Kerko: a
Skënder Kapiti: Makroshengeni shqiptar dhe plani Marshall i A. Kurtit përballë minishengenit neojugosllav
E premte, 21.02.2020, 09:24 PM
Makroshengeni shqiptar dhe plani Marshall i A. Kurtit përballë minishengenit neojugosllav
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Në
vizitën e kryeministrit Kurti në Shqipëri dhe më pas edhe në Takimin në Mynih
në “Konferencën për Sigurinë” Kurti mbrojti interesat kombëtare shqiptare,
mbrojti tërësinë territoriale të Kosovës kundër planidesë për ndarjen e saj e
të shkëmbimit të territoreve, si dhe iu kundërvu planit neojugosllav për një
marrëveshje të ashtuquajtur minishengen.
Kurti
në prag të 12 Vjetorit të Pavarësisë së
Kosovës ua shpjegoi Ramës , Vuçiçit dhe Thaçit por edhe europianëve se çfarë
është reciprociteti i Kurtit dhe
“minishengeni” neojugosllav.
Përballë
minishengenit Rama-Vuçiç -Zaev, Kryeministr kosovar Albin Kurti gjatë vizitës së tij me 11 Shkurt 2020
në Tiranë shpalosi prioritetin kombëtar shqiptar, Makroshengenin
shqiptar, dhe jo minishengenin ballkanik neojugosllav,kur kundër tij reagoi
Rama, Kryeministri i Shqipërisë se: pa minishengen të Ballkanit Perendimor nuk
ka makroshengen shqiptar.
Minishengeni
ballkanik është një modifikim metamorfozik i planeve të vjetra strategjike të
Serbisë së Madhe dhe të ëndrrës së saj për të dalë në Adriatik, ashtu sikurse
ishte edhe plani i ndarjes së Kosovës maskuar me formën e re të konceptit të
korigjimit të kufijve me synimin po gjeo dhe ekonomiko- strategjik serb për të
marrë territoret më të pasura dhe më të rëndësishme ekonomike të Kosovës.
Po
në Shkurt 2020, në takimin e
“Konferencës për Sigurinë të Mynihut”, Albini me largëpamësinë dhe mprehtësinë e një
politikani të madh, ai sfidoi jo vetëm
fantazmat ndjellakeqe antishqiptare të minishengenit, Rama-Vuçiç, por edhe ata të Europës kur Kurti kërkoi që
për Ballkanin Perendimor të zbatohet një Plan si ai Marshall pas Luftës së Dytë
Botërore dhe jo kjo shpikja ruso-serbe e minishengenit ballkanik.
Plani
marshall ishte një projekt
ekonomiko-politiko-historik, ishte programi më i rëndësishëm amerikan
për ringjalljen ekonomike të kontinentit europian pas përfundimit
të Luftës së Dytë Botërore.Ky plan pati tre qëllime bazë: ndihma për
popujt evropianë në nevojë e pjesërisht të kërcënuar seriozisht nga uria;
pengimi i zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, si
dhe arritja e një tregu funksional.
Pikërisht
këtë kërkon Albin Kurti, një plan neoMarshall europianoperendimor dhe jo një
plan neojugosllav të maskuar si minishengen; pikërisht Albini kërkon një plan
si ai amerikan, si plan ndihme
ekonomike, politike, historike dhe gjithzhvillimore nga Europa, nga SHBA dhe
BE-ja dhe jo nga euro-azia, për Ballkanin Perindimor. Kurti kështu pra kërkon
orientim dhe integrim në BE i cili
pengon influencën ruse në Ballkan , dhe jo pra një plan minishengen serbo-rus.
Se sa të drejtë kishte Albin Kurti për një plan të tipit Marshall për Ballkanin
e tregoi dhe e vertetoi pas dy ditësh të deklarimit të tij për planin Marshall
edhe Konferenca e Donatorëve e 17 Shkurtit 2020
të 100 shteteve të cilat i dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të madhe,
vendimtare dhe serioze Shqipërisë për
rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Pra kjo do të thotë se
Kosovës dhe Shqipërisë u duhet një Makroshengen shqiptaro-shqiptar dhe integrimi në BE dhe jo integrim në një farë
të ashtuquajtuiri minishengen.
Prandaj
me Albinin kryeministër u dogj edhe projekti minishengenit Rama -Vuçiç-Zaev,
por edhe projektidea antishqiptare Rama-Vuçiç-Thaçi ajo e “korigjimit të kufijve”,pasi Kurti e
tha vendosmërisht dhe thjesht e drejtpërdrejt se:“S’ka marrëveshje pa dialog”:
që do të thotë se duhet dialog , bisedime mes palëve dhe jo diktat, nënshtrim
dhe as inferioritet dhe as imponim prej të “tretëve”. “S’ka dialog me harta”,
që do të thotë se s’ka pazare tinëzare dhe matrapazllëqe territoriale ne
tavoline për interesa personale, se
Kosova nuk është pronë e presidentit. “S’ka harta me presidentët përreth tyre”:
që do të thotë: ik Hashim dhe ju të tjerët që e mbeshtesni atë, se nuk je i
denjë për asgjë dhe nuk je kompetent për bisedime pasi nuk ta lejon as
kushtetuta, pra nuk ke legjitimitet për këto bisedime.
Nuk
kishte edhe pse t’i vinte habi politikës
së elitave mjerane, të korruptuara dhe
fantazmave të Tiranës e Prishtinës të cilat nuk e dëshironin fitoren e Albin Kurtit me 6 Tetor 2019; nuk ka pse atyre t’u vijë habi se si populli
shqiptar i Kosovës e votoi për të dytën herë Albinin, sepse votuesit kosovarë
janë shumë inteligjent dhe nuk i blen dot korrupsioni, as paraja dhe as nuk i
mashtron mashtrimi e gënjeshtra dhe as
hipokrizia e as falsiteti i politikës. Shqiptarët e Kosovës zgjodhën më të
mirën, por edhe po e mbështesin dhe që duhet ta mbështesin atë, Albinin, qëndrimet, reformat dhe
vendimmarrjet e tij e të qeverisë së tij.
Tani
jo vetëm Serbia do të përballet me vizionin e marrëdhënieve të reciprocitetit
mes Kosovës e Serbisë, por tashmë edhe politika
Europës do ketë përballë shqiptarët me Albinin Kurtin kryeministër, edhe
europianët do të kenë të bëjnë tani me
burrështetas kombëtar shqiptar, me politikanin e burrështetasin Kurti: patriot,
vizionar, inteligjent, të pakorruptuar, me personalitet dhe jo më me politikanë
servilë, injorantë, të korruptuar e të gatshëm që për pushtet personal të
sakrifikojnë e të bëjnë lloj-lloj pazaresh në dëm të interesave kombëtare.