Kerko: a
Xhavit Gasa: Ju kërkon bujku
E hene, 24.02.2020, 08:16 PM
JU KËRKON BUJKU
Bëhuni
kalë shale vraponi si maratonomak,
o
vargje nuk po ju hedh sot letrës bardhë,
ne
fusha, male e lugina botës rreth e qark,
mos
ndaloni askund kthehuni prap n'fshat
Zemrohen
kokrat e farës grurit dhe misrit
zemrohet
bujku që thërmon pisat e tokës
kërkojnë
harabelat t'këndojnë kur çukisin,
kërkon
bujku buzëqeshjen ti jepni sofrës.
VENDOSA
Sot
vendosa t'i hedh nëpër plisa vargjet,
të
përzihen me farat e misrit dhe grurit,
të
mbushen plot me bereqet hambarët,
dora
e nënave ti gatuaj në magjen e bukës.
I
buzëqesh fytyra sofrës bujare prej druri,
mbushur
plot përplot prodhime bereqeti,
sofra si lëndinë ngrohur nga avulli bukës,
vargjet
e mia ulur rreth sofrës buzëqeshin.
NË KRAHË TË FLLADIT
Kur
vendosa një poezi të re të shkruaja,
te
kulla e kosës kostarit vendosa vargjet,
pena
të bëhet çekiç fjalët të kalis te kulla.
vargjet
të rrjeshtohen si zaldet e barit
Trigëllimat
ritmike që bën mbi kullë çekiçi,
në
pentagram të bëhen nota muzike,
këngët
ti këndoj me zërin e ëmbël bilbili,
në
krahë flladi të fluturojë muza poetike.
@Xhavit Gasa