Kerko: a
Qazim Shehu: Fran Vukaj - Profile dhe vlera
E shtune, 14.03.2020, 10:47 AM
“PROFILE DHE VLERA” NË ZËRIN E FRAN VUKAJT
Nga
Qazim Shehu
Libri
më i ri i Fran Vukajt “Profile dhe vlera”, një përmbledhje e ndërthurur (me
prozë publicistike, reportazhe, portrete, poezi, prozë) është një vepër e një
lloji të veçantë që, në këtë mënyrë kompozimi, formon një reliev të përthyer
leximor.
Ai
manifeston në boshtin e organizimit të
tij ideotematik, profilin e një artisti
të pazakontë që e ka ndërtuar jetën e tij në marrëdhënie intensive me artin dhe
artistët e tjerë, që nuk e ka për droje, as për ndonjë paragjykim egoist, të flasë për të tjerët e duke folur për të
tjerët kështu rrit e madhështon edhe veten e vet. Fran Vukaj është një regjisor
i talentuar , me një karrierë të begatë artistike, një artist i fjalës skenike,
i quajtur nga analistëtpërmes metaforës:”gjeneral
i skenës”, po njëherit poet, humorist e gazetar dhe analist.
Këto tiparetë spikatura , kuptohet që kanë në krye
cilësinë e regjisorit dhe të aktorit. Ai ka një biografi të gjatë artistike, në
Pukë, shumicën më të madhe të kohës, por edhe në Tiranë. Jeta e tij nuk ka qenë
e lehtë. Ca prej biografisë, e ca prej trillit të artistit të lire, i është dashur të vuajë persekucionin, dhe fyerjen që vjen nga kjo, të zyrtarëve
kokëgdhë që kishin në dorë frenat dhe kodet e mpira zyrtare të kulturës.
Por gjithmonë, duke pasur edhe artin si shpëtim, ai ka mundur të mbijetojë në
saj të talentit të vet, dhe, në jo pak
raste, këta zyrtarë kur kishin nevojë e
thërrisnin që ai të zgjidhte mjaft çëshjte të koklavitura të skenareve dhe
teksteve(Shkrimi “Si u dënuam për këngën e Enver Hoxhës);por edhe pse e
shikonin se këtë punë mund ta bënte ai, ata si mosmirënjohës që ishin heshtnin
kur vinte puna për t`i dhënë vendin dhe nderimin e merituar. Këtë
mospërfillje, ky artist e ka sfiduar me
artin e tij të skenës, një art i magjishëm dhe plot domethënie. Me jetën e tij
artistike, ai tregon se arti është më i
fortë se zyrtarët mediokër, se, ndërsa arti mbijeton , zyrtarët harrohen
dhe, përmes turpit të tyre, edhe kur
kërkojnë ndjesë, kjo ndjesë nuk vihet
re.
Në
librin e tij”Profile dhe vlera”autori,
si regjisor dhe dëshmitar po edhe realizues i mjaft spektakleve
artistike, bën një prerje vertikale të
artit skenik, koreografik, muzikor në Pukë e më gjerë, po kryesisht në Pukë.
Në
shkrimet e tij publicistike që ndërthuren midis analizës, tregimit dhe faktit
jetësor deri te kujtesa individuale, ai sjell portretet e Ndue Shytit, Riza
Hoxhës, Françesk Radit, Ndrec Mustafës, Tom Nikollës, Frrok Haxhisë, Zoje
Palit, Fran Palit, Gjovalin Ndrecës, duke i parë këto portrete në rrafshin
njerëzor po edhe në rrafshin e vlerave, duke dëshmuar marrëdhëniet e tij me ta,
po njëherit edhe të vërtetën e pakontestueshme se, edhe në kohëra të vështira, bëhej art, aq sa të besohet se arti imadh
bëhet në kohëra të vështira, të cilat,
me mungesën e lirisë dhe të vetëveprimit, sjellin natyrshëm një
kundërveprim për ta dashur dhe kërkuar më tepër insiativën krijuese.
Këta
janë artistë që, Frani i ka njohur nga
afër, ka bashkëpunuar me ta, ka dhënë ide dhe ka marrë prej tyre;ai nuk i
idealizon, përkundrazi, në mënyrë të natyrshme
përshruan vlerat e tyre, punën pasionante në dobi të artit, seriozitetin
dhe kërkimin e mundësive për rritjen e cilësisë artistike, sedrën e një
krijuesi të vërtetë që mban përgjegjësi ndaj publikut dhe që kërkon ta ushqejë
atë me vlera dhe jo me dokrra, e vetiu
të krijohet, dhe autori e sjell këtë, bindja se si duhet të jetë një artist i
vërtetë.
Teksa
e lexon këtë libër, ndjen respekt e
mahnitje nga puna e viganit, gjeniut të çiftelisë, Ndue Shyti, i cili krijoi një ansambël të
madh dhe një orkestrinë me njëqind instrumentistë, gjë që sot nuk është, sesi
ai e lartësoi artin shqiptar edhe në skenat europiane;po kështu shikon sesi
koreografi Riza Hoxha pasuroi vallen
pukjane dhe arriti të manifestojë vlera të saj në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare,
kjo, jo vetëm në saj të talentit të tij, por edhe të seriozitetit
artistik, gjë që, e çoi atë në hulumtimin studimin dhe
frymëzimin ndaj valles popullore;rapsodët e mirënjohur Tom Nikolla dhe Frrok
Haxhia janë dy ikona të rapsodisë shqiptare. Kush nuk frymëzohet nga këngët e
tyre për Halil Gashin e Bardhok Bibën, por lexuesi mëson në këtë libër se
talenti i tyre nuk u realizua në një
fushë me lule, dhe kjo falë librit të Fran Vukajt.
Thjesht
e bukur na flet ai për Françesk Radin, këtë kantautor të mrekullueshëm, dhe për Ndrec Mustafën , i cilësuar si”Fishta
i Bugjonit”. Françesk Radi , i degdisur në Fushë Arrëz, mund të këndonte në skenat europiane, por kjo
ishte logjika diktatoriale;po kështu,
Ndrec Mustafa mund të merrte
pjesë në festival poetike, por ishte i
detyruar të punonte punëtor i thjeshtë,
sepse”ceni” në biografi nuk e lehonte.
Ajo
që vihet re në librin e Fran
Vukajt, është se ai flet pa dorashka,
tregon realitetin me relievin e tij të përthyer kohor;as bën zbukurime e trukime
të pahijshme, as e ul atë sipas paradigmave ideologjike, edhe pse vetë ka
vuajtur;kjo tregon se Frani ka mbetur artist nga fillimi e gjer më sot, një
artist që i ka besuar artit të vet dhe artit në përgjithësi, jo për modë, as për t`u dukur, po me sinqeritetin
e lindur të krijuesit. Kjo, si gjithmonë,
mbetet një shenjë e mirë, brenda kufijve adhurues të artit.
Por
në librin e Franit, edhe ata që përfshihen, mund të gjejnë edhe gjëra që vetë
ndoshta i kanë harruar apo nuk i kanë hetuar e vëzhguar dhe mund t`u kenë
anashkaluar;Frani, me mprehtësinë e regjisorit(se regjisori kap detajet për hir
të tanësisë) ua vë në dukje, kjo në plotësimin më të mirë të portretit të tyre.
Nuk
mund të rrimë pa përmendur, dimensionin patriotik të publicistikës së Franit.
Ky
dimension është aq i natyrshëm dhe kokëfortë në fakte. Sa prekëse dhe
domethënëse është shkrimi”Pëllumbat e plagosur “për fëmijtë e Kosovës, ku
Frani jep, për herë të parë, poezitë e vogëlushëve kosovarë që ndodheshin
në Pukë në kohën e tmerrit. Po kështu udhëtimet, koncertet në Kosovë, Drenas,
Prizren, detajet e komunimmit vëllazëror, këngët, poezitë dhe fjalimet vijnë
gjithnjë në këtë hulli ideor.
Duke
folur për portrete të tjera si :Elez Hoxha, klerik i shquar, Mark Ukshinin, Zef
Koliqin, Idriz Ahmetajn, Sabah Sinanin etj, autori me dy tre vizatime apo
episode sjell një botë të tërë, konkkretizon ngjyrat e një kohe të caktuar
brenda rrethanave apo konteksteve njerëzorë e kulturorë. Me mjaft kmpetencë
flet ai për ekoturistin e shquar Gjovalin Alia, një njeri aq mendjendritur
, i cili i çau vështirësitë e jetës me punë dhe pasion,
përkundër ngushticave që i sillte
biografia, dhe arriti të sjellë vlerat
turistike të Pukës në përmasën e
dinjitetshme të prezantimit me libra,
harta e guida.
Frani
është një portretizues i zoti, ai nuk vizaton me fjalë të përgjithshme, por çdo
personazhi i jep vendin e merituar, përmes jetës së vet dhe kontributit
artistik, nuk zmadhon, as nuk lë gjë pa
thënë. Kjo, se i njeh, ka një material të bollshëm, por dhe se i shikon me
dashuri dhe i çmon;kështu, proza e tij
derdhet lirshëm dhe dhuron bujari, dritë, sinqeritet dhe afrimitet;cilësi mjaft
të pëlqyeshme të penëse së tij.
E
njëjta gjë vihet tre kur flet për Ismailian, për gjuetarët e Pukës, për Halit
Furrikun dhe Gjon Gjonajn, kryebashkiakun aktual të Pukës që punoi e punon me përkushtim për ta
ndryshuar këtë bashki, që ajo të bëhet gjithnjë e më shumë një atraksion i
kërkuar turistik, por edhe jeta e
banorëve të përmirësohet e të fitojë cilësi të reja atje. Apo kur flet për
Migjenin, për jetën kulturore artistike në Pukë dhe Kamëz, Tiranë, jep
informacione të sakta mbi këngëtarët , rapsodët Musa Dauti e Sheriff Dervishi e
artistët e rinj.
Poezitë
e Franit janë një tjetër shfaqje e talentit të tij;ato janë të frymëzuara,
mjaft të frymëzuara, prej portreteve dhe
konkretësisë së jetës. Poezitë e tij për Babën Ukë, Nanë Terezën, për Flora
Brovinën, Mariana Graf, Rustë Kabashin, Hilë Bocin, Tonin Alinë e Lush Osmanin
etj, përcillen me ndjenjën e dashurisë dhe respektit. Poezitë e Franit,
përgjithësisht janë përkushtuese, por ato nuk e humbasin vizëllimin lirik, dhe
tonin meditues, edhe pse ekziston ky rrezik.
Në
dy vargje ai thotë:”Në karrigen e Pukjani/asht ul Papa i Vatikanit”, duke na
sjellë ndërmend faktin se ishte duararti pukjan ai që punoi karrigen ku u ul
Shenjtëria e Tij.
Poezia
e Franit është mjaft e recitueshme, agjitative,
por jo me një agjitacion që përdor klishe të njohura, por me një agjitim
për idetë njerëzore dhe vlerat e trazimit të shpirtit.
Humori
i Franit vjen në cikjen e temave të përditshmërisë, ai zbulon të papritura
dhe njëherit zbulon karaktere, mendësi,
prirje e këndvështrime të ndryshme.
Libri”Profile
dhe Vlera”mbetet një dokument i gjallë i kohës së një artisti që nuk e ndan
kohën e vet brenda qerthullit të një madhështie vetanake;përkundrazi e shikon
veten në rrjedhën hapësinore, në bashkëveprim, ashtu siç edhe mund të nisemi
nga vetë titulli. Ai është një libër plot dëshmi, fakte sa të gëzueshme aq të
hidhura, jep një prerje veritikale të kohës dhe kohërave, njëkohshëm tregon se
vlerat e artit nuk mund të kuptohen pa vlerat e bartësve të tyre, si për të na
kujtuar shprehjen e famshm, me”nuk ka art, por ka artistë”, shprehje që jo
domosdoshmërisht përjashton artin, por vendos në krye të tij artistë.