Kerko: a
Hilmi Saraçi: Fotografia
E premte, 14.02.2020, 09:02 PM
Fotografia
(Njerëzit
fotografohen,sepse kanë dëshirë të shihen nga të tjerët,janë të prirur të
marrin poza të ndryshme dhe të komunikojnë rreth tyre. Fotografitë kanë efektin
e tyre përkujtimor dhe shoqëror. Tani ka fotografi të ndryshme, të njerëzve të
ndryshëm të njohur: kryetarë shtëtesh, artistë, shkrimtarë , fetarë ,shkënctarë
që kanë vlerë dhe meritojnë të shihen dhe të vehen në vendin e duhur . Kjo ka
rëndësi të vecantë që për fotografitë të
flitet dhe të sqarohet rëndësia e saj me kujdes dhe profesionalizëm)...
Nga
Hilmi Saraçi
Këto
ditë u folë shumë për fotografinë, rendësinë individuale, shoqëre por edhe
politike dhe obliguese- për fotografinë
e kryetarit të shtetit, respektivisht për fotogravinë e Hashim Thaqit.
Institucionet tona shtetrore fotografinë e kryetarit aktual e vejnë në një kënd
të vendit ku punojnë, por duke mos përcaktuar këndin obligativ. Disa këtë
fotografi e vejnë në ball, ndërsa disa të tjerë në tjetër kënd. Kryekuvëndarja
Vjosa Osnani e vënë në një kënd tjetër sipa dëshirës se saj, i ndërron vendin e
fotografisë së Hashim Thaqit dhe në këtë kënd e venë fotografinë e dr.
Ibrahim Rugovës . Mirëpo Vjosa Osmani është mjaft e përgatitur në aspektin
juridik dhe e vetëdijshme , prandaj ajo ka sqaruar se nuk e ka heq fotografinë
e Thaqit , por vetëm i ka ndrruar vëndin
që nuk është në kundërshtim me ligjin. Për këtë veprim të kryekuvëndarës Osmani
, PDK-ja reagon ashpër duke bojkotuar seanacat plenare ashtu edhe të kryesisë,
Kjo nuk është e arsyeshme dhe është veprim i pamatur,sepse për gjëra të tilla
nuk duhet bojkotim, por ligji duhet ta japë fjalën. Kjo nuk ndodhi sepse në
Seacen Plenare të 13 shkurtit (2020) PDK
– respektivisht Mërgim Lushtaki sipas udhëzimeve që kishte marrë më të
filluar séanca kishte përgatitur një foto me portretin e Hashim Thaqit, me
dimenzione të mëdha, duke e vënë pas shpinës së kryeparlamentarës , Vjosa
Osmanit e cila udhëhiqte seancën dhe duke ju drejtuar “Tani ke rastin që të
ispirohesh”. Mëndoj se ky veprim ishte mjaft i pamatur dhe primitiv, sepse
inati në këto raste në kuvënd nuk duhet të ket vend, sidomos ky lloj veprimi.
Kjo sikur t’i përngjante një loje me
fotografinë e Hashim Thaqit, kryetar i
Republikës se Kosovës.Mirëpo Vjosa Osmani ishte në nivel të kryetarës, e pa të
parëndësishme këtë veprim primitiv, nuk reagoj dhe sikur nuk ishte me rëndësi
vazhdoi udhëheqjen e seancës me pikat e rendit të ditës...
Pastaj
në këtë seancë pati mjaft acarime në diskutime dhe polemika reciproke , sidomos
kur Bedri Hamza,shef i grupit parlamentar të PDK-së mori fjalën duke kritikuar
parlamentarën me një ton mjaft të ngitur dhe arogant për qëndrimin e keq të
saj... Pastaj gjatë debatit pati mjaft kundërshtime të tjera dhe replika:Pozitë
–Opozitë. Ra në sy sidomos diskutimi i Daut Haradinajt se Vjasa Osmani është zgjedhur edhe me votat
e”Listës serbe” duke kërkuar sqarim se a është në pozitë apo në opozitë “Lista
serbe”. Dautit sikur nuk ju kujtuar se
Qeveria Haradinaj është formuar falë “Listës serbe”…
Vlenë
të theksohet gjithashtu reagimi i Mëmli Krasniqit për spotin e këngës së
Nexhmije Pagarushës që para deputetëve të Kuvëndit në fillim u ugzekutu- në
shënjë nderimi për ikonën e këngës shqipe , Memli Krasniqi reagoj se Nexhmije Pagarusha paska lënë amanet që ky
spot me këngën “Baresha” mos të egzekutohet. Mirëpo kjo si duket nuk ishte
ashtu siq reagoi Mëmli Krasniqi, pasi që edhe pas këtij amaneti kënga ishte
kënduar dhe të afërmit e saj nuk e vertetuan mëndimin e Mëmli Krasniqit,
prandaj mëndoj se kjo ishte një përpjekje për ta minimizuar paraqitjen para
Kuvëndit veprën e Bilbilit të këngës shqipe…