Kerko: a
Jusuf Zenunaj: ''Të kënaqemi si deri dje''
E diele, 09.02.2020, 11:59 AM
Jusuf Zenunaj:
"TË KËNAQEMI SI DERI DJE"
Ahhh, sa shumë paskan ditur
ciceronat kuvendarë,
sa bukur, sot, që folkan
si kurrë në jetë më parë !
Këshilla e mësime e kritika,
mos i gjetë kurrë e liga !
Trup e tërthor ngado që i bien
mësojnë Albinin e qeverinë.
Po t'i pyesish se ç'bënë vetë
jo më pak se dymbëdhjetë vjet ?!
Ndanë medalje e dokorata.
Ndërtuan rrugë të shkurtëra e të gjata.
Punët e mira flasin vetë ,
çdo qytet me unversitet,
me doktora mbushur " spicë"
sa për dije mos ia nis !?
Shkolla e çerdhe u pakuan
fëmijë e të rritur në mërgim shkuan.
Të mira e të mbërrime edhe shumë të tjera,
sikur të ndërroheshin dimri e vera !
Të shkruajmë e të flasim me shpresë të re,
"që të kënaqim si deri dje"!
J.Z. , Dilbeek 3 shkurt 2020
SI ITHATI NËN LËKURË
Gêzim e qeshje me plot thumba
si n' atdhe, ashtu në mërgatë
hidhen fjalët shkel e shko
sikur në zjarr bari i thatë !
Shpresa të ngjallura për mirecje
sheh te i riu edhe të plaku,
në tjetrën anë shpërthejnë "akuzat"
si në rrugë edhe brenda pragu.
Si i thati nën lëkurë
që shpërthen, del jashtë një ditë
ashtu i dalin Isë mashtrimet
që kurrë Vjosa s'i ka pritë ! ?
J.Z., Dilbeek , më shkurt 2020
NGA PISA TE LISTA
Për dije poshtë na renditi Pisa,
sot, për zgjedhjen e nyjes në politikë
shkuamë se shkuamë te Lista.
Kur delet me desh nuk mirren vesh,
ujqit vijnë në torishtë si lumi në det.
Fshan Hanko Halla e me mllef thotë:
"...dashkan të na e çkapin
edhe një copë tokë" !?
J. Z . , Dilbeek , më 31 janar 2020