Kerko: a
Pal Neçaj: Agim Geci në zemrat e atyre që e njohën
E marte, 25.02.2020, 10:41 PM
AGIM GECI, NE ZEMRAT E ATYRE QE E NJOHEN
-
Kurrë nuk e kisha imagjinuar as n'ëndërrë që une, me moshë gati dy herë më të
madhe, të shkruaja per nje rast te tille! Por kështu paska qëne e thëne. Më tundet gjoksi nga të rrahurat e forta të
zemrës time dhe sytë më mjegullohen prej lotve kur shkruaj këto rrjeshta.-
Nga
Pal Neçaj, NY, USA
E
diela e 16 Shkurtit ishte një ditë e zymtë për ne emigrantat shqiptarë që
jetojmë në Nju Jork, Nju Xhersi e më gjërë. Ajo na dha lajmin e rende dhe te
paritur, i cili na rendoi se tepermi zemrat tona: Ndarjen
nga jeta të Agim Gecit. Ky lajm i kobshem, rrufe në qiellin e kthjellët, u
përhap me shpejtesi jo vetëm në Amerikë e në
mbarë Diasporen Shqiptare, por edhe
në Shqipëri, Kosovë etj. U ndigjua në Tiranë, në Malësin'e Gjakoves dhe
deri në Palçin e Nikaj-Merturit ku lindi e u rrit ai djal i bukuri nga shtati
dhe nga shpirti, me vepra e me fjale te mire tek kushdo qe e njohu Agimin e
paharruar. Vdekja e Agimit pa mbushur 54 vite ju shkaktoi dhimbje të madhe
shumkujtë. Ajo perveloi zemrat, veçanarisht te bashkëshortes Age, vajzave
Aurora, Adela dhe djalit Albi që e kishte "loçken" e zemres, nanës
Lulë, që u ndodhë në Tiranë, të tre vëllezërve dhe motres tij të vetme. Dhe, jo
vetëm atyre, por edhe nipave e mbesave, kusherinjve, të afërm dhe mbarë
farefisit të gjërë Gecaj, në Amerikë, në emigracion, Tiranë, Nikaj - Mertur
deri në Kosovë.
Kurrë
nuk e kisha imagjinuar as n'ëndërrë që une, me moshë gati dy herë më të madhe,
të shkruaja për ate njeri, per nje rast te tille! Por kështu paska qëne e
thëne. Më tundet gjoksi nga të rrahurat
e forta të zemrës time dhe sytë më mjegullohen prej lotve kur shkruaj këto
rrjeshta.
Une
dhe jo vetëm e kam të vështirë të përjetoj mungesen e Agimit në mesin e miqve e
të shokve që ish "magneti" i tyre, buzëqeshjen e humorin e tij në
dasma e gëzime. Miqve e shokve tij të ngushtë do t'u mungojnë fizikisht Agimi i
dashur, shoqërori si Ai, por emrin, kujtimin dhe veprën e tij do ta kenë
gjithmonë në mesin e tyre, gjithë jetën të paharruar.
Ndarja
nga jeta e Agimit, ju helmoi shpirtin, jo vetëm
shokve e miqve tij të shumtë që kishte, qe kur ishte nxenes, student,
pastaj mesues në Malësinë e Gjakoves, në punën e biznesin e tij vetiak në
Tiranë ku ishte vendosur familjarisht, Dhe
në veçanti, miqve shokve, bashkëpuntorve këtu në Nju Xhersi e Nju Jork
ku kishte 20 vjet që ishte vendosur familjarisht.
Agim
Geci ishte e mbetet një nga djemt'më të zgjuar, më fisnik, gojembel, më
shoqërori dhe më i dashuri i brezit tij. Ai ishte kishte virtytet dalluese.
Zoti i kishte dhën dhuntinë e dashurise për njerëzit pa dallim moshe, besimi,
krahine, bindje apo funksioni.
Ishte shoqëror me të gjithë, se
ai, me mençurinë e tij, me buëqeshjen e
tij më karakteristike që mund të kishte njeriu i mirë, me çiltërsinë e
malësorit shpirt-flori e zemër-madh, i bënte "për vete" jo vetëm te
afërmit e farefisin, jo vetëm ata që
kishte lidhje miqësore apo kumbarie, po
edhe të gjithë atyre njerëzve të panumert që i njohu nga afër.
Agimi
i ndier, si rallë kush tjetër, i donte dhe i respektonte prindërit e tij Ndocin
dhe Lulën. Gjithe përkushtim i ndigjonte
dhe zbatonte këshillat e porositë e tyre. Por për fat të keq, babai i dashur
vdiq në moshë të re, kur Agimi me tre vëllazërit dhe motrën kishin më shume se
kurre nevoje për dashurinë, mësimet dhe këshillat e babait tyre. Pa përmendur
"barrën e rëndë" që do t'i binte Agimit si fëmija i madh, si
"Zot shtepie" etj. që duhej
përgjigjej. Dhe këtë rol, Agimi do ta
vlersonte si detyrë dhe amanet të lanë nga babai për ta drejtuar familjen në
rrugë të mbarë, duke ruajtur traditat më të mira
Agim
Geci ishte dhe një bashkëshort shembullor, i cili bashkë me Agen, krijiuan nje
familje te shëndosh, me dashuri të vërtetë, të pastert dhe të sinqert. Ata linden, rritën, edukuan dhe po i
drejtonin rruges së mbarë, të dashurisë për jetën, shkollën, punën, për
njerëzit, për gjuhen shqipe dhe çdo gjë
shqiptare, tre fëmijë të mrekullueshem, Lolen, Adelen dhe Albin.
Djali
i Palçit të Merturit ishte burr fisnik dhe bujar i pashoq. Agim Geci gëzonte kur i shkonte musafiri ne
shtepi, i qeshnin sytë. Ai ndihesh mirë dhe i kënaqur, në kafe, në ristorante e
kudo me shokë dhe miq, kur kamajeri thoshte: -Janë të paguara, i ka paguar ky
burri, - duke drejtuar dorën nga ai. Dhe
kur miqt'e "qortonin" Agimi gjithmonë buzëgas shprehej - Rëndësi ka
me cilët pi kafen apo drekoi, jo kush paguan.
Ai,
me urtësinë e thjeshtësinë e tij, me tolerancën në biseda e debate, ishte
artist i vërtetë. Ndigjonte me shumë kujdes të tjerë pa u nderhyrë, pa ua
nderprerë asnjëherë fjalën, kur fliste gjithnjë buzëgas e zë-ultë, duke e parë
shokun në sy dhe respektuar ate e mendimet e tij, edhe kur ishin te kunderta me
te tijat.
Me
Agim Gecin koha "fluturonte" pa kuptuar. Nga ai mesonim të gjithë, në
ndertimin e mardhënieve me njerëzit, duke folur thjeshtë, pak dhe qartë. Ai
femijte i trajtonte dhe vlersonte si të rritur, moshatarët si vëllau i vogel i
tyre, përpara të moshuarve si nxënes i sjellshen dhe kokulur. Ai ishte njeri me
ndjenja të theksuara humane, zemërbardh që ndihmonte njerëzit pa dallin, jo vetëm me këshilla e
udhëzime për tejkalimin e vështirësi,
por dhe duke u gjetë punë, ndëpërmjet miqve të tij të shumtë dhe vet në
biznesin e tij të sukseshëm, duke u dhën mjete hua dhe ndihma të tjera, kush ia
kerkonte.
Jeta
e Agimit që e shkurtër, por e mbushur me vepra të çmuara pozitive bamirësie,
ndjenja patriotike dashurie për Atdheun dhe kombin Shqiptar. Dashuria humane
për njerëzit pa dallim. Une e jo vetëm, mendoj se Shpirtin dhe Zemrën e Agimit
të paharruar, Zoti i kishte pajisur me vullnetin për te qënë dhe mbetur miku dhe
shoku i të gjithve që e kanë njohur nga afër. Kjo u pasqyrua gjatë kësaj jave
ku qindra e mijra qytetarë shqiptaro - amerikan të Diasporës, banorë të Nju
Jorkut, Nju Xhersit e shtete të tjera të Amerikës, me origjinë edhe nga vende e
kombe të ndryshëm, burra gra, të rinjë dhe të moshuar erdhen me lot dhe dhimje
dhe ngushëlluan në shtepi të të ndierit, në Shtepinë Mortore dhe ne
"Lumtumirën" e fundit në vorreza. Me qindra qytetarë nga Shqiperia,
Kosova, Mali i Zi etj. si dhe shqiptarë në Diasporë ngushlluan për mes
telefonit, telegrameve, mesazheve në fejsbukë etj.
Dihet
se nëna Lula, bashkëshortja Agia, fëmijtë Lola, Adela e Albi, vëllezrit e
motrat e kanë të vështirë ta përballojnë mungesen e Agimit tyre të dashur.
Kishin nevojë për dashurinë e tij, për buzëqeshjen e përhersheme të njeriut
tyre. Femijtë donin përkdheljet e babaj gjithe ambelsi, do t'ishte normale që
nëna t'u përcillte nga djali dhe kurrë mos të ndodhte e kunderta, po ç'ti bëjmë
vdekjes së pabesë?! Jam besimplotë dhe ju lutem të gjithë këtyre të gjëjnë
forcë që me dinjitet të mbahen, ta përballojnë këtë dhimbje të jashtzakonshme
dhe të ndihen krenar që patën djal, bashkëshort, baba dhe vëlla kaq të mirë si
Agimi.
Agimi
iku, u largua nga kjo jetë fikisht, por emri, vepra dhe kujtimi i tij nuk do vdesin. Agimi do të jetë në zemrat e
mendjet, jo vetëm të famijes dhe farefisit, jo vetëm të shokve e miqve të
shumtë, por dhe të qindra mijra qytetarve të moshave e vendeve të ndryshme që e
kanë njohur nga afër dhe kanë pasur kontakte me të.
I
paharruar dhe i përjetëshm kujtimi i tij!
-Nga
NY USA, ekskluzivisht per ZemraShqiptare ne Londer, Shkurt 2020-