Kerko: a
Murat Gashi: Jeta është një libër
E enjte, 05.03.2020, 07:34 PM
JETA ËSHTË NJË LIBËR
VËSHTRIM PËR ROMANET: "ZËRAT NË
LAVJERRËS" DHE "ZËRAT NË HUMBËTIRË", TË SHKRIMTARIT KRISTAQ
TURTULLI
Nga Murat
GASHI
Shkrimtarin Kristaq Turtullin nga Korça e bukur, por me
vendqëndrim në Kanadën e largët, autorin e më shumë se njëzet romaneve të
botuara ndër vite në letërsinë shqipe dhe autorin e përkthyer edhe ne gjuhen
angleze, për herë të parë para lexuesve në Kosovë e sjellë shtëpia botuese
‘PrikultPress’ nga Prishtina me dy romanet e tij të fundit, të botuara brenda
viti 2019 "Zëra në Lavjerrës " dhe " zëra në Humbëtirë”. Librat letrar: "Zëra në Lavjerrës
" dhe " zëra në Humbëtirë”, janë dy romanet e fundit, moderne të
shkrimtarit Kristaq Turtulli. Këto romane te lexuesit tanë arritën si një meteor
drite për ngjarjet që kishin ndodhur gjatë sistemit borgjez të viteve të 30-ta,
e që vazhduan gjatë luftës së dytë botërore dhe deri kur Shqipëria dhe viset
shqiptare, të ndara padrejtësisht, nga tradhtaret (superfuqitë e mëdha),
përqafuan sistemin komunist. Megjithatë brezat e rinj, pra lexuesit e sotëm do të
njihen jo vetëm me ngjarjet e atyre viteve, por lexuesit përmes këtyre dy
romaneve lehtë e ndajnë errësirën prej asaj drite të mjegulluar. Te të dy
romanet, mësojmë sagën e një familje të zgjeruar, siç e quan edhe vetë
shkrimtari Turtulli, familja "Madhi", një nga familjet e rralla atdhetare,
e cila përjetoi skëterrën e luftës së dytë botërore, por edhe epokën gjatë
ndryshimit të sistemit nga ai borgjez, në atë komunist, që pa asnjë frikë, me
çmimin e jetës së familjes (sagës) përfaqëson, ideologjinë, ekonominë, kulturën,
borgjezinë dhe Shqipërinë e viteve 30 - ta, e këndej. Kështu në romanin "Zëra
në Lavjerrës ", Turtulli përfshin fillimin e mbretërisë e deri në
pushtimin fashist të Shqipërisë, ndërsa në romanin e dytë "Zëra në
Humbëtirë", ngjarjet shqiptare të dritëhijshëm në një univers
kuptimplotë, shkrimtari Kristaq Turtulli, rrëfen rrjedhshmërinë e çiltërt. Ai
ia del ta përpin bërthamën e çdo rrezatimi, për të kaluarën që ende vëren
shënimin e aktualitetit shqiptar, përmes personazheve të gjallë në mesin
shqiptar, të moteve të shkuar, një mjegull të bardhë dhe të hirtë - nxime.
Romanet e tij, si në të parin ashtu dhe në të dytin, si lexues më lanë
përshtypje, ku autori Turtulli, më duket sikur ka përvijëzuar me një zdruktar i
artit, të rrallë shqiptar por edhe ndërkombëtar, ngjarje me situata politike,
ndërhyrje, përkushtimi, dhe me një kokëfortësi të mendjes shqiptare, që vetë
autori nga dhuntia e tij natyrore cakton rolin e duhur brenda romaneve, ku
lexuesit e kuptojnë kohën e pushtimit fashist e deri te lindja e sistemit
komunist, si një regjim monist, fal mbështetjes së fallc
"dashamirëve" të komunistëve serbë - jugosllavë, që iu shërbeu të
gëzojnë fatin e lëçitjes së kësaj Sage shqiptare. Romani është një Sagë, që
deri më tani si lexues, nuk kam has të shkruar deri më sot në historinë e letërsisë
sonë kombëtare. Zërat në Lavjerrës, është romani me një modalitet të ri, që
vjen në letërsinë shqipe, me personazhe, ku autori Turtulli, rrëfen ngjarje me
një rrjedhshmëri të pastër, me ndërthurje shpirtërore dhe penës së ndritur, që
lexuesve u solli si një libër meteori, me përvijime krejt shqiptare, si një
"realizëm magjik". Pra, romani Zëra në Lavjerrës, është një
sagë, që kur lexon lartëson kulturën tonë shqipe, dhe na jep një mësim apo
përvojë të pashlyeshme në letërsi shqipe. Te romani Zëra në Lavjerrës,
shkrimtari Kristaq Turtulli, duket se të gjitha personazhet dhe dukuritë qoftë
pozitive, qoftë negative i përshkruan me një zdrukthterim të lartë artistik.
Kurse, zërat dhe zhurmat e asaj kohe, te romani Zëra
në humbëtirë duken sikur ia ka tronditur zemrën e autorit. Në këtë roman,
duket sikur edhe vetë autori ndodhet në brendinë e ngjarjeve të asaj kohe dhe
për këtë romani në secilën kohë na flet shumë dhe e ka jetën e vet. Personazhi
Dhimitër Leka, Albani dhe Leinardi, Irena, duken sikur ishin katandisur nga
lufta e fashizmit, që kishte okupuar Shqipërinë. Dhimitër leka nga kundërshtimi
burgoset dhe dënohet me 15 vite burg. Ai ishte njohës i qelbësirës dhe thotë: "Më
keni gërryer shpirtin, nxirë jetën...Mjaft më ! Ikni, më lini të qetë”. Nga
Inati i mëshoi furçës në murin e lagësht. I duket sikur edhe muri hapet dhe
shndërrohet në një gojë të madhe. Sepse ditë e natë, kur Dhimitër Leka burgoset
me tradhti nga miku i tij Vili Tare, që i kish besuar, i kanë thënë të lyej
muret e godinës së re, të ngritur mbi dyqanet e pronat e tij. Nuk do të dëgjoja
më shumë, zëra të trishtuara, klithma. Ta lënë të qetë, në lirin e çmuar. Më
lini ....të ik, të qërohem njëherë e mirë dhe gjithë kundërshtarët t'i quaj
qelbësirë. Saga tjetër në
romanin Zëra në humbëtirë më la përshtypje, sepse xhelozia ndërmjet
Dhimitër Lekës dhe Leshtorit kish marrë përmasa të gjëra politike. I dyti
personazh Leshtori, aq shumë e kishte mëri Dhimitrin sa që e përcillte në çdo skutë të jetës, ku Dhimitri shkonte....Pas
sa kohe, edhe pse Dhimitri e dinte mirë, çfarë mendonte Leshtori, nuk kishte
mundësi ta lëçiste Leshtorin nga jeta, sepse ishte i lidhur si ashti me mishin
me kundërshtarët fashist, që Dhimitri i urrente shumë . Një ditë Dhimitri e
gjeti kur fshinte, në qoshe të dhomës së mësuesve, këpucët e mësuesit të
matematikës. Dhimitri e vështroi mirë e ngulazi, ndërsa Vili Tare murmuriti
diçka, lëshoi... nguloi, këpucët përdhe. Në këto çaste, Dhimitri ruajti
gjakftohtësinë dhe i ktheu shpinën, u largua. Besimi dhe bindja e tij ishte në
kundërshtim me Dhimitrin, përderisa koha e romantizmit kishte perënduar njëherë
e përgjithmonë, ndaj qytetit dhe qytetarëve ishin disi ireal, anakronikë. Por, prapëseprapë
ishte një amulli kohe (lufte) jo pastër, qyteti largohej prej tij, duke e vënë
përballë sitën e padukshme etj. Kështu, flakja, përplasja e tyre ishte e
ndryshme, saqë duhej vetëm një fije e shkrepëse për ta ndez zjarrin. Nga kjo
sagë edhe Irena pati një zell trishtues në vete ndaj burrit të saj Leonardit, i
cili me zë të lodhur e të frikshëm iu përgjigj Irenës, duke thënë: ‘kush
kërkon të ëmblën prej Vili Tare, duhet të duroj të hidhurën’. Më këtë
dimenzionalizëm Turtulli, jo vetëm që ka përshkruar aq bukur ngjarjen, këtë
sagë, por edhe e zdrukthuroi si një zdrukthëtar i artit. Dhe jo vetëm kaq, por
Turtulli është edhe një filozof i kohës së re, posmoderne. Vepra e tij
"Zëra në humbëtirë" është një vepër e shquar në historinë e
letërsisë sonë kombëtare, ku ndër të tjera gjejmë edhe fjalinë: "Jeta
është një libër, s'ka ligje të harruara në gur...." Sikurse në pjesën
e parë nga romani "Zëra në Lavjerrës " ashtu edhe në romanin e
dytë "Zëra në Humbëtirë ", shkrimtari Turtulli, në letra shqipe
na vjen si një shkrimtar modern, që të kujton shkrimtarin amerikan Drajzer me
romanin e tij "Një tragjedi amerikane", i cili përshkruan
jetën apo sagën e një personazhi Klajdi, ku dallimi është se Drajzeri e
përshkruan jetën e dashurisë apo konservatorizmin e Klajdit, gjykimin e tij mbi
dashurinë, i cili e përfundon tragjikisht në Liqenin e 13 – të, ndërsa
Turtulli, ngjarjen e sagës në Shqipëri e përshkruan në aspektin politik e
historik. Turtulli
me romanin e ri "Zërat në humbëtirë ", para lexuesve na vjen me një
sagë përmes fabulave me zhurma politike që bënin fëlliqësira ata që më së
shumti i besoi personazhi i ‘gjallë’ Dhimitër Leka. Një zhvillim i ngjarjeve i
tillë, hap dyert e kohës pas luftës fashizoide dhe luftës të dytë botërore,
luftën ndërmjet sistemit borgjez dhe atij komunist. Romani " Zëra në
Humbëtirë " na vjen si perle në letërsinë tonë shqipe, të cilin mund
ta quaj moderne, sepse lexohet me ëndje shpirtërore dhe është një roman që të
"hipnotizon" nga kureshtja se çka ka ngjarë në vitet e 30-dhjeta e
deri në përfundimin e luftës së dytë botërore, duke sjell edhe komunizmin
përmes të "dashamiqve jugosllavë" Me gamën e gjerë të kësaj dinastie,
përmes imtelektualitetit, romanit Zëra në humbëtirë, të autorit Kristaq
Turtullit zgjedhim efektet e një teksti në tekste tjera. Andaj siç e cek edhe
shkrimtari Turtulli "Jeta është një libër, s'ka ligje të harruara në
gur.... Romani, "Zëra në humbëtirë ", është pjesa e dytë e
romanit që ngërthen në vete sagën, si duket në qytetin e jugut të Shqipërisë,
në Korçë. Është romani i sagës së zhurmës, trishtimit, që autori aq bukur i
përshkruan personazhet me figura natyrore, na përkujton shkrimtarë botëror si:
George Orëell me romanin ‘Rruga për në skelen Uigan’, pastaj 1984,
Patrik Cavinez – ‘Të edukohet qytetari’, Xhek London - Dhëmbi i
bardhë, Charles Diskens – ‘Kohë të vështira’, M. A. Asturias – ‘Papa
Jeshil’ etj. Por për nga përshkrimi i ngjarjeve në Shqipëri, gjatë viteve
30, dhe okupimit të Shqipërisë nga fashizmi dhe gjatë luftës së dytë botërore,
me pjelljen e egër të komunizmit nga "dashamiqët" serbo - jugosllav,
Kristaq Turtulli, nuk dallon shumë edhe nga L. Tolstoi – ‘Lufta dhe paqja’,
etj. Në epokën e atyre viteve,
Turtulli shtjellon problemet shoqërore
dhe historinë e kombit, që krijon një të vetme në letërsinë shqiptare. Saga e
këtij romani jep një mesazh të fortë universale, që kufizohet në aftësinë dhe
intelektualitetin e familjeve të madhe për të ripërtërirë kombin, rigjenerimit
nëpërmjet shpirtit të vet krijues. Kjo sagë ndryshe, e kohës ndryshe, mund ta
quajmë saga e famshme shqiptare, që arrin kulmin në krijimtarinë e autorit dhe
të vet romanit si zhanër letrar gjatë dy periudhave historike. Epokën që
përfshinë nga vitet e 30 - ta, e deri te lufta e dytë botërore dhe epoka e dytë
gjatë luftë e deri në shtrirjen e sistemit komunist, e cila lëshoi rrënjë të
egër në Shqipëri, me ndihmën e "dashamirësve fallco" serbo -
jugosllavë, në dëm të shqiptarëve, me përmasa kaq të mëdha historike është e
përshkruar jashtëzakonisht bukur. Edhe pse e gjithë kjo sagë e ka shqetësuar
autorin Turtullin, megjithatë gjeti forcë dhe optimizmin e vet gjenetik brenda
shpirtit ose kontradiktës. Me sagën e tij në romane "Zëra në
Lavjerrës" dhe ‘Zëra në Humbëtirë ", shkrimtarin Kristaq
Turtulli e shohim dhe me meditime filozofike brenda artit krijues në letërsinë
shqipe. Ai me këto dy romane po e mbyll një kapitull të trajtimit në historinë kombëtare
dhe po e hap një epokë tjetër të re krijuese posmoderniteti, që rrallë mund të
hasim te shkrimtarët tanë. Fabula e romaneve "Zëra në Lavjerrës" dhe
"Zëra në humbëtirë" shihet si një sagë e zërave, zhurmave,
trishtimeve, tradhtive politike, qëndresës stoike të personazheve, në periudhë
kohore të caktuar historike e kombëtare. Personazhet duke i mbushur me tiparet
me njerëzore duken shumë real e rrjedhin shumë natyrshëm siç janë: Dhimitër Leka, Mara, Leonardi, Madhi, Irena,
Vili Tare, Genc Sykalterti, Meles Rralla, etj. Përveç personazheve, ai nuk i lë
pa i gdhendur mirë edhe figurat e personazheve me identitet të huaj, të cilët në
një anë të "dashurojnë", ndërsa në anën tjetër të kafshojnë. Kjo
fabul e Sagës së Turtullit, me personazhet e huaj serb, si Zoran Çociçi, Sllobo
Dragojeviqi, Ratko etj. i ngjan fabulës së Nonda Bulkës - Lepuri dhe Qeni,
kur në dy dimra shkoi si mik në shtëpi të lepurit, qeni në një faqe e puthte që
do të thotë e dashuron, ndërsa në anën tjetër të faqes e kafshon, që do të thotë
nuk e donë. Pra, shtylla e hekurt i të gjitha ngjarjeve në dëm të identitetit
shqiptar, temave, motiveve, dhe e gjithë kësaj sage tmerruese ishte Dhimitër
Leka, i cili si student mori mbi vete barrë të rëndë kombëtare për çlirimin e
atdheut dhe trojeve shqiptare, Kosovë, Çamëri etj., nga okupatori fashist dhe
nga pjellja e egër e kohës, komunizmi serbo - jugosllav. Me këtë barrë,
Dhimitër Leka, tregoi idealin, edukatën, karakterin, kulturën, lashtësinë e një
shqiptari e patriotit të madh shqiptar. Një sagë tjetër që më mbi kokë është:
Saga e trishtueshme e pabesisë, e dhunës, ra mbi Dhimitrin, jo pse Dhimitri
është penduar nga ideali kombëtar, por nga tradhtia që disa herë është burgosur,
që përjetoi dhunë çnjerëzore, përmes kuislingëve të serbëve komunist, ku këta
te fundit jepni urdhra duke thënë: "Fshijeni atë dreq mellan, nga u
gjend kjo gjë e pështirë në bardhësinë e borës". "Tërhiqeni dhunshëm,
zvarrë nga dikush". Tradhtia e parë e gjumit i ndodhi menjëherë pas
plagosjes së rëndë në qëndresën e madhe në qytet. Tradhtia e dytë i erdhi në
javën e dytë të torturave. Tradhtia e tretë ishte më e gjatë, më e ngadalshme,
më e mundimshme, sepse qe e plagosjes shpirtërore. Dremitja stresore ishte
provokim djallëzor. Përjetimet shpirtërore të Dhimitrit ishin aq të të
tronditura dhe të dhimbshme për atdhetarin Genci Sykaltër, i cili u pushkatua
nga tradhtarë të regjimit komunist. Në meditimet e veta, brenda neuroneve të
trurit të lodhur thoshte: " Kujt t'ia kërkoj përgjigjen për burgosjen
dhe pushkatimin e Gencit? Fshiu lotët tanëza, dhe në heshtje tha: "Për
kokën e plakut, të gjithëve na dhembi shpirti", ndërsa Sllobo
Dragojeviçi dhe Zoran Çoçiçi luanin kokat si të çmendur, si një bishë e uritur hiene
që kërkon viktimën në një shkretëtirë... Dhimitrit në çaste iu tha buza. Dhe
nga buza e tharë, fërkoi ballin e djersitur dhunshëm dhe vazhdoi të rrëfente: Kur
isha student, me shokët e bëmë një rend, rregull që ditën madhështore të festës
sonë kombëtare që të valëvisnim flamurin kombëtar Flamurin Kuq e Zi. Kur e
valëvisnim falmurin, dëgjonim fëshfërimën e lehtë dhe të ëmbël, që rrjedhte nga
era e dashurisë së Shipërisë. Përloteshim dhe këndonim krenarisht këngën për
flamurin. "Rreth flamurit të bashkuar, Me një dëshirë dhe një
qëllim". Këngën që e kënduam, e morën vesh, Zoran Çoçiçi, Ratko Mëtinoviç
etj. të cilët më vonë ndërhyjnë përmes kuislingëve të therë, duke e shqyer
flamurin, që kjo tash po përjetojmë terrin e trishtimit, errësirë e burgjeve. E
gjithë kjo sagë ishte e dhimbshme, trishtuese, tradhtare por krenare për
idealet tona kombëtare. Turtulli
me aq mjeshtri artistike e përshkruan jetën e një të burgosuri, si të
Dhimitrit, sikur të ishte vet në këtë ngjarje. Ka edhe shumë saga tjera që
shkrimtari Kristaq Turtulli, me një art të ndritur e përshkruan kohën dhe jetën
e personazhit kryesor në të dy romane: " Zërat në Lavjerrës " dhe
"Zërat në Humbëtirë " Dhimitrin. Ai me mjeshtri të rrallë
artistike e paraqet ndjenjën, damarin e gjakut shqiptar, shpirtin tragjik që
përjetoi jo vetëm personazhi, por shqiptarët nga viti 1930 e deri në vendosjen
e regjimit komunist. Turtulli aq dhimbshëm e përshkruan jetën tragjike që
Dhimitri e kaloi në burgje dhe torturat më çnjerëzore që i bënin armiqtë, që me
krenari iu kundërvu armiqve që të vdiste për atdhe mbarëkombëtar. Turtulli, në
këto romane ka krijuar skena shumë të prekshme edhe rrëqethëse, që mund të
ndërtoj ose t’i thur rrjedhshëm neuronet e trurit të tij, përmes një imagjinate
të kthjellët shpirtërore të njeriut. Përmes skenave të krijuara, rrëqethëse që
janë të përshkruara në romane, neve lexuesve na ngrit në kataklizëm, që na bënë
ta ndiejmë në mendjen tonë, e pse jo edhe ta përjetojmë thellë edhe sot, në
shpirtin tonë emocionet e dhimbjes, për të kaluarën tonë kombëtare.
Pra, romanet "Zërat në Lavjerrës " dhe
Zëra në humbëtirë " na vijnë si perlë në letërsinë tonë shqipe, të
cilat lexohen me ëndje të uritur për të mësuar për të kaluarën e hidhur mbi
kombin tonë shqiptar dhe me një frymë krejt tjetër të shpirtit. Romanet, janë
si dy dritare të hapura ku hyjnë rrezet e para të mëngjesit dhe na zgjon me
lehtësi nga gjumi i rënd, për të rikujtuar ato skena të netëve të gjata okupimi, dhe të ushqehemi me
rrezet e reja të diellit të qetë. Nëse mendohemi pak në humbëtirat e sotme apo
kohën e sotme të letërsisë shqiptare, atëherë domosdoshmërish na arrijnë jehona
në botën tonë të mishëshëruar në llojet njësore të librit e krijuar në
letërsinë shqiptare, është kristalisht oshtimë e veprës letrare të Kristaq
Turtulli, përmes ndjenjave shpirtërore, dhe krijimtarisë së tij letrare. Kjo,
ndryshe hap një urë lidhëse të gjatë të jetës, ku lexuesit ja paraqet kohën e
kaluar, vitet e pushtimit fashist e deri në lindjen e errët të vendosjes të regjimit
monist, komunist, me mbështetjen e fallco "dashamirëve" serbo -
jugosllavë. Shkrimtari Kristaq
Turtulli, me këto vepra postmoderne, nuk do të ndalet, por do të vazhdojë edhe
në të ardhmen, ku lexuesve do t'i sjell vepra tjera, me saga tjera të reja, që
me siguri në penën e tij mendore ka ende të pazbuluara.