Mendime
Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë
E shtune, 29.02.2020, 08:29 AM
Drejtuar:        
Përfaqësisë së Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të dt.29 shkurt,
2020 
 
Lënda:            
Mocion për  Reformimin e
Partisë Socialiste të Shqipërisë
 
 
Përshëndetje,
 
Jemi disa
votuese dhe votues të Partisë Socialiste; midis nesh ka edhe anëtare/ë të saj.
Përmes kësaj letre dëshirojmë që t’ju njohim me një mocion për reformimin e
Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mocioni përcakton objektivat kryesorë
të reformimit dhe propozon një paketë me 10  ndryshime e
plotësime themelore në Programin dhe në Statutin e partisë.
Kërkojmë nga ju, paraqitjen e tij për votim në Kongresin e PS, të
dt. 29 shkurt 2020. 
 
Kjo letër do
të bëhet publike me qëllim që çdo anëtare dhe anëtar  i PS,
çdo votuese dhe votues  i PS, çdo simpatizante e simpatizant
i saj, e po ashtu edhe çdo qytetare e qytetar tjetër i Republikës së
Shqipërisë, kudo që ndodhet - në vend dhe në emigracion - të ketë
mundësinë që të njihet vetë me përmbajtjen e këtij mocioni dhe të
përcaktojë lirisht e me bindje të plotë  qëndrimin personal ndaj
tij. 
 
Ne besojmë se shumica
do ta mirëkuptojë dhe do ta mbështesë këtë mocion për reformim, pasi reformimi
përmirëson Partinë Socialiste e për pasojë përmirëson edhe qeverisjen
që i bëhet vendit në emër të saj dhe të votueseve e votuesve të saj.  
 
 
“Mocion
për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë”
 
Vazhdimi i misionit
politik afatgjatë për të cilin u krijua
Partia Socialiste e Shqipërisë në vitin 1991 dhe zgjidhja e problemeve
ekonomike, sociale e politike që përjeton vendi ynë në këtë periudhë
zhvillimi (përfshirë edhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe shërimin e
pasojave të tyre),  kërkojnë sot një reformim të thellë cilësor
të Programit politik dhe të Rregullave të funksionimit
të saj.  
 
Objektivat e mocionit
 
1.    Parti me liri  fjale, votim të ndershëm, vendimmarrje dhe
drejtim kolegjial.
2.    Parti me integritet,
e pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
3.    Parti 
që realizon qeverisje të majtë demokratike, që mbron dhe shërben interesat
themelore të shtetasve shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë.
 
Paketa me ndryshime e plotësime
në Program dhe në Statut
 
1.    Partia Socialiste e Shqipërisë punon për ndërtimin e një shteti
solidar me shtetasit e vet, që      garanton me
ligj të
             
drejtat  dhe liritë themelore të njeriut dhe krijon mundësi
materiale për realizimin e tyre, duke filluar nga niveli
i            
domosdoshëm për ushqim, veshje, strehim,  shërbim
shëndetësor, arsimim, punësim dhe lëvizje të lirë.
2.    Përfaqësuesit e
Partisë Socialiste të Shqipërisë në institucionet shtetërore legjislativë dhe
ekzekutivë, qëndrorë dhe         vendorë,
janë të detyruar politikisht që të hartojnë e të zbatojnë programe
qeverisës me natyrë të majtë
            
demokratike, si dhe të korrigjojnë çdo veprim të mëparshëm
qeverisës, që nuk respekton këtë detyrim,
          pavarësisht  se kur
është kryer.
 
3.    Partia
Socialiste e Shqipërisë dhe grupi i saj parlamentar, do të ndërmarrin nismat e nevojshme ligjore për
           amendimin e
      ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Amendimet përfshijnë
      vendosjen e një sistemi zgjedhor
që e bën Kuvendin e Shqipërisë më përfaqësues të vullnetit të popullit,
fuqizon
               
kontrollin parlamentar të ekzekutivit  dhe shmang çdo
përqëndrim ”de jure” e ”de facto” të pushtetit shtetëror në
           një
institucion apo individ të vetëm.
 
4.    Partia
Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht veprimtarinë e drejtësisë së reformuar dhe të    institucioneve
të saj, përfshirë SPAK dhe BKH,  për pastrimin e klasës politike
drejtuese në pushtet dhe në opozitë
          nga
         korrupsioni dhe bashkëpunimi
me krimin e organizuar. Këtu përfshihen: (a) - Verifikimi sistematik
dhe pa            asnjë
përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose
do të kryejnë funksionet e presidentit
          të
           Republikës,
kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të
bashkisë; (b)- Konfiskimi i            
pasurive të tyre të paligjëshme; (c)- Dënimi sipas ligjit i
personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka patur,
           që ka aktualisht
apo që mund të ketë në të ardhmen.
 
5.    Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht
ndëshkimin ligjor, politik dhe publik  të manipulimit
         dhe vjedhjes së votave,
që mund t’i bëhet  çdo lloj forme të shprehjes së vullnetit të
popullit (zgjedhje parlamentare e vendore, referendume, për çështje me
interes publik, qëndror dhe vendor).        
Ndëshkimi ligjor është i mundshëm pavarësisht kohës
se kur provohet krimi elektoral dhe pavarësisht statusit   
politik të personit apo personave  porositës, manipulues dhe
vjedhës të votave.
 
6.    Kandidatët e Partisë
Socialiste të Shqipërisë për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar
vendor propozohen nga
              
organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën
ato veprojnë. Kandidatët zhvillojnë fushatë
            
parazgjedhore në parti e në komunitet dhe përzgjidhen me votim të
fshehtë. Forumet partiake drejtuese, që    shpallin emrat e
kandidatëve zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet
parlamentare dhe vendore,   detyrohen që të respektojnë propozimin e
organizatave socialiste. Përndryshe, duhet të argumentojnë mospajtimin
e vet me          anëtarësinë
socialiste të këtyre organizatave dhe të kërkojnë prej  tyre rivotim
të  fshehtë; ky       rivotim është vendimtar.
 
7.    Cilido porositës
dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet
brenda partisë përjashtohet        
përgjithmonë nga Partia Socialiste e Shqipërisë: (a) -  pavarësisht kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ose
kur ka        përfituar nga
        manipulimi dhe vjedhja e votës; (b)
- pavarësisht funksionit, që mund të ketë patur ose vazhdon të
           ketë  në
parti apo në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.
 
8.    Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve
të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të        
papajtueshëm me funksionet e presidentit të Republikës,
kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit   të
bashkisë.
 
9.    Numri i
mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe
sekretarëve të Partisë Socialiste të          Shqipërisë kufizohet
deri në dy.
 
10. Në Partinë
Socialiste të Shqipërisë njihet e drejta për oponencë kolektive të
organizuar në forumet partiake
        vendimmarrëse qëndrore
(Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi), si garanci strukturore për mbrojtjen e   demokracisë
         së brendshme,
respektimin e programit politik në qeverisje dhe shtimin e aftësive
vetkorrigjuese të   partisë. Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe
funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë
              
mbështetur me votim të fshehtë nga të paktën 20%
e anëtarëve të partisë.  
 
***
 
Për të siguruar arritjen
e të gjithë objektivave të mocionit, paketa zbatohet e plotë.
Kjo paketë është konceptuar si një
strukturë unike, e përbërë nga 10 njësi në lidhje logjike mes
tyre, që të gjitha të domosdoshme për të arritur reformimin e
synuar. Për këtë arsye,  paketa i paraqitet Kongresit për t’u votuar si
një e tërë , me  “Po” ose
“Jo”. Njësitë  1-5 dhe 6-10
integrohen përkatësisht në Programin dhe në Statutin e partisë. Ky integrim
shoqërohet me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tjera të
nevojshme, bazuar në tekstin dhe në frymën e
njësive 1-10.
 
Tiranë
, 26 shkurt, 2020 
Me respekt
 
 Arta Dade, Eva
Teqja (Allushi), Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir
Bilani, Përparim Bodinaku

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










