Kerko: a
Florim Zeqa: Ngjarja që mobilizoi stacionet policore në Rrafshin e Dukagjinit
E diele, 23.02.2020, 06:52 PM
Shfletim i Historisë
Ngjarja që mobilizoi
stacionet policore në Rrafshin e Dukagjinit
Në 27 vjetorin e Rezistencës së Bokshiqit
"Kemi
përjetuar tortura të rënda në stacionin policor në Klinë, na kanë goditur me
tyta pushkësh dhe mjete tjera të forta në të gjitha pjesët e trupit, por të
gjitha i kemi përjetuar më lehtë sesa sharjet dhe fyerjet në baza kombëtare,
dhe prapë duronim në pamundësi për të bërë gjë. Në atë moment jam betuar, se
edhe nëse më ndodhë ndonjëherë në jetë që të më shajë ose ofendojë ndonjë
shqiptarë, nuk do të më shkojë mendja për ta bërë edhe më të voglën gjë, por
vetëm do t'i themë, të qoftë për nderë" (Halil Zeqa,
25 shkurt 1993).
Shkruan:
Florim Zeqa
Ftesat për dorëzimin e
armëve, shkas për ushtrimin e dhunës
Pas
lënjes së ftesave për dorëzimin e armëve në fshat, me rastin e shkuarjes në
polici të disa fshatarëve, ata ishin përballuar me dhunë ç'njerëzore të
policëve serb, siq ishte rasti i Halil Zeqës dhe Haxhi Fazliut, të cilët edhe
përkundër maltretimeve të rënda fizike dhe psiçike, ishin kërcënuar edhe me
jetë,...por që në asnjë rrethanë nuk ishin dorëzuar dhe nënshtruar, duke mos e
pranuar posedimin e armëve që në fakt i mbanin të fshehura në shtëpitë dhe
pronat e tyre.
Kërkesat
për dorëzimin e armëve ishin vetëm një pretekst i policisë serbe për ushtrimin
e dhunës ndaj shqiptarëve.
Në
këtë situatë ishte e domosdoshme ndërmarrja e hapave konkret në parandalimin e
aksionit të armëve.
Kësisoji,
fillimisht kryesia e fshatit muar vendim për organzimin e përbashkët të një
rezistence paqësore, e cila për qëllim parësorë kishte pengimin e patrulles së
policisë në momentin e hyrjes në fshat.
Për
ta realizuar me sukses të plot këtë plan, kanë qenë të caktuara tre grupe
fshatarësh që me çdo kusht ta ndalin patrullen e policisë serbe.
Grupi
i parë e ka pas për detyrë ndaljen e patrulles përmes dialogut, me kërkesën për
kthim të mënjëhrshëm prapa, në të kundërtën nëse policët ngulin këmbë hyrje në
fshat, atëherë me policinë serbe do të vazhdojnë të mirren grupi i dytë,
përkatësisht i treti sipas nevojës.
Ndjenjë krenarie dhe
shqetësimi
Ashtu
siq pritej, në mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 1993, rrethë orës 08 e 45 minuta,
automjeti (NIVA) më katër polic serb ja mësyjnë Bokshiqit.
Zakonisht,
patrullat e policisë, para se të ngjiteshin për Bokshiq, ndalonin në fshatin
Grabanicë. Mirëpo, kësaj radhe, patrulla e policisë e cila ishte nisur për
Bokshiq, fillimisht ndaloi në shkollën fillor "Azem Bejta" në
Grabanicë për të bërë një vizitë "rasti".
Ishte
pushimi pas orës së parë të mësimit, kur në lokalet e shkollës u futën 3
policët (serb të fshatrave fqinje), të cilët silleshin si kauboj nëpër
korridorin e shkollës, ku pas disa minutave qëndrimi në brendi të shkollës, nga
oborri shkollës me automjetin e policisë "NIVA" nisen për Bokshiq.
Duke
i ditur parapërgatitjet në fshat, isha i bindur për atë që do të ndodhë.
Ashtu
siq pritej, policët serb në hyrje të fshatit ndalohen nga grupi i parë i
rezistencës, të cilët jo vetëm që i ndaluan, me shpejtësi dhe në mënyrë tejet
efikase arrinë t'i çarmtorisn tre policët serb, të cilëve ua rrëmbejnë nga
duart automatikët, duke i urdhëruar të kthehen prapa e të mos vijnë më në
fshat.
Policët
serb, të frikësuar dhe poshtëruar nga pritja që hasën nga fshatarët, para se të
kthehen nga fshati Bokshiq, siq e kanë zakon, me një dinakëri ju luten
fshatarëve deri në përulje që t'ua kthejnë armët (automatikët), me premtimin se
nuk do t'i shohin më në fshat, duke ju kërkuar falje dhe mirëkuptim për
gjithçka që kishte ndodhur deri në atë moment.
Pas
një konsultimi në mes tyre, anëtarët e grupit të parë të rezistencës; Muhamet
Zeqa, Ukë Musa, Ismet Zeqa, Mustafë Binaku, Demë Keka, etj. ua kthejnë armët policëve
të dëshpruar dhe dorëzuar njëkohësisht.
Policët
e dëshpruar, të mundur dhe turpëruar në fshatin Bokshiq, me të khtyer në
stacionin policorë në Klinë, i alarmojnë të gjitha stacionet policore dhe
ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjërë.
Nga
momenti i çarmatosjes dhe kthimit të policëve serb nga Bokshiqi, për fshatarët
fillon ndjenja e krenarisë dhe mobilizimit të përgjithshëm, por njëkohësiht
edhe e shqetësimit të madh se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme.
Ishte
ky rasti i parë që kishte ndodhur deri më tani në komunën e Klinës, që ishte
kthyer prapa e gjunjëzuar policia e Serbisë, dhe ishte rezistenca e parë aktive
në pengimin e aksionit famëkeq të armëve në nivel vendi.
Nga
mëhalla e Mekajve e deri të mëhalla e Ramzeqëve, në një distancë prej vetëm 100
metrash, kanë qenë të tubuar të gjithë burrat e fshatit dhe fshatrave për
rreth.
Nga
bisedat e bashkëfshatarëve vërehej gatishmëria e madhe që të vazhdohej me
rezistencën luftarake pa llogaritur pasojat, por kishte edhe të atillë që
tërheqja nga veprimet e radhës do të jetë akoma më e dëmshme.
Megjithatë,
dominonte mendimi i përbashkët se policia serbe do të rikthehet kah mbrëmja me
përforcime të mëdha. Prandaj, e këkohej zgjidhja që nga kjo situatë të dilet me
sa më pak pasoja, duke mos provokuar dhunë të cilën policia serbe do ta
përdorte si shkas për hakmarrje ndaj pleqve, grave dhe fëmijëve në shtëpitë
tona.
Për
këtë arsye u mor vendimi që turma e bashkëfshatarëve të shpërndahet jo nëpër
shtëpi, por në pika të caktuara si dhe të vazhdohet me rojet të shtuara nëpër
fshat.
Evitimi i një masakre të
planifikuar nga pushtuesit serb
Pas
kthimit prapa të policëve serbë, në mesin e banorëve të fshatit, krahas
ndjenjës së krenarisë, ishte shqetësimi së çfarë do të sjellin orët në vazhdim.
Gadishmërisë
së bokshiqasve për vazhdimin e rezistencës së armatosur ju bashkangjitën edhe
fshatrat për rrethë si; Grabanica, Dollova, Këpuzi, Qeskova, etj. Por falë
intervenimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre
ndërkombëtare, ndodhi evitimi i një masakre të madhe të planifikuar nga
pushtuesit serb.
Të
njëjtën ditë, rrethë orës 16 e 30 minuta, ndodhi sulmi më i madhë i policisë
serbe, i njohur deri atëhere në komunën e Klinës e mbase edhe në Kosovë.
Ishin
32 policë më armatim luftarak, e 7 automjete policore që hyjnë dhunshëm në
fshat, duke demoluar, thyer dyer e
dritare të shtëpive që ishin cak i tyre, siq ishte shtëpia e kuvendeve te
rezistencës në qendër të fshatit. Për të vazhduar më rrahjen e grave; Hate Zeqa (80), Gjylshahe e Servete
Zeqa,…pastaj më rrahjen e të moshuarve; Ali Zeqa (65), Halil Zeqa (63), Avdyl
Fazliu (70), Ramadan Uka (54), Binak Uka e kështu më radhë…deri të Gëzim Gashi
(mysafir i rastit).
Policia
serbe në mungesë të organizatorëve të kësaj rezistence dhe të rinjëve që
kërkoi, arrestoi të gjithë burrat e fshatit që i gjeti nëpër shtëpitë e tyre,
duke i rrahur e fyer fillimisht në prezencën e familjarëve te tyre; Ali, Halil
e Avdyl Zeqa, Haxhi, Avdyl e Daut Fazliu, Dedë e Martin Hamza, Ukë Musa
(kryetar i aktivit të LDK-së), Ramadan Uka e Rasim Binaku…për ti dërguar të
gjithë së bashku në stacionin policor të Klinës, ku i rrahin në mënyrën më
ç’njerzore deri në orët e mëngjesit të 24 shkurtit 1993.
Ashtu
të dërmuar nga torturat, të përgjakur, më plagë të rënda trupore, pasi ua hapin
derën, më shkelma e grushta, kondak pushkesh i hudhin në rrugën e mbuluar më
borë e akull!
Mirëpo
nga lendimet e rënda trupore, një muaj më pas, në spitalin e Pejës ndërron jetë
Ali Zeqa, 65 vjeqar. Ishte ky dëshmori i orëve të para të lirisë sonë.
Nga
rënja e këtij dëshmori politika shqiptare e asaj kohe ka përfituar poena
politik në qarqet ndërkombëtare, derisa sot, ky dëshmor anashkalohet qëllimisht
nga politika aktuale, ngase asnjë fjalë nuk u tha e nuk u shkrua për këtë
martir të lirisë sonë.
Kujtimi
për Rezistencën e Bokshiqit ruhet në artikuj të të gazetave të asaj kohe, si
dhe në kujtesën e qytetarëve të Klinës.
Për
ngjarjën e 23 shkurtit të vitit 1993, të aksionit policor mbi ketë fshat, ishte
shkruar shumë nga mediat vendore e ndërkombëtare.
Ishte
ky rasti i parë i rezistencës në komunën e Klinës, i cili pati jehonë të madhe
në qarqet ndërkombëtare, me ç'rast fshatin Bokshiq e vizituan; OSBE-ja,
Këshilli për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut me seli në Helsinki dhe gazetarë e
reporter të mediave ndërkombëtare.