Kerko: a
Kalosh Çeliku: Koronavirusin sot e rrëzon Hajmalia e Babashehut
E shtune, 14.03.2020, 11:25 AM
KORONAVIRUSIN E SHËRON
HAJMALIA
E BABASHEHUT
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Edhe Dashuria besnike
në Jetë më doli Kurvë)
Edhe, Dashuria në
Jetë. Liria
Sot, më doli
Kurvë. Urrejtje.
Mikes, ia hapa Dje
Zemrën:
I shkrova libra
erotik. Poezi.
Ajo, u përgjigjë
me politikë:
Tradhtoi me një
parti. Dudum.
Që, nateditë i
lutet Dexhallit
Me tespi “kuqezi”,
në xhami!
Edhe, Dashuria në
Jetë. Liria
Sot, më doli
Kurvë. Urrejtje.
Mikja, Dje iku me
Dudumin
Unë, në Shkup me
Hadumin.
Dhe, vazhdoj Jetën
me Dudumin
Sot, e kam
vështirë me Hadumin...
(Bereqetin që e mbjellim
nuk e korrim vetë)
Bereqetin, që e
mbjellim vetë
Nuk e korrim në
verë. Vjeshtë.
Dimri pretë në
pusi, pas porte
I nxjerrë armët:
Shiun. Borën
Na plaçkitë
rrugës, me piratë.
Grabisin
bereqetin. Që, punuam me vite
Gjoja, verën e
ardhshme do kemi Fryte...
(DitëNesërmen përsëri
e kalojmë në gjumë)
Oxhaku i Babait,
moti nuk tymon
Nateditë, flen mbi
çati. Qiellzi:
Shtëpia, nuk është
në Katund.
Arat. Malet. Fusha
me grurë
Sot, janë mbushur
plotë ferra:
Gjarpërinjë.
Bolla, me flokë.
Oxhaku i Babait,
nuk flukë xixa
Sot, në Katund.
Përtej Qiellziut.
E, kanë shuar
Partitë Politike:
Kamerat
televizive. “Analistë”.
DitëNesërmen, e
kalojmë gjumë...
(Zanat e maleve kreshnike
më dhanë gji nën Rrap)
Tri Zanat e maleve
më dhanë gji
Nën Rrap. Dy
shtamba me verë.
Edhe, fuqi të
ngjitem vetë maleve
Lapsin krahut.
Poezi, nën Struke.
Tri Zanat e maleve
më dhanë gji
Nën Rrap. Dy
Shtamba me verë.
Fuqi, mes xhamive.
Dhe, minareve:
Ende, pa flamur.
Zonjë, Dykrenare.
Me “Allahu Akber”.
Thirrjen, Parajsë:
Unë, Poeti rebel:
Sot, e dua Ferrin!...
(Nuk e di kush do më vrasë
tinëz Nesër pas shpine)
Babai, iku një
ditë: Rrëzë, Çuke
E, vrau pas porte:
Vetë, Liria.
Trimin, që dikur u
turrë maleve
Pushkë krahu.
Bomba, n’ Struke.
Kaçakun, që nuk e
vrau Robëria
Po, e vrau Liria.
Nuse, pas Çuke.
Edhe, Nana: Iku
një ditë Dimëri
E vrau Pabesia:
Lëma. Shtëpia.
Livadhi. Arat.
Dardhat gorrice.
Nuk e di, Kush do
më vrasë Mua
Tinëz, Nesër:
Librat. Apo, Poezia...
(Koronavirusin Sot e rrëzon
Hajmalia e Babashehut)
I armatosur, po
kthehem në Shtëpi
Propagandës,
virusit: Koronavirusit.
Virus, që e kam
pasur nga Lindja.
Herët, ende pa e
zbuluar Shkenca
Politikanët. Apo,
Partitë politike?!
Nateditë, përmes
debateve televizive:
E, jo arritjeve
shkencore. Artistike?!
E zbuloi
Babashehu: Dervish Nurja
Edhe, atë: Me një
hajmali përqafe.
Përçudi, ende
gjallë sotekësajdite:
“Kashikara”
rrushi. Verë. “Llafe”.
Dy vite, me Nanën
shtruar në Spital
I pashpresë në
jetë, lëshoi personeli:
Shikoni, i gjeni
një çarje në katund.
Personeli spitalit
Shkupit, hoqi dorë
Nuk më deshi te:
“Përroni i Thanës”.
Tri “kashikara”
rrushi. Shtambaverë
I kam fshehur,
tinëz në Gunën e zezë.
Nuk ka, çka më bën
dot koronavirusi
U rrita në shtet
komunist, Jugosllav:
Edhe më i
rrezikshëm, se: koronavirusi
Ende,
Sotekësajdite jam Poet i gjallë.
E, as partitë
politike besnike. “Besa”
Nëse: Nuk e ka
thënë Dervish Nurja:
Hajmalinë, e cilit
ende mbaj përqafe
Nuk do të më vrasë
dot, koronavirusi!
E, as dudumi.
Hadumi. Partia politke.
Askushi, nuk e di
çka kam nën Struke
Vetëm Mikja Di, që
moti ma di hujin.
Pasmesnate, kur
zgjohen nga gjumi:
Jerm, rrok armët.
E, zgjoj Katundin.
Përditë, kaloj
përmes “Bit - “Pazarit”
Askush, Sot nuk më
delë në rrugë:
Dudumi. Hadumi.
Hoxha i Allahut?!
Imzot! Vallë, mos
u trembën Sot:
Shkaku: Tri
“kashikarave” të rrushit
Strukes.
Shtambaveverë, të Mikes?!...
(Lakmi mos ma ki oj Grua
ende jam gjallë nën Rrap)
Ti, kelbesh nën
dhe. Rrëzë, Çukës Ilire
Unë, mbi tokë: Tek
mali “Pirin”. Shkup.
Përpara, këmbëve
të Olimbisë. Grua:
Fëmijë në bark.
Gji, e prehër tek këmbët
Urës Gurit.
Matanë, Aleksandrit Madh.
Edhe, pse: disa
hapa, më larg e ka burrin:
Filipin e
Maqedonisë, si Xhaxhin Enver.
Aleksandrin e
Madh, sheshin “Makedonija”
Njeri i gjallë:
Sot, nuk u jepë një grusht ujë.
Fytas, rrokem me
ibrikë: Raki rrushi. Verë
Përkarshi
Olimbisë. Fëmijë: bark, gji e prehër.
Brigjeve Vardarit,
mes përmendoreve antike:
Nuk më mbytë
koronavirusi. Rakia nën Rrap
Po, më mbysin:
Partitë Politike, në Katund!
Aspak, mos ma merr
lakmi, Grua! Xhelozi
Haptas, të them:
Nuk jam, ende i lumtur.
Jeta Yte më vret.
Ndoshta, është historike.
Përderisa, Ti ishe
gjallë, i kisha të gjitha:
Para. Gra besnike.
Edhe, Parti Politike.
Sot, nuk kam
asgjë. Përveç, rakisë rrushit:
Poezisë. Dy
shtambave me verë të Mikes…