Kerko: a
Ilmi Kurti: Kristjan Dukaj, shpresë e meritokracisë
E hene, 24.02.2020, 08:46 PM
Kristjan Dukaj, shpresë e meritokracisë
Shkruan
Ilmi Kurti, publicist, shkrimtar
Të
shkruash për njerëz e përsonalitete në moshë të re dhe që një kohë të gjatë
punojnë dhe veprojnë në fushën më të gjerë shoqërore, është sa obligim i
njerëzve të pendës, po aq edhe obligim si malësorë që jam sepse i përkasin asaj
pjese ku unë jam i fokusuar prej tri dekadash,por është edhe disi e lehtë pasi
vetë mosha, përvoja e gjatë dhe e frytshme, ma mundësojnë këtë që unë e bëjë me
pasion dhe përkushtim të veçantë për malësinë e malësorët e mi ku më shumë se
asgjë tjetër unë marr frymzim dhe mbushem me emucione për bashkëvendasit e mi
të vëndlindjes time që është Malësia e Madhe pa kufij. Mirëpo, unë si një
dashamirë i talentëve ,indivitëve të veçantë, veprimtarëve dhe të dalluarve, në
çfarëdo lëmi e fushe qoftë,i gjurmoj në fushëveprimin e të rinjve, të brezit të
ri i cili është dhe duhet të jetë e ardhmja jonë, e ardhmja e njerëzimit në
përgjithësi dhe pse jo edhe krenaria ime në veçanti.As kush nuk ka lindur
politikan,as intelektual,as pushtetar por me përkushtimin ,talentin dhe mundin
e tyre kanë arritur të na përfaqësojnë në arenat europiane e botrore. Nuk dua
të përsëris emra as përsonazhe të veçanta që ti krahasoj por dua tu them
lexuesëve të mi se ne kemi patur dhe kemi e do të kemi përsonazhe që kanë bërë
emër të madh nëpër botë dhe ja kanë ritur lavdinë dhe krenarinë Malësisë së
Madhe.Kemi aq shumë emra saqë po ti rreshtoj do ju mbatem borxhë shumë figurave
por e kam të pa mundur të mos i përmendë figurat më të spikatura si .Papa
Klementin që e udhëhoqi për 17 vite qëndrëmn më të madhe të Krishtërimit
Vatikanin në Romë.Ismail dodanin,Gjelosh,Gjokën,Vasil Rakën,Myftar Cubin në
artet pamore si dhe Tenor -basin me Konservator të Moskës Lukë Kaçaj,apo
aktorin në Hollivud Pjetër Malotën,apo Balerinin me famë botrore në teatrin
Parizian të Parisit Angjelin Perlndocaj,apo kampionët e sportit Elis Gurin
kampoin botet në Mundje ,Dorian Dokaj kampion në King -Boks në Europë e
Australi,Kampionin europian në Atletikë Izmir Smajli,apo kampionin e boksit në
Europë Jurgen Uldedaj,pa përmendur futbollistët që na kanë përfaqësuar në
Europë ekipin kombëtar si Rudi Vata,Salvodor Kaçaj,Elsed Hysaj,Bekim Balaj etj
etj .Edhe pse jetojmë në një sistem të ri vlerash,në kohën e internetit dhe
teknologjisë më të përkryer që ka njohur njerëzimi, të rinj dhe të reja nga hapësirat
mbarëshqiptare, pothuajse nga mosha më e re, janë dëshmuar me suksese dhe të
arritura të njëpasnjëshme, duke premtuar vlera edhe më të mëdha në të ardhmen.
Më gëzojnë shumë rastet e tilla, pjesëtarë të brezit të ri të cilët sikur lulet
e bukura në pranverën e jetës së vet, lulëzojnë dhe zbukurojnë familjen, vendin
ku kanë lindë apo ku janë rritë,si në fshat apo në qytet,Malësinë e Madhe dhe
kombin .tonë. Sidomos, nga mjediset jashtë shtetit tonë amë, por gjithherë, nga
degët trungut të shenjtë kombëtar.Malësia e Madhe fatmirësisht ka dy bashki,dy
qytete Koplikun dhe Tuzin. Njëri nga ata, është bashkëkombësi ynë, djaloshi nga
Malësia,me origjinë nga Trieshi por me baninm në Tuz yotni Kristjan Gjokë
Dukaj, emrin e të cilit e takova para një dekade të plotë dhe për të cilin
krijova përshtypjen se është i moshës shumë më të madhe dhe as që më merrte
mendja se posa ka filluar mësimet në shkollën e mesme. Isha kureshtar për
djaloshin, Kristjan, dhe i përcjella me kënaqësi shkrimet e tija nga më të
ndryshmet, vargjet dhe opinionet e tija të shprehura në gazeta e revista të
ndryshme. Më kujtohet mirë viti 2012, kur Kristjani, ishte laureat i
shpërblimit të parë për poezi nga revista “Filolet”, për një poezi të
mrekullueshme e cila u transmetua në disa media. Me këtë rast, Kristjani, në
një intervistë në TV “Boin”,që valët e këtij televizioni shikohen edhe në
pjesën tjetër të malësisë të ndarë padrejtësisht por që kurrë nuk mundën të na
ndajnë shpirtërisht gjakun dhe traditat tona,dhe të realizuar në ambientet e shkollës
së mesme në Tuz, ku vijonte mësimin, më impresionoi me shprehjet e tija shumë
të matura për moshën që kishte, me talentin që rrezatonte nga gjuha dhe mendja
e tij, kurse atë që shihej me sy, e kishte të dhuruar nga vetë natyra ose të
mos jem shumë modest kultivonte cilësitë e babës së vet që sot është një ndër
gazetarët më të njohur në Ballkan dhe i cilësuar gazetari i vitit në republikën
e Malit të Zi.
Ai,
nuk u vetëkënaq, por vazhdoi gjithnjë me sukses të dalluar në mësime, por kjo
nuk e pengoi asnjëherë të vazhdoj edhe pasionin e tij të shkrimeve, për tema
dhe çështje të shumta me interesin më të gjerë të shoqërisë shqiptare, jo vetëm
në Tuz e Malësi të Madhe, por në rrafshin më të gjerë mbarëkombëtar. Artikujt e
tij të shpeshtë, opinionet dhe intervistat me veprimtar dhe krijues nga fusha
të ndryshme, u publikuan në gazeta e revista të ndryshme, jo vetëm në Mal të
Zi, por në hapësirën mbarëshpitare dhe në mesin e mërgatës tonë, sidomos në
SHBA. Entuziast të lexoj shkrimet e Kristjanit, isha gjithnjë e më kureshtar të
marr vesh më shumë për këtë djalosh kaq simpatik dhe kaq të talentuar, në
rrugëtimin e tij të mëtejmë të shkollimit, familjen e kështu me radhë. Edhe pse
isha mjaft i befasuar për të mirë me gjithë veprimtarinë e e këtij djaloshit të
ri, së shpejti e pata të qartë pasi ai ishte pinjoll i një familjeje shumë të
njohur, jo vetëm në Malësinë e Madhe, por në rrafshin më të gjerë publik,
krijues, njerëzor, mediatik. Pjesëtarë i një familjeje aq të pranishme në botën
e gazetarisë, publicistikës, filmit dhe kulturës në përgjithësi. Që nga
hershmëria ime në hulumtime,lexime e studime më kujtohen vargjet e
mrekullueshme të këngëve të shumta të interpretuara nga këngëtar të shumtë nga
autori, Gjokë Dukaj, i ati i djaloshit, Kristjan, pastaj motra e tij, Dijana
Dukaj, e cila tashmë një kohë të gjatë, është emër i njohur i gazetarisë
shqiptare që natyrshëm më shkon mbarë shprehja që Dardha bijen nën Dardhë,bënë
baba të të ngjas ku sot brënda familjes duket se ka xhelozi prefesioni. Me
shumë andje, lexova shkrimin nga Sarajeva, të autorit Kristjan Dukaj, i cili
përshkruante mrekullueshëm përshtypjet e tija të para nga ky qytet e bukur, kur
Kristjani, vazhdonte studimet e magjistraturës, pas përfundimit të fakultet në
Podgoricë. Ndërkohë, gëzim më i madh ishte kur më ra në dorë libri i tij
publicistik “Dora e parë”, në të cilin ishin përmbledhur disa nga punimet e
tija publicistike me parathënien e shkëlqyer, të gazetarit, publicistit dhe
shkrimtarit të njohur, Zef Pergega.Tashmë, paraqitjet e tija ishin gjithnjë e
më të shpeshta, si një politolog i specializuar në shkencat politike, në
marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Me shumë kënaqësi e përgëzova me
rastin e magjistraturës dhe mbrojtjes me sukses të një teme me interesin më të
gjerë për shqiptarët në Mal të Zi, “Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe
mekanizmat ekzistues në mbrojtjen e tyre”, e që tashmë e kemi në formë libri
për lexuesit dhe studiuesit kudo.Por, ajo që duhet veçuar janë shkrimet e
shumta të tija në temën “Meritokracia” e që, siç shihet, është ndër fushat e
interesimit të tij më të gjerë si profesionist i kësaj lëmie. Kristjani, përmes
shkrimeve të shumta, përvojave dhe shembujve krahasues, pasqyron përparësitë e
sistemit botërisht më të avancuar në përparimin e përgjithshëm shoqëror.
Shkrimet dhe mendimet mirë të argumentuara dhe të shtjelluara, ai i publikon në
gazeta dhe revista të shumta, jo vetëm në shqip, duke i bërë kështu të qarta
për opinionin më të gjerë, duke e radhitur atë në mesin e opinionistëve më të
spikatur të kohës.Ndërkohë, përkushtimi i tij krijues, ka bërë që, zotni
Kristjan Dukaj, të pranohet në Shoqatën e poetëve të rinj shqiptar, ku, jam i
sigurt, do të jap kontributin e tij të madh në të ardhmen. Nuk e bëra këtë
shkrim për të ia prezantuar këtë djalosh malësor opinionit shqiptar sepse, ai,
s’ka nevojë për diçka të ngjashme, pasi at; dhe familjen e tij e hasim në media
të shumta të shkruara dhe elektronike, por, thjesht si një dashamirë i
përparimit të rinjve të tonë kudo që janë dhe në shenjë mbështetje për punën e
tyre me përkushtim, siç është bashkëkombësi ynë, zotni.Kristjan Dukaj.