Kerko: a
Eshref Ymeri: Institucionet e gjuhësisë ecin në një hap me klasën politike
E shtune, 15.02.2020, 05:06 PM
Institucionet e gjuhësisë ecin në një hap me klasën politike
Nga
Prof. dr. Eshref Ymeri
Në portalin “Fjala e Lirë” të ditës së sotme,lexova artikullin me titull “Stop gjenocidit mbi gjuhën shqipe”, në
të cilin jepet njoftimi në vijim:
“Ditën e hënë, dt. 17 shkurt
2020, ora 12, përpara Akademisë së Studimeve Albanologjike te sheshi “Nënë
Tereza”, organizojmë me Fondacionin “Albana” tubimin në mbrojtje të gjuhës sonë
amtare nga trafikimi e tjetërsimi i fjalorit të gjuhës shqipe që kryhet nga ky
institucion që funksionon si kuzhinë serbe e helmit në zemër të Shqipërisë!”.
Dhe më
poshtë vijon një informacion befasues:
“Institucionet zyrtare të
gjuhësisë, të përfshira brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike punojnë
thekshëm kundër gjuhës shqipe dhe tashmë ne mund të numurojmë arritjet e tyre:
… Kanë arritur të pranojnë zyrtarisht se shqipja është gjuha me më shumë
huazime në botë (93% të gjuhës na e quajnë të huaj)!”.
Së pari, Fondacioni “Albana”
duhet falënderuar dhe përgëzuar përzemërsisht për pjesëmarrjen në këtë
tubim në mbrojtje të gjuhës shqipe, të kësaj pasurie të vetme të kombit
shqiptar, e cila ka mundur të mbijetojë mrekullisht mes rrebesheve të
pushtimeve të huaja.
Ja çfarë
thonë dy intelektuale të njohura të letrave shqipe:
Shkrimtarja
Vilhelme Haxhiraj:
“Të mbrosh çështjen kombëtare
në opinion përmes mediave, kur të cenojnë integritetin territorial të kombit,
kur të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturëne e të parëve, është atdhetari
dhe asnjëherë shovinizëm”.
Shkrimtarja
dhe përkthyesja Mira Meksi:
“Përveçse
shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha
të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i
duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të
mbijetonte”.
Për mjerimin e institucioneve zyrtare të gjuhësisë, është e
domosdoshme që atyre t’u risillen në kujtesë vlerësimet që kanë dhënë personalitete
të shquara evropiane për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, me
prejardhje pellazgoiliriane.
Një figurë e shquar e kulturës evropiane, dijetari gjerman Leibnici (Gottfried Ëilhelm Leibniz (1646-1716), ka
thënë:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e
asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.
Studiuesi gjerman Johan
Turhan, në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin
1774, ka deklaruar:
“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i
panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe
gjuhës se shqiptarëve. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë
e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të
plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.
Albanologu i shquar austriak Maksimilian Lamberci (Maximilian
Lambertz- 1882-1963) shkruan:
“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur
shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”.
Albanologu francez me emër të madh Robert d’Anzheli (Robert d’Angely- 1893-1966), në veprën e
tij të njohur “Enigma”, nënvizon:
“Është një histori e vogël dhe mësimdhënëse e popullit evropian më
të vogël të sotëm, por që, në kohën e vet, ka qenë më i madhi i Evropës dhe
burim i pothuajse gjithë popujve të kontinentit tonë. Deri sot, për fat të keq,
ai iu ka munguar nxënësit, studiuesit, historianëve, letrarëve dhe gjithë
publikut të ngritur të gjuhës frënge”.
Studiuesi i talentuar Çlirim Xhunga, njohës i mirë i disa gjuhëve
evropiane, në gazetën “Koha jonë” të
datës 31 mars dhe 01 prill 2005, ka botuar një ese shkencore mjaft interesante
dhe ka argumentuar shkencërisht se greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë
nga shqipja.
Çuditërisht, sa herë që përkujtohet Kongresi i Manastirit (14-22
nëntor 1908), thuhet se ai u dha shqiptarëve përfundimisht një alfavet “latin”.
Me siguri që pjesëmarrësit e atij Kongresi nuk e kanë pasur informacionin e
duhur ose nuk janë munduar për të hulumtuar në thellësitë e shekujve se gjuha
shqipe ka pasë trashëguar alfabetin ilirik, të cilin romakët e morën nga
ilirët.Një gjë të tillë duhej ta kishte thënë me kohë Akademia e Shkencave.
Por atë që duhet ta thoshte dhe ta argumentonte shkencërisht me zë
të lartë Akademia e Shkencave, e thotë një i huaj, dhe pikërisht një shkencëtar
i shquar romak. Ky është Gaius
Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm
romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për
historinë natyrore, të titulluar “Naturalis
Historiae” (Historia e Natyrës). Në këtë vepër ai shkruan:
“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët
shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Një tjetër shkencëtar i njohur, profesori hungarez Imre Toth, specialist i
sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy
krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën
bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti,
ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e
librit në fjalë) ishte staro
allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip).Një
kopje e këtij libri në bullgarisht gjendjej dikur në bibliotekën e Institutit
të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.
Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së
vjetër në shek.IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të
thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori
Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”. Prandaj të gjithë ata njerëz
të shkolluar që mendojnë ende se alfabeti ynë qenka “latin”, zbulojnë formimin
e tyre të mangët intelektual.Kjo vjen pikërisht për fajin e Akademisë së
Shkencave, që nuk ka guxuar kurrë ta thotë publikisht me argumente shkencore se
cili është alfabeti ynë. Se në këtë mes ka një paradoks të kulluar: edhe thuhet
që gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, por shqiptarët na përdorkan alfabetin
latin!!!
Po atëherë si qenka e mundur të thuhet në Evropë dhe në Shqipëri
që shqiptarët përdorkan alfabetin latin, kur dihet që shqiptarët kanë një
prejardhje shumë më të lashtë sesa romakët?
Pra, faji, si gjithmonë, i mbetet në derë Akademisë së Shkencave për
moszbardhjen e së vërtetës.Sepse në krye të saj, pas profesorëve Aleks Buda,
historian, dhe Shaban Demiraj, gjuhëtar, me përjashtim të profesorit Muzafer
Korkuti (arkeolog), kanë qenë intelektualë që s’kishin lidhje absolutisht me
gjuhësinë apo me historinë e kombit tonë, si mjek, inxhinier, sizmolog. Shikoni
tani se kush është në krye të Akademisë: politikani i thekur veteran Skënder
Gjinushi, matematicien, i cili nuk e di absolutisht se ku bien me adresë gjuha
shqipe dhe gjuhësia shqiptare.
Pra, nga sa u citua më sipër, gjuha shqipe, faktikisht, është
“Kryezonjë” e gjuhëve evropiane. Prandaj Faik Konica thotë:
“Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë,
qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara
te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve.Kjo është Çamëria, të cilën grekërit e
shtrembërojnë në Camuria.(Nuk u vë faj grekërve për këtë shtrembërim që vjen
nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe
dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje).I ndjeri senator Kabot Loxh
(Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone”.
Së dyti,institucionet zyrtare të gjuhësisë dhe Akademia e
Shkencave, me politikën e tyre gjuhësore me orientim antikombëtar, siç del nga
artikulli i lartpërmendur për tubimin që do të organizohet më 17 shkurt, kanë
për qëllim zhbërjen e kombit shqiptar, çka është shumë e lehtë për t’u arritur
nëpërmjet zhbërjes së gjuhës shqipe, të cilën Naim Frashëri e quante “gjuhë perëndie”.
Kësisoj, ato
institucione dhe Akademia e Shkencave po ecin në një hap me klasën politike, e
cila, që prej vitit 2013, ka punuar dhe vazhdon të punojë intensivisht për
zhbërjen e Shqipërisë, çka synohet të arrihet përmes varfërimit të pandërprerë
të popullit shqiptar. Pikërisht ky varfërim ka sjellë si pasojë braktisjen e
vendit prej gati gjysmë milioni shqiptarësh, gjë që do të thotë shpopullin
katastrofik i vendit. Klasa politike e Tiranës tani të kujton klasën politike
të kriminelit Enver Hoxha në ndërtimin e marrëdhënieve që vendosi me Beogradin,
si argat i regjur i tij.Kjo klasë politike, pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, e
ka nxjerrë vendin tonë në bregun e pazarit grekosllav.Klasa politike e
deridjeshme e Kosovës pati punuar intensivisht për rikolonizimin e saj prej
shovinizmit serbokriminal. Klasa politike e Tiranës ka rënë në bark para
shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke.
Ditë më parë, dhe
pikërisht më 21 janar, disa miq të mi që kishin bërë një udhëtim në disa zona
të Shqipërisë së Jugut, më patën dërguar letrën e mëposhtme:
“… Të premten pasdite u nisëm për në jugun e vendit.E nisëm nga Llogarai,
ku pimë vetëm një kafe.Vazhduam rrugën në Sarandën e shkretuar, pa njerëz, pa
dyqane hapur, pa restorante dhe mëngjesore, pa lëvizje, tamam si një qytet i
vdekur.Fjetëm në hotel dhe të shtunën vazhduam në Butrint dhe te Syri i
Kaltër.Prej andej në Gjirokastër, që ishte pak më ndryshe se, së paku, kishte
pak frymëmarrje jete.Të dielën në mëngjes u nisëm drejt Përmetit. Atë bukuri
natyre të jashtëzakonshme e përdhosnin kryqet e bardha helene që dukeshin që 2
km larg, që i gjeje përpara në rrugë, në çdo kodër, ku nuk kishte asnjë shtëpi.
Kryqet greke dhe tabelat në greqisht ishin bërë zonja të vendit… Në mes të
Sarandës, në hyrje të Gjirokastrës, te varrezat e grekëve e në majë të malit,
kishin ngritur kisha të reja që nuk kanë qenë kurrë më parë.Kudo valëvitej
flamuri grek. Përmeti ishte thuajse si Saranda. U kthyem të hallaksur e
të trishtuar që këtë vend të begatë ia kanë shitur Greqisë. Nuk ka asnjë
arsye që ta lësh të shkretë dhe në mëshirën e fatit, sikur është një truall
vakant, pa zot…”.
Le të shpresojmë që në tokën amtare ka jo vetëm
njerëz që rrojnë vetëm për të ngrënë, duke grabitur dhe duke shitur të huajve
pasurinë kombëtare, por ka edhe njerëz që hanë për të rrojtur në atë tokë të
shenjtë dhe për mos e braktisur kurrë, me qëllim që një ditë të bukur, pasi të
vijnë në krye të vendit, të lexojnë para popullit vendimin, sipas të cilit
politikanët mëkatarë duhet të dalin para drejtësisë.
San Diego, Kaliforni