Kerko: a
Florim Zeqa: Ballafaqimet e para të Albin Kurtit me realitetin e hidhur!
E shtune, 29.02.2020, 01:30 PM
Ballafaqimet e para të Albin Kurtit me realitetin e hidhur!
Shkruan
Florim Zeqa
Menjëherë
pas publikimit nga ana e kryeministrit Kurti i marrëveshjes së nënshkruar në
Bruksel që e ndalon shkuarjen e FSK-së në Veri pa lejën e KFOR-it, në mediat
elektronike vërshuan kërkesat për shkarkimin e presidentit Thaçi për fshehje të
sekretit shtetëror!
Mbase
një marrëveshje e tillë edhe mund të mirret shkas si për inicimin e mocionit
për shkarkimin e presidentit Thaçi, kur dihet që janë më shumë se një
marrëveshje të nënshkruara në Bruksel që e ngarkojnë me përgjegjësi politike
Hashim Thaçin.
Por,
fillimisht duhet sqaruar se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, që FSK të mos
shkojë në Veri pa marrë leje nga KFOR-i nuk është sekret, por realitet i hidhur
për Kosovën.
Prandaj,
këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj zbulimi të sekretit, por të dokumentit që
ekziston prej kohësh në sirtarët e KFOR-it dhe të qeverisë së Kosovës.
Për
t'i vërtetuar gjërat akoma më tepër dhe më qartë, Albin Kurti duhet të shikoj
marrëveshjen më të re në mes NATO-së dhe FSK-së me rastin e fillimit të
procesit (10 vjeçar) të transformimit të FSK-së në ushtri, në dhjetorin e vitit
2018, e cila përcakton qartë kompetencat e FSK-së, e tek pastaj të flet për
zbulim "sekretesh".
Kosova
edhe pse e shpallur si shtet i pavarur dhe sovran, tani e 12 vjet nuk e ushtron
sovranitetin e plotë në veri të vendit shkaku i Rezolutës 1244 dhe rolit të
KFOR-it si garantues i vetëm i paqes dhe
sovranitetit të Kosovës sipas rezolutës në fjalë.
Publikimi
nga ana e kryeministrit Kurti e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel që FSK të
mos shkojë në Veri pa marrë leje nga KFOR-i, është vetëm fillimi i ballafaqimit
të Kurtit me realitetin e krijuar në Kosovë pas 17 shkurtit 2008, përkatësisht
pas fillimit të dilaogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ku janë nënshkruar një mori
marrëveshjesh akoma më të dëmshme për shtetin sesa marrëveshja për mos
shtrirjen e FSK-së në Veri.
Rrëshqitjet e Kosovës
nga dialogu i pabarabartë
Nga
procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë i filluar me 8 mars 2011 si i
ashtuquajtur si dialog teknik, i kthyer në dialog politik me 19 tetor 2012, nga
ajo kohë e deri më tani janë arritur 33 marrëveshje.
Dialogu
i pa barabartë dhe pa kushte mes Kosovës dhe Serbisë, i ka shërbyer dhe i ka
shkuar për shtati vetëm njërës palë. I ka shërbyer me të madhe Serbisë për rehabilitimin e krimeve të kryera
gjatë periudhës së luftës në Kosovë si dhe përafrimin e saj drejt anëtarësimit
në Bashkimin Evropian.
Për
dallim nga Serbia, Kosova jo vetëm që nuk ka përfituar diçka me vlerë, është
dëmtuar në shumë aspekte.
Nga
kalimi i dialogut teknik në dilaog politik, Kosova ka pranuar rrëshqitjen
drastike nga shtetësia e saj, duke e pranuar fusnotën * në vend të emrit
Republikë, pra denominimin e vetëm si 'Kosova*' në të gjitha përfaqësimet e
Kosovës në takimet rajonale dhe ato ndërkombëtare, përkatësisht në takimet e
Kosovës me institucionet e BE-së të bëhen jo si shtet i pavarur, por si
subjektivitet sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.
Momenti
tjetër kulmor i rrëshqirtjes së Kosovës nga shtetësia e saj vjen me marrëveshjen e 19 prillit 2013, përkatësisht
të 25 gushtit 2015, ku liderët shtetërorë të Kosovës (Hashim Thaçi e Isa
Mustafa) e nënshkruan marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave
Serbe me kompetenca ekzekutive, e cila e shkelë sovranitetin dhe cenon
integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Edhe
përkundër arritjes së 33 marrëveshjeve teknike dhe politike në Bruksel, Serbia
nuk e ka zbatuar në plotni asnjërën prej marrëveshjeve të arritura, ndërsa
Kosova i ka plotësuar të gjitha pa asnjë hezitim.
Koj
situatë paradoksale, e ka motivuar Serbinë që në vahzdimësi t'i vëjë kushte të
reja Kosovës, si dhe ta pengojë në të gjitha nismat e anëtarësimit në UNESCO
dhe INTERPO, e të mos flasim sa shumë e ka larguar Kosovën në rrugën e
anëtarësimit në BE dhe OKB pas tërheqjes së 18 njohjeve nga shtete të ndryshme
të botës!
Të mos bëhet taksa mollë
sherri për përqarje të brendshme
Pavarësisht
faktit se vënja e taksës ishte bërë kokë në vete nga ish kryeministri Haradinaj
apo në koordinim me ish partnerët qeverisës, heqja eventuale e taksës nuk guxon
të ndodhë kokë në vete. Përveq koordinimit mes partnerëve të koalicionit
qeverisës, duhet koordinim edhe me opozitën dhe faktorët tjerë relevant vendor.
Anashkalimi
dhe mos pjesëmarrja eventuale e opozitës në një temë kaq të ndjeshme, mund të
shkaktojë dëme të pariparueshme në planin e brendshëm dhe e dobëson pozicionin e Kosovës në finalen
e bisedimeve me Serbinë.
Vetëm
uniteti politik dhe një ekip gjithëpërfshirës në bisedime mund të sjellë
rezultatet e pritura dhe ruajtjen e raporteve të mira me faktorin ndërkombëtar.
Për
arritjen e çfarëdo marrëveshje nuk mjafton vetëm vullneti i mirë i njërës palë.
Do të ngelet krejtësisht i pamjaftueshëm vullneti i mirë dhe gatishmëria vetëm
e Kosovës për normalizim të
marrëdhënjeve dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe
politike me Serbinë.
Për
këtë duhet të dëshmohet edhe vullneti i palës tjetër, në këtë rast e Serbisë, e
cila paraprakisht çdo gjëje, duhet ta bëj kërkimfaljen publike për të gjitha të
bëmat ndaj popullatës shqiptare para dhe gjatë luftës në Kosovë, për të
vazhduar me pagimin e dëmeve të luftës, kthimin e fondit të grabitur pensional,
artefakteve e shumçka tjetër.
Taksa duhet ta ketë një
çmim
Meqë
po kërkohet me ngulm nga BE dhe SHBA heqja e taksës para rifillimit të dialogut
me Serbinë, pse të mos e shfrytëzojmë rastin, që edhe ne të marrim diçka në
këmbim të taksës; bie fjala, nga BE-ja të kërkojmë liberalizimin e vizave për
qytetarët kosovarë apo nga SHBA-ja të kërkojmë që të inicojë në KS të OKB-së
nxjerrjen e një rezolute të re që hedhë poshtë Rezolutën 1244 e Këshillit të
Sigurimit, e cila e njehë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë, përkatësisht
Serbisë.
Sikurse
BE-ja ashtu edhe OKB-ja janë përgjegjëse për izolimin 21 vjeçar të Kosovës dhe
12 vjet si shtet i pavarur. Nuk është koha të merremi me njëri-tjetrin, as ta
luajmë lojën e "patriotit" e "tradhtarit", por të
ballafaqohemi me realitetin e krijuar në shtetin në inkubator.
Kosova
me protektorat ndërkombëtar tani e 21 vjet më parë, si dhe 12 vjet të shtetit
të njohur ndërkombëtarisht, po mbahet e vetme në izolim të hekurt nga bota e
lirë dhe demokratike.
Të
mos provohet tani pas gjithë këtyre viteve të zbulohet "uji i nxehtë",
por të provohet të ndryshohet realiteti i krijuar në shtetin me sovranitet të
dyfisht.