Kerko: a
Hilmi Saraçi: Kah po shkon Qeveria e Kosovës
E premte, 06.03.2020, 09:59 PM
Kah po shkon Qeveria e Kosovës
Nga
Hilmi Saraçi
Kanë
kaluar disa javë nga formimi i Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin. Por
sikur nuk po dihet kah po shkom Qeveria e Kosovës pas koalicionit LVV dhe LDK
.Qytetarët ishin për ndryshime sepse qeverisjet e deritanishme nuk ishin për
një jetë dhe zhvillim më të mirë për qytetarët, për vëndin. Për të gjitha këto
dobsi kishte mjaft reagime, kritika të ashpra nga qytetarët dhe mospajtime
pozitë dhe opozitë. Kështu në zgjedhjet e 6 Tetorit (2019) fitoi LVV dhe LDK
dhe kështu shpresonin se do të zgjidhen problemet egzistuese , sidomos në
dialogun me Serbinë. Mirëpo formimi i
koalicionit LVV dhe LDK në qeverinë e Kosovës ishte i mirëpritur, por mjaft i
vështirë deri sa u realizua, sepse mungonin qëndrimet dhe pajtimet e duhura për ndarjen e pushtetit. Mirëpo tani
Kurti filloi të këndellet dhe të ndryshojë
dhe me të marë timonin në dorë në
Qeverinë e Kosovës tregoi se do të bëhën ndryshime dhe do të luftohen dobësitë, krimi i organizuar, korupcioni,
nepotizmi e të tjera që kishin zënë rrënjë në vend, sidomos në Qeverinë e
Kosovës. Kjo u pritë me entuziazëm. Në këtë fushë koalicioni LVV dhe LDK ka rëndësi të vëcantë, prandaj
harmonizimi i qëndrimeve në zgjidhjen e problemeve të grumbulluar është i
domosdoshëm. Mirëpo qysh në fillim koalicioni sikur po luhatet dhe sikur nuk po
gjenë rrugë për të shkuar përpara- me
qëndrime dhe harmonizime të problemeve . Prandaj Albin Kurti duhet të jetë i
kujdesshëm ndaj partnerit të koalicionit
dhe nuk duhet të merrë vëndime pa një konsultim paraprak me partnerin e koalicionit
(LDK) siq veproi me taksën parciale ndaj Serbisë.Nese nuk kanë qendrime të
përbashkkëta mund të rezikohet lehtë qeverisja e përbashkët. Kjo sikur ka
filluar të duket si shkak i taksës,
sepse amerikanët kërkojnë që taksa të hiqët në tërësi, pa kushte të vecanta
duke përjashtuar edhe reciprocitetin. Kurti për heqjen e taksës mendon të hiqet
me afate të caktuara deri të reciprociteti në mes të dy shtetëve. Ndersa LDK është për heqjen e saj në tërësi
ashhti si mëndojnë BE dhe Amerika me të dërguarin e kryetarit Tramp, Grenerin,
sepse partneriteti me Amerikën dhe miqët tanë duhet të ruhen. Mirëpo ky
mospajtim nuk duhet të ndodhë jo vetëm për taksën por edhe për mospajtime të
tjera. Kjo qeveri, tani ka kuadra të dëshmuara udhëheqëse, me vision të qartë
përr të ardhmen e Kosovës dhe
profesionalisht të ngritura, sidomos në LDK ka kuadra që ndihmojnë ruajtjen dhe
zhvillimin e sukseshme të Kosovës, prandaj mund t’i kapërcejnë disa mospajtime
që kanë filluar të duken. Lutfi Haziri
nënkryetar I LDK-së thotë se këto mospajtime do të shkrihen dhe nuk do të
ndodhë ndonjë përcarje si kanë filluar të mëndojnë të tjerët (opozita), e cila
edhe kështu është duke i“fry zjarit”...
Kjo
qeveri në krye me Albin Kurtin ka trashiguar mjaft probleme të grumbulluara dhe
pa qendrime të përbaskëta në koalicion nuk do të mund të qeverisin me sukses në
të ardhmen. Kurti duhet që këto brobleme t’i zshidhë ngadalë, pa nguti, sepse
cdo nguti dhe pakujdesi do të prodhojë dobësi gjatë qeverisjes,Kurti është i
prirur shpeshëhere të veprojë pa konsultime me partnerin e kualicionit, prandaj
nga kjo “prirje” duhet të largohet.
Kurti
tani ka filluar të ndërmarë veprime për ndryshime me disa shkaekime të bordeve
në të cilat ka dobsi dhe shkelje ligjore e pastaj edhe ndaj
ndërrimeve të tjera, duke zvogëluar numrin e ministrive nga 22 në 15
si dhe zvogelimin e zëvëndësave , këshilltarëvë dhe të tjerëve në
ministritë përkatëse. Kjo ishte e arsyeshme dhe e dobishme për bugjetin e
Kosovës. Ndersa Glauk Konjufca, ministër i jashtëm ka paralajmërua tërheqjen e
shtatë ambasadorëve. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe Vlora Citaku , ambasadore e SHBA-s. Mëndoj se
Vlora Citakun duhet kursyer nga tërheqja sepse ajo është njëra ndër ambasadorët
që ka treguar sukses në përfaqësimin e Kosovës në Amerikë respektivisht në KS-
në përballje me Dacicin…
Mirëpo
problem në vete mbetet dialogu me Serbinë dhe lufta kundër krimit të
organizuar, korrupcionit dhe dukurive tjera negative që duhet të luftohen
me kujdes dhe guxim të vecantë.
Bashkësia Ndërkombëtare: BE dhe Amerika me Grenerin kanë ndermar një hap serioz
për zgjidjen e problemit në mes të Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo dialogu me
Serbinë është i vështirë por i domosdoshëm. Në këtë fushë ka
paqartësi se kush do t’i prijë dialogut
me Serbinë dhe cfarë kompromise do të
ket në mes të dy shteteve. Në këtë drejtim duhet pasur kujdes tëvecantë. Deri
me tani Hashim Thaqi ka qenë kryenegociator por nuk ka treguar sukses as
mëncuri të duhur për zgjidhjen e
problemeve me Serbinë, prandaj në adrezë të tij ka pasur dhe ka mjaft kritika.
Mëgjithatë BE dhe Amerika e përkrahin Thaqin që edhe më tutje të jetë në krye
të dialogut me Serbinë, sepse me Kurtin
mendojnë se do të kanë vështirësi duke menduar të kaluaren e tij si opozitar,
por tani Kurti ka ndryshuar duke thanë se ai sipas kushtetutës duhet të prijë në këto bisedime. Kurti dhe Thaqi
kaherë kanë kundërshtime ndërmjet veti
edhe për cështje të tjera , prandaj kjo
do të ndikojë negativisht në dialogon me Serbinë nese nuk arrihet
harmonizimi i përbashkët për dialogun me Serbinë…