Kerko: a
Kalosh Çeliku: Gonxha mbledh lule dhe lopa ha bar
E shtune, 07.03.2020, 11:03 AM
GONXHA MBËLEDH LULE
LOPA HA BARË
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Xhadia Sot mesdite
iku me dudumin)
Mjaftë, u dalldisa
“Bit - Pazarit”
Me opinga lëkure.
Lecka të zeza.
Shami.
Ferexhezeza. Dhe, bërllok.
Sot, po dal
matanë: Urës Gurit
Tek “Parku i
Grave”, në Shkup:
I “gëzohem. Zoti u ndihmoftë!
U kthehem cucave
të dikurshme
Azganeve.
Rrugaçeve me të cilat
E kaloja Natën. E
prisja Ditën:
Vërtetë, jetë
poetike. Ishte, Parajsë.
Mëkot, përpiqem ta
kthej në Shkup
Iku, Xhadia me një
burrë dudum.
Dhe, veshi
ferexhezezën, në Shkup...
(Tashti do të të hip
në katin e shtatë)
Bëhu burrë! Dhe,
më rrëzo në shtratë
Xhadia, më thotë:
Një pasmesnate.
Jam azgane. I
kapërcej Gratë besnike.
Jo, i them: Nuk e
di. E njoh moti Xhadinë
Sot, e kësaj dite,
më ka lidhë me zinxhirë.
Bëhu burrë!
Atëherë, më rrëzo në shtrat!
Ngadalë! Tashti,
më hidhërove si Poet:
Pasmesnate, do të
të hip në katin e shtatë...
(“Nagënti” me nëntë plumba
Sot e shkrep vargun)
U rrita nën hijen
e Lisit, midis Livadhit
Rëzë Çukës, kur
binte shi. Fryente era.
Breshër, mbi çati.
Bora trokiste te dera.
E, na i mbulonte
pemët. Shtëpitë. Çatin
Ftonin mes
kopështi me degë mbi Bunar.
Çukën. Gurin e Zi
mbi Katund. Dhe, Lisat.
U rrita nën hijen
e Lisit, midis Livadhit
Me Librat e
Këndimit. Ernest Koliçit:
Naimin, Fishtën,
Mjedjen, Pashko Vasën
Luigj Gurakuqin,
Gramenon, Fan Nolin.
Çajupin, Hil Mosin
Seremben, De Radën
Filip Shirokën.
Asdrenin. Dhe, Lazgushin.
“Nagënti” me nëntë
plumba, shkrep vargun...
(“Shkrimtari madh” i shëtiti
gjithë partitë politike)
“Shkrimtari madh”,
i shëtiti partitë politike
“Maqedonase”.
Shqiptare. Shqipëri Etnike.
Parti më parti u
turr pas posteve politike:
Po, ende kurrë nuk u bë analistë. Politikan
Struken, hedhur
krahëve. Ditën e Nesërme.
Edhe Sot, turret
pas Partive Politike
Kurrë, nuk u bë
analistë. Politikan:
I Ditës Nesërme.
Shqipërisë Etnike.
Nuk e di për
Nesër: A, i ka mbetur
Ende, pa shëtitur
ndonjë Parti Politike?!...
(Strukja e Babait
hyri në klasë)
Gjatë shkollës
fillore, si nxënës
E kam veshur
struken e Babait.
Edhe, atë:
Vjeshtë. Dhe Dimër.
Setren e Vëllait
Madh. Gunën
Edhe këpucët.
Çizmet e Vëllait.
Shokët, shoqet e
klasës qeshnin
Erdhi, Strukja e
Babait, në klasë.
Qeshesha. Nuk
desha të zihem me to
Strukja e Babait,
rrinte varë pas dere.
E, Unë me librat e
leximit në klasë.
Sot, nuk jam
Strukja në klasë. Po,
Poeti librave
leximit. Bibliotekë...
(“Selam Alekym”)
Unë, djali dhe
Gonxha në “Bit-Pazar”
Ecim krah për
krahu. “Kalimtar rasti:
Ndali në rrugë me
një “Selam Alekym”
Me një gjuhë
angleze: “Inspik English”?
Unë e pyes: “Parle
vous français”?
“No”, më
përgjigjet “kalimtari rastit”.
Djali bisedon me
të për disa sekonda
E pyes: Çka
kërkon? Rrugë. Institucion.
Jo, më thotë
djali. I kërkon dhjetë denarë.
Dhe, hapë qesen:
Imzot, nuk i paskam
Më shumë nuk
kërkoi. Nuk mund t’i jap.
Qesha. Ndal, mund
t’i kem unë pesë denarë
Dhe, ia jap
“lypsit musliman”. “Bit-Pazar”.
I them djalit:
Thuai se këto janë ”lira” turku
Dhe pak veta, sot
i kanë në xhep. Shkup.
Shkaku, se sipas
veshjes, firmave botërore
Mund të ishte
gjithëçka. Jo, lypës “musiman”.
Nuk e di, a ia përktheu
djali. Nuk e pyeta...
(Gonxha mbëledh lule
Dhe Lopa ha bar)
Djali më thirri
për kafe, “Bit-Pazar”
Iu përgjigja: Sot,
bëj burg shtëpiak.
Nuk e kam medjen
të dal, arratisem
Tek “Parku i
Grave”, në Shkup.
E di ti vetë, më
thotë dikur djali
Sot, dalim: Unë,
ti dhe Gonxha.
Moti, nuk e kisha
parë mbesën
Që, kur e
vizitoja, ma këndonte
Qëngjin e vogël :
Be-beee, që ha bar
Me një zile në
qafë varë: Tring-tring.
E, unë i
përgjigjesha me version tjetër:
Qengji vogël: bee,
beee - baaan.
Qengji mbëledh
lule. Gongja ha bar.
Jo, bërtiste!
Reagonte vogëlushja:
Unë mbledh lule.
Lopa, ha baaar...