim me sistemin politik parlamentar, e çka e ka vlerësuar dhe
Gjykata Kushtetuese e Kosovës në lidhje për dialogun Kosovë-Serbi. Donë me
thënë deri me tani Qeveria dhe Presidenti i Kosovës në lidhje me dialogun me
Sebinë nuk kanë veprua sipas Kushtetutës, çka është për çdo akuzë dhe kritik,
sepse mu për atë shteti i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare ka pësuar
pasoja evidente negative. Për të pasur Kosova mbështetjen më të madhe politike të Amerikës dhe të
Unionit Europian, klasa politike e Kosovës në praktikë duhet me iu tregua atyre
se ajo ka kapacitete të duhura demokratike dhe profesionale dhe vendosmëri për qeverisje të mirë, për të luftuar korrupsionin,
despotizmin, kriminalin, si dhe dukuri të tjera negative, respektivisht për
ndërtimin e shtetit juridik dhe të
sundimit ligjor. Po ashtu është shumë me rëndësi që Kosova në fushën e
politikës së jashtme dhe diplomacisë me pas kuadra me kompetenca të larta
profesionale, respektivisht ekspertë të dëshmuar për çështje politike. Në atë
drejtim ajo mund të angazhoj dhe ekspertë të njohur jashtë Kosovet, e që janë
miq të shqiptarëve. Përndryshme, vetëm me kuadra partiak për marrëdhënie
ndërkombëtare, Kosova nuk mund të eci përpara.
Parashtrohet
pyetja: se deri kur në Kosovë do të zgjas, lufta ndërpartiake për funksione,
për interesa parciale, individuale dhe egoiste? Deri kur duhet të pritet për
pjekurinë e vetëdijes të disa
politikanve pët t’iu kthyer interesave të përgjithshme të qytetarëve dhe
politikës kombëtare të Kosovës. Këto paraqesin çështje kruciale për ardhmërinë
e Kosovës. Është mirë që edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka dalur me një Reagim(11 mars 2020.) të
ashpër, por objektiv lidhur me rrjellat politike negative dhe për nënnivelin e misionit historik të klasës politike të
Kosovës. Është e palogjikshme që Lidhja Demokratike e Kosovës, si partner i koalicionit
me partinë e Lëvizjes Vetëvendosje që posa së bashku e kanë formuar Qeverin e
Kosovës të dal me nismjen për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të
udhëhequr nga Albin Kurti. Sipas mjetëve të informimit Kryetari i LDK, Isa
Mustafa, kërkon nga kryeministri Albin Kurti, hiqjen e tarifës 100 për qind në
mënyrë të plotë dhe menjëherë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
përpa reciprocitet dhe të anulojë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut nga
pozita e ministrit të Punëve të Brendëshme dhe të Administratës Publike.
Mirëpo, Qeveria e Kosovës me votat e shumicës së antarëve të kabinetit
qeveritar, tashmë e ka hjekë tarifën për
lëndën e parë, d.m.th. në mënyrë graduale dhe në Kosovë ka filluar hyrja e
mallrave nga Serbia.
Përsa
i përket shkarkimit të ministrit, Agim Veliu, sipas njoftimit të Zyres së
Kryeministrit, të botuar në mjete të informimit: ai u shkarkua për arsye të dhënies së deklaratës
së tij për televizionin Klan Kosova, kundra qëndrimit të Kryeministrit, Albin
Kurtit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Si thuhet, ai në këtë
deklarim, përhapë panik duke thënë se”numri i të prekurëve po rritet prej ore
në orë”. As ministria e Shëndetsisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetsisë
Publike nuk thanë që numri i të infektuarëve me COVID-19 po rritet nga ora në
orë. Mirëpo, ajo çka paraqet befasi, Kryetari i LDK, Isa Mustafa kritikon
shkarkimin e ish–ministrit Veliu, ndërsa në anën tjetër nuk e gjenë të
arsyeshme të kritikojë deklaratën në
fjalë. Çka do të jepë me kuptua se sipas tij, deklarata ka qenë me vend,
megjithë se deklarata e tillë sa jam i njoftuar, nuk rrjedhë nga ndonjë
vlerësim i marrun së bashku nga kabineti qeveritar, dhe as që ajo është
objektive.
Opozita
padyshim është e zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve që e sollën Albinin në
pushtet, dhe sipas votave të qytetarëve të Kosovës Lëvizja Vetëvendosja është
partia më e madhe dhe ka më së shumti
deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa disa nga opozita po e quajnë Abinin
mashtrues. Nuk e di a janë të vetëdijshëm se me vlersimet e tilla i nënçmojnë
dhe qytetarët e Kosovës, gjoja se nuk
kanë ditur për kënd kanë votua. Po ashtu
disa politikanë kosovarë po e vlerësojnë
Abinin si antiamerikan, por pa fakte. Ata më së mirë i demantou dhe vetë
kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij në Seancën e jashtëzakonshme të
Kuvendit të Kosovës, (12.03. 2020.), ku ndër të tjerat u deklarua: për
bashkëpunim me amerikanët dhe evropianët. Më tutje ai vazhdoi: “Unë nuk them pa
amerikanë, por presidenti po thotë pa evropianë, e këtu e kemi dallimin. Është
dallim i madh ky, unë them edhe amerikanë edhe evropianë e ai po thotë me
amerikanë pa evropianë. Unë mendoj që na duhen të dyja”. Çka paraqet këtu
kontestuese në lidhje me qendrimin e kryeministrit, Albin Kurtin?
Më
në fund, të gjithë ata që e respektojnë sovranitetin e Kosovës, duhe për ta ditur
se Qeveria e Kosovës i merr vendimet në mënyrë të pavarur. Përkundrazi, Kosovës
nuk do ti duhej Qeveria. Jam i mëndimit se rrëzimi i Qeverisë aktuale të
Kosovës do të ishte akt me pasoja të rënda politike për shtetin e Kosovës.
Prandaj, është e domosdoshme që klasa politike e Kosovës në përgjithësi, pozitë
dhe opozitë, për çështje substanciale të shtetit të Kosovës të arrijnë një
konsenzus politik.
(Autori është politolog)