Kerko: a
Hilmi Saraçi: Reciprociteti
E merkure, 12.02.2020, 08:13 PM
Reciprociteti
Nga
Hilmi Saraçi
Reciprociteti fjalë me rëndësi të vecantë dhe me
përmbajtje aktuale në këto kohë dhe për të ardhmen e vendit,
sidomos për Qeverinë Kurti që mëndon ta parashtroj në dialogun me Serbinë.
Reciprociteti kaherë është përmend dhe është analizuar përmbajtja dhe efekti i
tij nga shumë analistë dhe të tjerë të cilët kanë shpieguar se është e favorshme për vendin dhe e efektshme ndaj Serbisë, prandaj është dashur qysh herët të zbatohet dhe të
implimentohet, por Serbia nuk ka pranuar
dhe zbatuar në praktikë. Ka pasur edhe
tani ka mendime të kundërta mjaft të ashpra mga opozita se nuk duhet të hiqet
taksa ndaj Serbisë dhe të zëvëndësohet me reciprocitet. Më e zëshmja është
AK-ja me Ramush Haradinajn i cili kursesi nuk pajtohet për heqjen e taksës.
Reagimi i tij është mjaft i ashpër, prandaj në mbledhjet e tyre drejtuese kanë
deklaruar se do ta kundërshtojnë heqjen e takses, qoft me protesta qoft me forma të ndryshme. Në
këtë fushë Albin Kurti tani sikur i ka
pritë këto angazhime kundërshtuese,
prandaj nuk mëndon që të luhatet në vendimet që do t’i marr. Mirëpo është për
t’u brengosë një përpjekje e tillë nga opozita.
Taksa
Mëndoj
se taksa ka pasur efektin e vet në kohën e duhur ndaj Serbisë. Prandaj masa e reciprocitetit
do jetë zëvëndësim i dobishëm për
vendin. Serbia vazhdimisht insiston që
të hiqet taksa për të filluar dialogu i ndërprerë. Bashkësia Nndërkombëtare dhe
Amerika kahërë kanë kërkuar që të hiqet taksa për të filluar dialogu i
ndërprerë, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme kjo nuk është
hequr gjatë qeverisë Haradinaj i cili ishte i vendosur dhe i prerë të
mbetet deri kur Serbia ta pranojë
shtetin e Kosovës. Haradinaj e lutë
Kurtin që mos ta heqë taksën. Megjithatë Qeveria Kurti mendon që ta heq
taksën me zëvëndësimin e reciprocitetit , duke theksuar se pa vëndosur
reciprocitetin nuk do ta heq taksën. Kjo
është me vënd, por e vështirë për
t’u realizuar, pasi siq përmendem më
lartë Bashkësia Ndërkombëtare dhe
Amerika vështirë se do ta miratojnë.
Kurti ka mjaft punë të tjera të grumbulluara përvec takses për t’i
zgjidhur : si korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, pasuria e fituar e
paligjshme e të tjera që Kurti mëndon t’i
luftojë pa kompromisë.Për këto qytetarët kanë votuar duke shpresuar për
një të ardhme më të mirë. Por për të gjitha këto Kurti duhet të jetë i vëndosur
dhe sycel. Në këtë fushë kualicioni me
LDK dhe bashkpunimi i sinqertë në mes tyre është me rëndësi të vecantë. Këto dy
subjekte politike tani kanë kuadra të duhura dhe të dëshmuara për të vepruar
komfor ligjit dhe kushtetutës.Prandaj dialogu me Serbinë është i vështirë por i
domosdoshëm . Zbatimi i
reciprocitetit do të thotë shkëmbim reciprok si dy shtete të barabarta-
në njëfarë mënyre pranim i shtetit të Kosovës nga Serbia .Mirëpo Serbia nuk
është e gatshme për ta pranuar shtetin e Kosovës pa një trusni ndërkombëtar, sidomos nga
Amerika me të dërguarin e presidentit Tramp, Grener.
Bojkoti
Opozita
(PDK –AK-Nisma) qysh në Seancën e
Kuvëndit, 3 shkurtit(2020) kishte qendrime mjaft të njëanshme duke kundërshtuar
pa një përvojë të duhur parlamentare- bojkotuan
votimin ( formimin) e qeverisë Kurti, me qelim që të dështoë votimi
i Qeverisë . Mirëpo kjo nuk ngjau dhe as nuk pati ndonjë “mrekulli “që
kishte pritur opozita. Tani opozita
(PDK-AK- Nisma) sikur janë “nërvozuar”- i ka kapur “cekrri” duke vrapuar poshtë
e lartë pa kontrollë të duhur si opozitarë. Kjo ndodhë duke mënduar se koalicioni LVV-LDK do të deshto gjatë veprimtarisë se tyre ,
prandaj ka filluar me bojkotuar mbledhjet e qeverisë , të kryesisë me
“arësyera” të ndryshme. Njëra ndër to është heqja e fotografisë se presidendit
aktual HashimThaqit nga vendi i mëparshëm dhe në vënd të tij vënja e
fotografisë se dr. Ibrahim Rugovës.Opozita ( PDK)kërkon që fotografija e
presidentit Thaqi të këthehet ne vendin e mëparshëm. Mirëpo Vjosa Osmani është
mjaft e përgatitur në aspektin juridik dhe e vetëdijshme , prandaj ajo ka
sqaruar se nuk e ka heq fotografinë e Thaqit , por vetëm i ka ndrruar vëndin që nuk është në kundërshtim
me ligjin dhe për këtë pikë nuk kemi cka
të bisedojmë më tutje... Opozita ka
rëndësi të vecantë për ta kundërshtuar
qeverinë por duhet të jetë kunstruktive
dhe e drejt në qendrime dhe në veprime…