Kerko: a
Fatmir Halimi: Zekerija Idrizi - Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë
E hene, 17.02.2020, 07:20 PM
VËSHTRIM PËR LIBRIN: “BISEDË SHPIRTERORE ME SHËN NËNËN TEREZË” TË ZEKERIJA IDRIZI
Nga
Ma. Sc. Fatmir HALIMI
Librin publicistik “Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë”,Zekerija Idrizi e ka
ndërtuar nga parimet dhe idetë shumë personale të tij, ose të themi se Zekerija
për konceptimin e këtij libri është nisur nga personalja, pasi që si Nëna Terezë,
e ashtu edhe autori (Zekerija)kanë lindur në të njëjtin qytet, pra të Shkupit, e
janë rritur të dy në po atëqytet. Thënëndryshe forma dhe kjo mënyrë e tërrëfyerit nuk është e re,
pasi që këto forma të shkrimit,nëformën e bisedës janë shumë tëhershme, që nga
koha antike e këtej dhe ndryshe quhen edhe shkrime “soliloku”, që siç dimëkëtë
e ka praktikuar edhe Shën Augustini tek
të krishterët, për përsiatjet edhe mendimet e tijrreth fesë sëkrishterë, por
solilok(Bisedë) kemi edhe librat sufistë te besimi islam.
Shkrimtari dhe teologu i njohur i fesë
islame, Zekerija Idrizi, mendoj unë , duke i parë rrethanat e sotme kulturore,
fetare, sociale e politike të popullit tonë në Ballkan, duket se e ndjen edhe
obligim moral, e njerëzor qëta shkruajëkëtë libër e të merret me këto përsiatje
rreth figurës shumë madhore tëShënNënësTerezë. Jemi nërrjedha të situatës sonë
se ka zëra, që thonë sot, se Nëna Terezënjëshqiptare e lindur në Shkup nga
prindër, nga qyteti i Prizrenit ishte një nënë e madhe për botën e krishterë
dhe një përkrahëse e madhe e skamnorëve, qëkarrierëne saj e zhvilloikryesisht në
Kalkutë,një krahinë e madhe në Indi, ku popullata e saj gjatë viteve të70-ta
dhe 80-ta vuante nga uria, e falë angazhimit të saj bota i ktheu sytë atje dhe
e ndihmuanatëpopullatë, pra këta zëra thonë se Nëna jonë e madhe nuk dinte as të
shkruante shqip. Prandaj themi sot se Zekerija Idrizi përmes këtij libri e
dëshmon të kundërtën, se Nëna Terezë fliste, shkruante dhe mendonte shqip, dhe ishte
kjo Nënë e jona e madhe qëe ngriti zërin edhe te Kryetari i atëhershëm i Amerikës
Bill Klinton për çështjen tonëkombëtare, kur Kosova ishe në prag të luftës për
çlirim.
Idrizi duke qenë njohës i mirë e fesë
islame, por duke qenë njëherit edhe lexues i pasionuar i shkencave mbi
teologjitë të të gjitha konfeksioneve fetare, përmes këtij libri sjell idenë e
tolerancës ndërfetare të popullit tonë, por po ashtu edhe tolerancë ndërfetare
në mes të popujve tëtjerë tëEvropës e tëplanetit tonë përgjithësisht. Si
shembull tëtolerancës dhe të civilizimit shoqëror sot, ai merr qytetin e
Berlinit, në të cilin edhe jeton vetë. Ai duke na e përshkruar jetën e këtij qyteti
metropol, ku jetojnë së paku tre milion njerëz dhe me më shumë se dhjetëra
besime fetare e sekte të tjera fetare brenda tyre, popuj të ndryshëm dhe të
ngjyrave tëndryshme, mësojmë se toleranca fetare është në nivelin më të lartë të
civilizimit të sotshëm modern.
Se ne si populli i vogël nëBallkan, por
me njerëz të mëdhenj, që i dhamë botës së civilizuar, siç ishte Skënderbeu dhe
Nëna e jonë famëmadhe Shën Nëna Terezë, si një popull me tri konfeksione
fetare, duhet të jetojmë në tolerancë të madhe ndër veti, autori na e dëshmon edhe
me bisedat, apo korrespondencat që na i sjell në libër me vëllezërit e tij të
besimit katolik dhe ortodokssiç janë:me Don Lush Gjergjin, Nikolla Markun e medr. Branisllav Sinadinovski. Këtij
parimi të tolerancës fetare, Idrizi i jep njëpasqyrë edhe më të thellë, kur
niset nga librat e shenjtë si të Kur’anit, Biblës, Ungjillit e tëtjerëve, se Zoti
në fillim kishte krijuar popujt, si popullin ilir, arab, latin, kelt e tëtjerë
e mandej kishin rrjedh edhe besimet fetare. Këtë na e dëshmon dhe me veprimet e
profetëve duke marrë si baraspeshë, si profetët katolik ashtu edhe ata myslimanë,
që duke filluar nga Abrahami-Ibrahimi deri te Isa-Jezusi, e te profeti i fundit
Muhamedi. Sipas Zekerijas të gjithë këta në periudha dhe kohë të caktuar për
njerëzimin kishin sjell paqe, gëzim e tolerancë fetare, kurse për tolerancën ndërfetare
na e dëshmon me profetin Muhamend.
Dhe krejt për fund duke e lexuar me ëndje
e me shije librin e Zekerija Idrizit “Bisedë
shpirtërore me Shën Nënën Terezë”, vij në përfundim se autori ështëkundërçdo
fundamentalizmi fetar, kundër çdo ekstremiteti brenda fetar, por edhe jashtë
fetar, qoftë ai mysliman, katolik apo ortodoks. Prandaj dy figurat më të mëdha
të kombit tonë përgjatë gjithë historisë, Skënderbeu dhe Shën Nëna Terezë janë
sintagma më madhore e identitetit tonëkombëtar, se këto dy figura historike,
sipas autorit duhet të çmohen dhe duhet ta kenërespektin në piedestalin më të
lartë të secilit individ, por edhe te secili nivel shtetëror e kombëtar përgjithësisht.
Marr në përgjithësi libri“Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë”,
është një libër publicistik, por për lexuesin tanë dhe të gjithanshëm mund të
lexohet edhe si një libër me vlera të larta letrare e estetike, pasi që këtu vije
në shprehje edhe talenti i autorit prej një shkrimtari të madh nëletrat tona
romanore, siçështëromani i tij i fundit “Arratisja nga Vdekja”, i cili edhe bërinjë
bujë të madhe në letërsinë tonë, nëtë gjitha trevat shqiptare.