Mendime
Nafi Çegrani: Inskenime dhe akuza të trilluara!
E hene, 17.02.2020, 07:27 PM
INSKENIME DHE AKUZA TË TRILLUARA!
Shkruan Nafi Çegrani
(
Kreshnik Kalaja kërkon ekspertizë të çështjes edhe nga Gjykatat Ndërkombëtare,
do të di të vërtetën dhe të zbardhet drejtësia, sepse janë akuza të trilluara dhe
inskenime nga nëntoka kriminale e UDB-së jugosllave që nga 1981, fill pas
demonstratave në Kosovë !)
…Përse prokurorët e Bosnës , Shkupi dhe Beogradi
kërkonin dënimin me vdekje ndaj të pandehurit Kreshnik Kalajës? Dëshmia e
bashkëshortes së tij, Qamiles: “Nuk dimë cili ishte ,,faji,, i burrit tim
! Ishte process gjyqësor i kurdizur me akuza të rreme dhe të manipuluara.
Ndryshe Kreshnikun do ta kishin pushkatuar si shumë intelektualë të tjerë të
pafajshëm.
***
Asnjë
e dhënë konkrete zyrtare, veç informacionit mediokër se në iks vendin ( janë
disa vende të evidentuara në akuzë, por mbeten si versioned he gjeografikisht
në largësi të ndryshme, madje edhe në kohë nuk kanë një përputhmëri…), ku
thuhet se kinse u ,,krye vrasja,,(?) Thuhet se personja e zhdukur NN u
,,likuidua,, me dy plumba, os u qëllua, sipas versioneve në disa mënyra, e që
nuk egzistojnë fare. Pos thënë e thasha, apo tregime të fabrikuara nga inspektorët e më poshtë
theksuar, dhe sipas direktivave të njëjtat janë rrëfyer si storie të
imagjinuara, e për të cilat nga gjykata e Zenicës thuhet se punohet që ngjarja
të zbardhet. A kishte emër viktima, nga ishte: Kush, kur, si, me kë dhe ku e
kishin ( apo e kishte takuar I pandehuri për ,,vrasje,,), kush e kishte pare
,,vrasjen,, ? A ka dëshmitarë bindës dhe fakte, sepse bëhet fjalë për delikt
gjaku?! Nga kush ajo është ,,shoqëruar,, kush kanë qenë, sa persona qëlluan, si
dhe pse? Sepse në akuzë përmenden se kanë qëlluar me revole edhe ,,persona,, të
tjerë si Hajrullah Huseini ose Vahedin
Ramadani? Pse? Apo nuk ka asgjë prej tyre !! E torturat në qelitë prej betony dhe me mure të njollosura
me fasha gjaku të tharra…
Gjërat duhet të dalin në shesh,
duhet thënë hapur,sepse logjika thotë se me këtë rast, çdo gjë e formuluar në
formën e akuzave, janë gjëra të trilluara të një konspiracioni të çuditshëm me
të cilat, është e qartë se janë vetëm natyrë e asaj me të cilat merren
Shërbimet e fshehta, siç ka qënë UDB-a në bashkëpunim me SJB jugosllave, me
gjykatat dhe prokurorët të cilët janë të angazhuar rreth kësaj çështje të
ngatërruar dhe të pa baza ligjore.
Dhe kjo nuk është fshehtësi
apo sekret hetimor, është detyrim ligjor për të informuar publikun. Policia,
Prokuroria dhe Gjykatat ende heshtin, edhe pas shumë vitesh të shkuara ende po
heshtin për ,,krimin”. Pse ? Nëse do të
kemi parasysh se ,,ngjarjet,, kanë
ndodhur në mes të drekës dhe ditës, në mes të qytetit të Gostivarit, apo kudo
qoftë, duhet caktuar saktësisht ku ndodhi
,,vrasja,,? Nga kush, si, pse kurë dhe si? Kush duhet ta vras mendjen për këtë
çështje, ç’bëjnë ata ekspertët e hetimit të vazhdueshëm që bënë policia e
Bugojnës në krye me Ante Bernadën, Fikret Bradariq dhe tajfa e tyre, ose ata të
Shkupit në krye me shefin për krime gjaku Sllobodan Stankoviqin etj.? Zero
informacion operativ. Zero informacion paraprak.Pos argumentit të dajakut që
ushtruan me muaj e vite ndaj të akuzuarve, që ishin shqiptarë dhe një Boshnjak,
viktimë të planifikuar… Policia është bërë për të qarë hallin. Shërbimi
informativ dhe SDB-a po ashtu. Prokurori zëre se nuk egziston fare. Shto edhe
faktin se shteti rri qoftë në Bosne ose Maqedoni, përballë betejës së Kreshnik
Kalajës që bën me vite e vite për drejtësi dhe të del e vërteta në dritë
diellit, ata sikur bëjnë sehir.
Inegzistent. Pse kështu, vallë?
Trafikantët shesin e blejnë drogë sikur të ishte rrobë gabi, dhe
kur u prishet peshorja, s’ka gjë do ta rregullojnë me plumba. Le të vriten
thotë shteti. Grupet
vazhdojnë të presin gjoba. S’ka gjë, do sqarohen me plumba. Nga burgjet
vazhdohet të porositen krime, s’ka gjë mjafton që drejtorëve t’u lihen
televizori plazma kur lirohet ndonjëri prej “kapove” !!! Mjafton që policët mos
të pinë kafe brenda orarit, mjafton që policët mos të jenë në kryqëzime,
mjafton që të duken bukur. Shtet fasadë!!! Ok…por, në rastin e Kreshnik Kalajës
është krejtësisht ndryshe, as është marrë me drogë, as nuk i ka takuar ndonjë
klani criminal nëntokësor, as nuk ka bërë ndonjë krim ose ,,vrasje,, siç është
akuzuar dhe dënuar me vdekje-pushkatim…Por, këtu është diçka ndryshe, diçka e
montuar dhe e drejtuar sin ë filma, apo sipas logjikës, gisht ka vetë UDB-a me
planet e saja secrete që ka kërkuar kokën e personit Kreshnik Kalasë pas
kthimit të tij nga Amerika, me preteks kinse është i ardhur në Jugosllavinë
komuniste me mission të veçantë të rekomanduar nga CIA amerikane…
Çfarë do të thotë kjo?
Atëherë përse e tërë kjo lojë dhe aksion spiunazhi fshihet duke ia
mveshur akuza të rreme dhe duke shkruar shtypi jugosllave e më gjërë duke e
nxirë njeriun e urtë, të drejtë dhe trim kinse ka bërë ,,vrasje,, ! Sa e
çuditshme dhe trishtuese është kjo !
Edhe sot e sot…edhe pas vitesh e dekadash dua të di të vërtetën.
Ende jam
kurioze të dëgjoja çfarë ishte bërë me Kreshnik Kalanë, çfarë
kishte ndodhur me te që nga koha kur kishte qenë si zyrtar në rradhët e
Shërbimit inteligjent në Shkup, dua të di pse ndodhi arratisja e tij në SHBA,
kthimi i tij në Jugosllavi, ardhja e vitit 1981 dhe demonstratat në Kosovë,
burgosja e tij, akuzat e montuara prej gënjeshtrash dhe shpallja e dënimit me
vdekje… Jam kurioz të dij se çfarë fshihet, në fakt, pas gjithë kësaj drame
trishtuese. Jam kurioz për shkrimet
aq të bujshme që u shkruan në
shumë gazeta dhe medium të kontrolluara dhe dirigjuara nga ai system me rend
bollshevik kun ë emër të ligjit dhe në ,,emër të popullit,, sajohej ,,krimi,,
në vetë ,,qerdhuket,, e institucioneve keqbërës bëheshin krimi ndaj viktimës dhe nuk mprapseshin as
veprimet antiligjore qoftë nga policia e shtetit dhe vetë gjykatat, për çka
edhe sot kanë mbetur çështje të pazgjedhura juridikisht dhe në saje të ligjit e
drejtësisë…
Në lidhje me rastin dhe
aferën e Kreshnik Kalasë si ajo afera e Drajfusit, ende edhe sot, sin ë Bosne
dhe Hercegovinë njashtu edhe në Maqedoni vazhdojnë të kryhen operacione të
zhurmshme, kurse rasti i Procesit gjyqësor dhe akuzave të montuara me shpallje
vnedimi: pushkatim, ende po heshtet. Ankesa, kërkesa dhe shkrime të ndryshme u
është dërguara gjitha Gjykatave të vendit dhe asaj në Sarajevë, duke kërkuar
zbardhjen e të vërtetës dhe drejtësia të vie në vendin e vetë të duhur.
Prokuroria fle, në gjumin më të rëndë që mund të ketë patur një
institucion. Krimet e rënda kanë rënë, prokurorët aty numërojnë ditët, dhe
merren me cështje qesharake. S’ka asnjë
fakt të thuhet me emër dhe sakt lidhë me fatin e zhdukjes së persones
Meliha Deliq, apo e gjithë kjo storie rreth fatumit të sdaj është me plan
konspirativ e menduar dhe e imagjinuar. Ende nuk duhet se në të vërtetë çfarë
ka ndodhur me te, ku gjendet, kush e ka takuar i fundit, ku si dhe kur? Ose
kush e ,,vrau,, ku dhe pse? Kush e ka parë ,,kufomën,, e saj, cili organ apo
gjykatë bëri analizat, ekspertizat, obduksionin, cili organ kriminalistik e
gjyqësor bëri rekonstrukcionin në ,,vendin e ngjarjes,, ( sepse akuzat
përmendin disa vende të ndryshme gjeografikisht bile edhe në kohë…), dhe
thurren tregume si akuza, fare të pa baza dhe të pa besueshme. Ose: Kush e
montoi këtë process të çuditshëm gjyqësor në Zenicë të Bosnës më 1981, dhe ku u
dënuan një grup shqiptarësh me akuza të rreme si ,,terrorist,,?
Por them me gjuhën e reales dhe të vërtetës dhe me përgjegjësi
morale se Procesi gjyqësor Kreshnik
Kalasë është një model i proceseve gjyqësore formale e krejtësisht të sajuara
të kryera në vitet pas vdekjes së Titos dhe para shembjes së regjimit komunist
në Jugosllavi. Ai është një ndër ato qindra e mijëra procese të cilat çuan në
dënimin kapital si edhe në burgime të gjata të gjithë elitës intelektuale
shqiptare të kohës, të gjithë atyre njerëzve të cilët i bënë qëndresë dhe
kundërshtuan vendosjen e këtij regjimi, sië mbeten shembull përballjet e
Kreshnik Kalasë me krerët dhe bajraktarët e nëntokës kriminale e shiviniste që
kishte UDB-a, dhe e cila ishte një makineri e frikshme. Dënimi i tij është një
nga aktet më të padenja që shënoi shkatërrimin përfundimtar të krejt karrierës
së njeriut të shkrimeve dhe gazetarit, albanologut të diplomuar si dhe, të së
ardhmes së tij dhe gjithë familjes së vuajtur.
Kreshnik Kalaja vuajti për
rreth dymbëdhjetë vite burg ( në atë të Zenicës dhe në ,,Idrizovë,, të Shkupit). Edhe procesi gjyqësor i tij u bë
në Gjykatën e Qarrkut në Zenicë të
Bosnës, i akuzuar sipas nenit 37 të LP të Maqedonisë për ,,vrasje,,.Por, i cili
nuk ishte aktor i ndonjë krimi dhe i cili dënohet
thjesht për bindje politike si shqiptar. Fillimisht me vdekje-pushkatim, e që
më vonë edhepse Gjykata Supreme e BeH në Sarajevë e shpalli si të pavlefshëm
dhe jo ligjor vendimin e Gjykatësit Sulejman Kapetanoviq, duke kërkuar që
Kreshnik Kalaja të këthehej në liri, sepse nuk kishte as fakte, as motiv dhe
madje asfarë nevoje që i pandehuri të kryente vrasje, aq më pak ndaj Meliha
Deliqit të cilën as nuk e ka pare ose njohur.Gjykata e Zenicës ( sigurisht
sipas ndonjë urdhëri nga UDB-a dhe politika jugosllave) urgjentisht e bëjnë
përshkrimin e aktvendimit gjyqësor paraprak, duke zëvendësuar fjalët :,, I
DËNUAR ME VDEKJE,, me fjalët:,,dënohet 20 vjet burg të rëndë,, dhe nga të cilat vuajti afro 12 vite.
Kurse të tjerët: Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini,
Nijazi Hasani, Zudi Hasani, Mensur Asani dhe Abdurahman Sheshiq u dënuan prej 5 e deri më 13 vite burg. Të
pandehurit gjatë seancave gjyqësore u pyetën nga disa here dhe ata deklaruan:
I akuzuari Vahedin Ramadani miratoi fjalët e avokatit
mbrojtës, duke thënë se kanë kaluar më
se 22 muaj që është i arrestuar, torturuar dhe i rrahur gjer në alivanosje të
rëndë.
,,Jam munduar ti harroj malltretimet dhe
torturat shtazarake që më janë bërë në podrumet e policisë në Gostivar dhe
Bugojno të Bosnës dhe nëpër qelitë prej betoni të burgut hetues në Zënicë, por
kursesi nuk mund të kuptoj dhe as të harroj sjelljet jo njerëzore të Temelko
Boshkovskit dhe kolegëve të tij nga Bosnja si Ante Bernada dhe të tjerët madje edhe sjelljet arogante të gjykatësit
hetues Bodul Nikica, e të cilët u morrën me mashtrime dhe dhunë ndaj meje
dhe ndaj familes time.
Si të harroi gjithë
ato britma e piskama që duke më rrëhur me shkopinj gome dhe thuprra çeliku
të shtrirë për tokë duke më sakatuar për vdekje me shkelma të vërsulur si ujqër mbi mua.
Ai duke iu drejtuar trupit gjykues tha se nuk ka
lidhje me rastin dhe se në hetuesi çdo gjë ka gënjyer duke e akuzuar
pafajshëm Kreshnik Kalanë, ashtu siç
kërkonin dhe e mashtronin me dhunë inspektorët Temelko, Ante Bernada etj. Duke
shtuar më tej se ai personalisht bashkë me dëshmitarin Basri Nuredinin në datat
që akuzohet për vrasje ka qënë me qindra klm larg nga vendi i ngjarjes
eventuale, në Novi Beçej dhe 2-3 netë kanë fjetur bashkë në hotel ,,Beograd,,
të Novi Beçejt pikërisht në datat që akuzohet për vrasjen e për të cilën nuk
është në dijeni nëse ka ndodhur vërtëtë ose e gjithë ajo dramë është e
inskenuar dhe e përgatitur me qëllim të keq. Ai theksoi se për këtë ka edhe
alibi të cilin e di avokati i tij.
I akuzuari Hajrullah Huseini, duke u pajtuar me fjalët e
avokatëve mbrojtës, deklaroi se ky ka qënë një proces i montaur politik, duke u
kërkuar falje të gjithë atyre që i ka përmendur në këto akuza prej rrenash dhe njëkohësishtë ka përsëritur se: ,, e tërë
kjo që kam përmendur gjatë hetuesisë dhe që rrejshëm kam akuzuar
veten dhe të tjerë për ,,vrasje,, që nuk egziston, ka qënë vetëm dëshirë
e inspektorëve dhe gjykatësit hetues Bodul Nikicës, dhe nga dhuna kam qënë i
detyruar të gënjej vetëm me gjëra që i kam imagjinuar dhe trilluar vetë sipas
rrëfimeve të inspektorëve të cilët më
mbanin ,,ligjërata,, se si në deklaratat
e mia ta involvoj edhe të pandehurin
Kreshnik, i cili është vetëm viktimë në këtë rast. E qëllimi i vetëm i
inspektorëve ishte që në çdo mënyrë dhe në çdo trillim ta përzija edhe Kreshnik Kalanë, pasi ata kështu kërkonin,
nëse do të doja që të shpëtoja nga dajaku dhe maltretimet të cilat vazhduan me muaj të tërë! “-deklaroi
Hajrullah Huseini, dhe në fund duke shtuar se gjithëçka që ka deklaruar personi
Arif Zeqiri nuk është e vërtetë por një rrenë e rregulluar, dhe se një ditë ai
për këtë do të kërkon llogari nga Arif Zeqiri që del në këtë gjykatë të
kurdisur si dëshmitar i rrejshëm, ashtu siç e kanë mësuar me direktiva Temelko
Boshkovski dhe inspektorët tjerë të cilët i kam përmendur në dëklaratën time me
shkrim të datës 17.02 1982, duke
theksuar se për të gjitha këto dallavere dhe përralla për vendin
,,kreçane,, janë të menduara dhe fajtor për këtë është Arif Zeqiri,- do të
thotë në fund Hajrullah Huseini nga fshati Llakavicë.
Zuhdi Asani, m një ndër të akuzuarit nga fshati Forinë dhe i
arrestuar që në fillim të prillit me nisjen e demonstrative në Kosovë, afro 5-6
muaj para se të arrestohjet edhe Nafi Çegrani.Sipas logjikës, këtu është fjala
gjersa janë bërë përgatitje dhe skenar i montuar i këtij gjyqi dhe akuzash
mashtruese. Zuhdi Asani në deklaratën e tij
mbështet fjalët e avokatit duke
pohuar se nuk është fajtor dhe se akuzat
janë të kurdisura, kurse Ramadani dhe Huseini e kanë rënduar gabimisht gjatë
hetuesisë dhe se ata gjithë kanën kanë trilluar përralla e tregime për fëmijë
nga qyteku. Unë asfarë lidhje nuk kam me ndonjë rast rrëmbimi ose
kidnapimi.Kurse personen Meliha Deliq nuk e kam njohur fare, siç nuk e kam njoh
as dëshmitaren Bozhiq Sllavicën,- do të
thotë në fund ky i akuzuar.
Poashtu edhe i akuzuari Nijazi Asani miraton fjalët e avokatit të
tij mbrojtës duke hedhur poshtë akuzën ndaj personalitetit të tij dhe të
tjerëve, është i bindur së këtu ka diçka që dikush e ka kurdis për qëllim që ky
nuk i di shkaqet. Ai për akuzan ndaj tij tha se i përngjajnë si ajo përralla
ujkut dhe qengjit ku ujku e akuzon qengjin se ja ka trubulluar ujin. Të gjitha
këto janë akuza mashtruese që i kanë trilluar vetë inspektorët dhe për çka kanë
shkruar gazetat me qëllim të keq të përfitojnë nga opinion , duke na quajtur ne
si terrorist dhe njerëz të egër.
Ai theksoi se ka besim se gjykata do të sillet
me kujdes dhe nuk do të bëjnë shkallën e ultë të vet që kanë përmendur më parë
duke përfunduar se është i pa fajshëm.
Abdurahman
Sheshiq, hedhë posht akuzat që i
ngarkohen për kidnapim të së dashurës së tij Melihe Deliq, dhe jep sqarrime se
ditën kur janë ndarë, mban mend se ajo i ka thënë:,,Nëse nuk marrtohet me te ,
ajo do të hidhet në lumin Vërbas dhe do të mbytet!,, Për këtë kam dhënë edhe
deklaratë me shkrim në burgun hetues. Por, inspektorët e kanë maltretuar dhe
rrahur fizikisht, duke i thënë: ,,Shta te briga za shiptari…Daj ti tereti njih,
pa mi cemo lako s tobom!,, ( Çfarë të kërset ty për
shqiptarët…Ti hidh akuza mbi ta, e ne madje ia bëjmë disi me ty). Por, shton më
tej Abdurrahman Sheshiqi se nuk ka pranuar një ofertë të tillë, dhe nuk ka dash
të akuzon njerëz të pafajshëm, duke shtuar se kurrë nuk e ka besuar se do të akuzohet për diçka që nuk
e ka bërë dhe për çka nuk ndjehet fajtor. Ai deklaroi se kurr nuk ka bërë
dallime në mes njerëzve të çfarëdo feje apo kombësie qofshin për arsye se ashtu është i edukuar
nga familja për një gjë të tillë.
Për të ka vetëm njerëz të mirë dhe të këqinj dhe se Vahedin Ramadani dhe Huseini
Hajrullah më kot e kanë akuzuar gjatë hetuesisë ku ka mbretëruar vetëm dajaku
dhe terrori.
,,Madje,- shtoi ai;-nëse gjyqit i duhej MOTIV atë mund ta kërkonte te ai, sepse e humbura,
më së fundi ka qënë bashkë me te, e jot ë kërkon motiv që nuk egziston te
Kreshnik Kalaja, i cili akuzohet me ketë rast me akuza të kurdisura, të
manipuluara dhe të trilluara nga personat të cilët kryen hetimet në rrugë të
gabuar.
Ai në fjalën e vet përfundimtare tha se i ka mbet besimi në
zot dhe se trupi gjykues do të jetë i drejtë dhe do tregoi pafajësinë e tij dhe
të tjerëve të cilët mendon se janë viktimë e këtij procesi të montuar me motive
dhe prapavija politike.
Mensur Asani në fjalën e tij mbrojtëse para
gjykatësve Sulejman Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq të cilët procesin e
gjykimit e kishin kanalizuar në drejtim të gabuar, duke thënë se këtë më kot e
kishin akuzuar dhe se nuk ka asgjë në dijeni për kinse grabitje të personës Melihe
Deliq.Miratoi fjalët e avokatit mbrojtës ndaj mbase mbetet pas qëndrimeve të tij të më parshme, duke
përfunduar se inspektorët dhe gjykatësi hetues e kishin maltretuar dhe rrahur
në burg.
Në fjalen e vet përfundimate tha se as ai as
pasradhsit e ti kurr s’kan qenë terrorist dhe as grabitësa dhe se me këtë gjë e
kan ofenduar atë dhe familen e tij të
cilët me vite e dekada në mënyrë më fisnike, njerëzore dhe bujare punojnë në
Travnik me qebaptoren e tij, duke shtuar se Ramadani dhe Huseini kanë gënjyer
në çdo mënyrë vetëm e vetëm të shpëtojnë nga dajaku. Ai nuk kërkon mëshirë dhe
nuk i frikësohet të vertetës dhe është i pa fajshëm dhe se çdo gjë që thuhet në
akuzat kundër tij janë të pa vërtetë.
***
Akuzat e tilla, të pabaza dhe antiligjore, janë të
formuluara në saje të deklaratave të rrejshme të marra me dhunë e dajak,
sidomos nga Vahedin Ramadani , Husein Hajrullahi dhe më vonë nga një
“dëshmitar” i kurdisur Arif Zeqiri. Aktakuzat e prokurorit fund e krye janë të manipuluara dhe të
thurrura me gjëra të imagjinuara nga ndjellakëqinjt e hetuesisë, andaj edhe
janë ndryshuar e “perpiluar” disa herë…Ashtu siç u që
nga fillimi dhe u veprua edhe me aktvendimet e gjykatesit Sulejman Kapetanoviq
dhe zëvendësit të tij / ideologut të kësaj drame/ Tihomir Baboviq, dhe sit ë
tilla mbeten të pa baza ligjore,
kontradiktore dhe të pakuptueshme fare, pa asnjë logjikë normale apo të natyrës
së drejtësisë, mbeten farse dhe false!
Një gjë ishte e
vërtetë: pafajësinë time nuk mund ta
shlyej askush dhe është absolutisht e
vërteta në anën time! Lavdi zotit Unë kurrë nuk kam qenë fajtor, për gjithëçka
që më kanë akuzuar dhe dënuar, e kam shpirtin tim të pastër si një njeri. Unë pyes veten tani, kur unë
shkruaj këto rreshta, si mund të tilla gjëra
shpifëse dhe të liga, abuzuar dhe
funksionet e Shërbimit, të gjithë kanë bërë lojëra të kurdisura: NË EMËR TË
LIGJIT DHE POPULLIT ! Po të kujt populli se ?
ÇKA ËSHTË ARSYEJA dhe çfarë janë
mashtrimet? Shpifjet dhe gënjeshtrat nuk mund të jetojnë në popull as sa don dikush.Prandaj
edhe e dine i tërë populli që më njohin se jam i pafajshëm.
Kjo është e tëra për të provuar pafajësinë time. Prandaj, i
ndaluar në mënyrë të përsëritur dhe më vonë në burg, si ajo gjithashtu pyes
veten edhe Sot: vallë ishte VETËM gabim i hetuesisë dhe
GJYKATËS, ose e tërë kjo ishte rezultat për ndonjë hakmarrje ndaj meje, TË GJITHA janë
kurdis sipas ndonjë PLANI të veçantë për
të më nxjerr PARA gjyqi të
montuar dhe pushkatimi? Unë nuk e di !!!
Çdo gjë për mua dhe të ditës çudi sot, unë nuk mund të kuptoj se çfarë dhe kush
qëndroi pas këtij procesi të shëmtuar. Ose, në disa mënyra, supozimet e mia
janë të vërteta, siç kam cekur më lartë! Tani, çdo gjë është e qartë! Disa
informata që kam, të afërmit Arif Zeqirit
kishin thënë se ajo ishte më mirë
për të,për Arif Zeqirin, sikur ai të
thot të vërtetën, e jot ë jetoje me
shpifjet që ia ka imponuar në kokë Temelko Boshkovski dhe të tjerë, SEPSE NUK ËSHTË
MIRË që në saje të deklaratave të tija të rrejshme është dënuar njeriu i pafajshëm
dhe me vite i shtrihrë BURGJEVE!
Këtë gjë nuk e fal Zoti.
(Të nemurit e nënës shqiptare që ia rrëmbyen djalin…)
***
( Krahas një analize dhe një shqyrtim rreth vendimit të tij, Kolegji i Gjykatës së lartë Supreme të BeH në Sarajevë në krye me gjykatësin Mr Vllajsavleviq Mirko në aktvendimin e tij Kzh. 139/83, vlerëson):
1. Në shqyrtim dhe analizën e parashtrimeve të aktvendimit K.133/81 të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë dhe akuzës së prokurorit, Kolegji i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë, duke u bazuar në saje të provave të marra gjatë këtij procesi gjyqësor konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të cilat i’u nënshtruan debatit gjyqësor, ky kolegj, vlerëson se i akuzuari Nafi Çegrani, i arrestuar më datë 01 tetor 1981 nuk formësojnë elementet e veprës penale, parashikuar nga neni 37 të Kodit Penal të RS të Maqedonisë dhe për rrjedhojë i akuzuari i këtij gjykimi nuk mund të mbajë përgjegjësi penale sipas sanksioneve të parashikuara nga kjo dispozitë, sepse i mohon tërësisht akuzat, pohon se nuk është fajtor dhe se akuzat janë fare të pabaza. Dhe, në këtë drejtim as gjykata që ka sjell një vendim të rëndë në dëm të të akuzuarit nuk ka asnjë fakt apo argument në drejtim nëse vërtetë ka vepër penale ,,vrasje,, sic dënohet i akuzuari. Gjersa të akuzuarit tjerë Ramadani dhe Huseine edhe atë si, kanë pas arsye rrejshëm të rëndojnë Nafi Çegranin, i cili as nuk ka motiv të kryej veprën penale ,,vrasje,, dhe as që e ka njohur të humburën Melihe Deliq.
2. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Supreme të BeH në Sarajevë gjen me vend që paraprakisht të shprehet lidhur me ekzistencën ose jo të kushteve për përgjegjësi penale të të akuzuarit Kreshnik Kalaja në raport me akuzat e prokurorit të Qarrkut të Zenicës dhe deklaratat e bëra nga të ajuzuarit Huseini Hajrullah dhe Ramadani Vahedin, të cilët i kanë mohuar tërësisht akuzat duke pohuar se kanë qënë të maltretuar psikikofizikisht dhe se deklaratat e tilla janë marrë më dhunë dhe keqtrajtime gjatë hetuesisë dhe në disa faza të procesit gjyqësor në qelitë e burgut, të cilat janë të pabesueshme, të pabaza dhe deklarative e kontradiktore, të marra në disa etapa të hetuesisë jo të drejtë, të cilat akuza formësojnë ose jo elementët e veprës penale për të cilën akuzohet edhe vetë këta të dy të dënuarit.
( Moment nga burgosja me mashtrime e
Kreshnik Kalasë nga agjentët e UDB-së në Shkup)
( I akuziar dhe i dënuar i pafajshëm, vite e vite skëtere mbajti burgje...)
Në këtë drejtim ky
kolegj thekson jurisprudencën e vetë si
gjykatë e nivelit të lartë supreme të
Beh në Sarajevë me në krye gjykatësin Mr Vllajsavlevic Mirko, e cila në mënyrë të
argumentuar në aspektin juridik dhe të
drejtësisë, duke vënë theksin në
dallimin e aktakuzës dhe aktvendimit gjyqësor dhe atë që ka ndërmjet fakteve (informacionit)
dhe gjykimeve vlerësuese (opinioneve,
mendimeve) të ndryshme dhe kontradiktore, jo me realen dhe në këtë drejtim as
gjykata e Zenicës nuk ka ndonjë fakt apo argument se ka ndodhur vepër penale
,,vrasje,, sipas ligjit të RS Maqedonisë, që kjo gjykatë sjell një vendim të
paligjshëm dhe të pabazë.. Ndërsa opinionet janë pikëpamje ose vlerësime
personale të gjykatësit apo prokurorit, të
cilët në mënyrë paushale sajojnë një ngjarje ose situate dhe nuk janë të
perceptueshme si prova për të qenë të vërteta ose të pavërteta, faktet mbi të
cilat bazohen opinionet, janë të mundshme për t’u provuar si të vërteta apo të
pavërteta. Këtë qëndrim ka mbajtur kjo gjykatë në çështjet “Lingens kundër Austrisë” (vendimi i datës 08.07.1986) dhe “Dalban kundër Rumanisë” (vendim i datës
28.09.1999, Dhoma e Madhe). Në vlerësim e saj kjo gjykatë ka dalluar ndryshimin
ndërmjet deklarimit të fakteve, të cilët mund të provohen dhe opinioneve
(gjykimeve vlerësuese), që për nga natyra nuk mund të provohen. Për çdo rast,
ato duhet të veçohen me kujdes. Ekzistenca e fakteve mund të dëshmohet, ndërsa
vlerësimet, opinionet apo mendimet nuk mund të jenë objekt i të provuarit, pasi
kjo do të cenonte lirinë dhe të drejtat e njeriut.
(vijon)