Kerko: a
Përparim Hysi: Menopauzë Cerebrale Intelektualësh
E merkure, 18.03.2020, 08:23 PM
Menopauzë Cerebrale Intelektualësh
(mendime
të një amatori)
ese
Nga
Përparim Hysi
Duke
qenë se jemi të detyruar që të rrimë brenda nga ky"vetizolim me
detyrim", dua të shpreh mendimin tim
për aktualitetin mediatik dhe më tej. Nëse them atë që
ka thënë MARKSI në kohën e tij:" Jam një makineri e dënuar për të përpirë
libra",as që më shkon në mend se ngjasoj me të, me mendimet apo veprimet.
E vetmja gjashmëri është se unë,me të vërtetë, jam "makineri që përpij
libra". Tjetër të lexosh dhe tjetër të japësh mend, kur bota sot ka
aspirata më dinamike dhe më të paarritshme,se kjo mendja ime. Unë jam i
ndërgjegjshëm se"Madhështia e njeriut qëndron në forcën e tij të
mendimit". Këto fjalë në thonjëza janë të një mendimtari të madh si
BLAISE PASKAL. Dhe një mendjeje të qetë
e të kthjelltë, i dorëzohet gjithë
universi,- ka thënë LAO TZU.
***
Nëse
orvatem që të shpreh mendimet e mia, në këtë kohë kolere; në
këtë"vetizolim të detyrueshëm", nuk pretendoj që të mbaj spektrin e ORAKULLIT dhe t'i bëj
mendimet (ato janë gjithmonë subjektive), si të detyrueshme . E bëj këtë se, në
këtë kohë kaq alarmante, në vend t'i jepet përparësi një mendimi racional ( me
rastin e Kovidit 19, përparësi ka mjeku specilalist), vinë e zënë vend në
Media, intelektualë iracionalë që jo vetëm nuk janë specialistë mjekësie,
por,kapur nga titujt shkencorë apo dekoratat e"merituara" dhe zënë e
imponohen para një publiku të çoroditur.
Disa syresh,ngaqë e kanë urrjetjen të qëllimshme kundër qeverisë
aktuale,shkojnë deri atje,sa të fajësojnë Kryeministrin si sjellës të
fatkeqësisë. Një tjetër ( më duket është akademik dhe nuk dihet në ç'fushë?),zë
dhe bëhet si ata fallxhorët made in NOSTRADUMAS dhe pretendon: vetëm kështu dhe
(e ka të mbushur mendjen top) dhe vetëm kështu ndreqen gjërat. Një tjetër,ngaqë
kryeministrin nuk e sheh dot me sy, bërtet:- Mos dal ky të na japë këshilla!
Harron ky "intelektual i shkallës së epërme" se në gjithë botën
për"koronavirusin apo KONVID 19",flasin kryeministrat ose presidentët
në shtetet ku PRESIDENTI është
fuqiplotë,si në SHBA.
S'ke
si rri i qetë, kur një i bie gozhdës, tjetri patkoit. Opozita ( natyrshëm,që ka
intelektualët e vetë), në vend që këto resurse mendjesh t'i aktivizojë për të amortizuar sado pak, këtë çoroditje që
nuk është e vogël, o vetëm bëhet barrierë spekulative,"duke qëlluar poshtë
brezit", do të thosha, por ngre dhe pompon veç mangësitë që vërehen dhe
nga bashkëpunues me stafin qeveritar, u bie "borive të alarmit" që të
hapë"thesin" dhe qeveria të darovitë majtas e djathtas ( të kamur e
të skamur),se vetëm këta,të opozitës,mendojnë për popullin. Harrojnë vetëm një
gjë:kanë gati dy vjet që kanë braktisur parlamentin dhe, pa i vrarë ndërgjegja
se paguhen nga ky popull, i marrirn rrogat e majme dhe i fusin në xhep.Të
gatshëm të hapin një luftë që askush nuk ua ka shpallur.I"Gjati" siç
e nominojnë krejt si ordinerë, është mbyllur në"kullën e tij dymilionëshe
në Surrel" dhe jo vetëm nuk është afër halleve të popullit, por nuk guxon
as të shkojë në zyrë!!! Nuk ka verbëri intelektuale më më mediokre se kaq.
Xhojsi thotë diku:"Kur urrjetja nuk është e bazuar,atëherë ti që e shpreh këtë
urrejtje ke"ulçerë në tru". Në mjekësi ulçera është sëmundje që
grryen sotmakun, por qenka më keq ulçera
që grryen trurin. Unë që po shkruaj jam vet i djathtë dhe kam shumë aryse që
mos e dua kryeminstrin, por këtë të drejtë timen e shfyrytëzoj kur votoj
(gjithmonë kam votuar për të djathtën) dhe, nëse u zgjodh,se fitoi shumicën,
kjo nuk më jep mua të drejtë që as ta ofendoj dhe as ta denigroj. Dhe për të
"shëruar pak mendjet e sëmura të të ashtuquajturëve intelektualë",dua t'u pranëvë disa të vërteta historike. Qe
vendi në kohë lufte.Ngjarjet zhvillohen në Shkodër. AT GJERGJ FISHTA urdhëroi
që të lidhnin kumbanoren e Kishës KATOLIKE me Minaren e Xhamisë, për t'u
treguar të huajëve se"në momente kruciale" ,myslimanë e katolikë jemi një. Se tek AT
GJERGJ FISHTA ishte sa intelektuali fetar,por ATDHETARI i ÇMUAR. Dhe për të
ardhur në ditët tona, dua t'u them të
gjithë inteletualëve të djathtë që çdo gjë e shikojnë me syza të zeza:- A ju
kutohet " Targjedia e Gërdecit" ku vu vranë 26 njerëz,mes tyre dhe
fëmijë? Askush nuk e donte dhe askush nuk e mendonte një fakeqësi aq të madhe
kombëtare, por opozita e majtë ( në krye ishte ky që e quani" I
gjati", duke vënë dorën mbi supin e Berishës, tregoi se nuk ishte për
të"qëlluar poshtë brezit". E keqja e përgjithshme është që ka një
staf intelektualësh që çdo të bardhe t'i thonë e zezë dhe as skuqen dhe as nuk
zverdhen nga proçkat që i paraqesin si të vëreteta të paluajtshme. Nuk ke se si mos i neverisësh,pena e mendje të
tilla që vuajnë nga kjo menopauzë cerebrale apo më shqip nga kjo lloj ikje prej
arsyes. Në SHqipëri ka shumë të tillë që
u ka hyrë vetja në qef dhe nuk
ngopenn duke na dhënë këshilla. Këtyre të ashuquajtur intelektualë që duan të
na imponohen "mendimet e tyre par exelentë", dua që t'u
them:"... duke dalë aq shumë në media apo gazeta(ku merrni paga të majme),
bëheni shpesh të rrezikshëm se kujtoni se keni krijuar"habitatin tuaj
special" ku dëgjohet vetëm këmbora juaj.
Duke
përfunduar, dua t' u them porosinë e fundit: "Tirania e pamëshirshme e
ideve, është despotizimi më i keq,"- ka thënë PAUL JOHNSON. Se disa
prej jush vuani nga eskatologjia. Mezi prisni fundin. Eskatologët presin fundin e botës.
Ju, padyshim, ngaqë jini"koka speciale",edhe në këtë fund krejt
paradoksal, do shpëtoni. Se kush do
japë"leksione", kur të"ribëhet" bota. Të shkretët ju! NAIM
FRASHËRI, RILINDASI I MADH, në kohën etij shkroi:"Kush hiqet i madh dhe
mbahet i rëndë, ka mendjen e vogël e të
lehtë si pëndë!". Për ju ta ketë patur,vallllë?Padyshim!
Mblidhni
mendjen, mediokër! Jini bërë të pështirë!
Tiranë, 17 mars 2020