Kerko: a
Hilmi Saraçi: Arritja e koalicionit LDK – LVV dhe zgjedhja e kabinetit qeverisës
E enjte, 06.02.2020, 10:24 PM
Arritja e koalicionit LDK – LVV dhe zgjedhja e kabinetit qeverisës
Nga
Hilmi Saraçi
Më
në fund pas shumë përpjekjeve dhe lëvizjeve të pa “kontrolluara” gjatë bisedave
për formimin e koalicionit LDK dhe LVV u arritë pajtimi për pushtetin e
ardhshëm- formimin e organëve përkatëse shtetrore- formimin e qeverisë. Deri
kah fundi pak kanë besuar se do ta arrijnë marrëveshjen për një koalicion të
përbashkët, prandaj edhe qytetarët u lodhen duke pritur pajtimin e tyre dhe
duke kritikuar të dy partitë për zhagitje dhe ngecje të panevojshme. Në këtë
fushë ishtë një “pshtjellim i lamshit” që nuk dinin ta gjejnë fillin.
Gjithashtu ishte një fushatë nga të
tjerët mjaft e angazhuar për të penguar pajtimin në mes të këtyre dy subjekteve politike, sepse shumë “gishtërinjë” ishin tani të “përzier”
për ta komplikuar Koalicionin. Shquhen disa debate dhe analistë që i “frynin
zjarit” dhe në vend të sqarimit të
mirëfilltë ata e bënin të kundërten…
Këto
dy parti respektivisht LVV-ja si opozitë që nga krijimi i saj në krye me Albin
Kurtin ishte kritikuese e ashpër ndaj pozitës e cila gjatë qeverisjes afatgjate
pati lëshime dhe gabime të llojeve të ndryshme, prandaj qytetarët ishin lodhur
dhe sikur e kishin hummbur besimin, prandaj më në fund kërkuan që këto lëshime
dhe gabime të elminohen dhe të bëhen ndryshime në qeverisje duke përkrahur LDK
dhe LVV, Albin Kurtin i cili ishte mjaft i zëshëm kundër kësaj qëverisje duke u
përpjek të kritikojë dhe të luftojë pa kompromisë korrupcionin, nepotizmin,
krimin e organizuar e të tjera që shkonin pa pengesa në dëm të qytetarëv dhe të
vëndit. Për këto qytetari ishte i
vetëdijshëm dhe në vazhdimësi kërkonte ndryshime, prandaj në zgjedhjet e 6 tetori (2019) votuan dhe besimin e dhanë për ndryshime. Kështu dolen fituese LVV (e
para) dhe LDK ( e dyta).Këto dy subjekte u pajtuan që ta fomojnë koalicionin.
Gjatë kësaj periudhe pati mjaft kundërshtime dhe organizime që të pengohet
kualicioni duke u inkuadruar individë nga opozita të cilët me forma të ndryshme u perpoqen ta pengojnë koalicionin LDK-LVV, por edhe
vetë këto dy parti nuk u treguan të “pjekura”
dhe të afta për një angazhim të duhur dhe të sukseshëm,pandaj edhe ky
koalicion zgjati disa muaj derisa u arritë pajtimi. E gjithë kjo ishte një shkurtpamësi e dy
partive që nuk ishin sa duhet të vetëdijshëm për ndarjen e pushtetit në
qeverinë e ardhshme…
Kuadra me përvojë dhe
profesionalisht të dëshmuara
Tani
ma në fund ndarja e pozitave në pushtet është e qëlluar dhe e pranueshme për të
dyja partitë, sepse janë zgjedhur kuadra
me përvojë dhe profesionalisht të dëshmuara. Pastaj edhe përfshirja e femrës
për të udhëhequr me pushtetin është
gjithashtu e përfshirë dhe e pranueshme. Mendoj se LDK-ja ka kuadra dhe përvojë për të udhëhequr
pushtetin , pasi disa herë ishte në krye të qeverisë. Prandaj LVV-ja më
përkrahjen e LDK-së do të tregojnë suksese në punën e ardhme të qeverisjes.
Kurti tani sikur ka ndryshuar në të mirë ,sepse që në fillim po shihet se
angazhimi i tij do të jetë më i mënqur më i kumpeltuar dhe më i pranueshëm për
qytetarët dhe ndërkombëtarët, me të cilët
(ndërkombëtarët) pati takime dhe përkrahje. Kurti premtoj se do ta heq
taksën qind për qind duke e zëvendësuar
me reciprocitet. Mendoj se reciprociteti është më efektiv dhe mëi dobishëm për Kosovën. Taksën mund ta zbatojnë
vetë qytetarët duke mos blerë mallrat e Serbisë, Pastaj organizatat bisnisore
kanë mundësi që të refuzojnë marrjen e mallrave nga Serbija…
Përpjekje për pengimin e
rregulltë të seancës plenare
Në
seancën Plenare të Kuvendit pati
gjithashtu përpjekje nga opozita ,
sidomos nga PDK-ja që të “qrregulloj” mbarëmbajten e seancës plenare, Deputetët
e opozitës ( PDK-ja)sikur ishin marrë vesh
të gjithë me shkrime të përgatitura nga një dorë e njëjtë për ta
kritikuar, për ta njollosë dhe për ta përbaltë liderin e LVV – Albin Kurtin
duke quajtur rrencë mashtrues, mohues i shtetësisë se Kosovës, duke mënduar se do të reagoj dhe
dotë polimizoj Kurti me deputetët e partisë se tij dhe kështu do të lindë ndonjë
“befasi” e pakëndshme në Kuvend. Por
fatbardhësidht kjo nuk ndodhi sepse këto i tejkaloi me menquri dhe me urtësi
Kurti dhe të tjerët. Kështu përkundër të gjithave këtyre përpjekjeve u zgjodhë
kabineti qeveritar në krye me Albin
Kurtin. Behgjet Pacolli në këtë rast tregoi se është stabil dhe nuk dëgjon të
tjerët dhe me menquri e votoj qeverinë Kurti, Edhe zgjedhja e kryetarës se
Kuvëndit, Vjosa Osmanit më vonë në vend të Glauk Konjufcës që më herët ishte
zgjedhur kryetar i Kuvëndit (për të marrë postin e ministrit të jashtëm në
qeverinë e Kosovës) kaloi me vota të mjaftueshme dhe me sukses.Ajo e vizitoi Klinikën e lindjeve
duke theksuar “ fillova më së pari aty
ku lind jeta”.
Fotografia e dr. Ibrahim
Rugovës në vënd të fografisë se presidentit aktual, Hashim Thaqit
Vurja
e fotografisëse dr. Ibrahim Rugovës në vend të fotografisë se kryetarit
aktual Hashim Thaqit u kritikuar nga PDK-ja (opozita) dhe pati
mjaft reagime dhe mendime të tjera pro
dhe kundër. Mirëpo Vjosa Osmani është mjaft e përgatitur në aspektin juridik
dhe e vetëdijshme , prandaj ajo ka sqaruar se nuk e ka heq fotografinë e Thaqit
, por vetëm i ka ndrruar vëndin që nuk
është në kundërshtim me ligjin. Kurti ishte mjaft i qartë në ekspozenë e tij
para deputetëve, duke u shpreh me një sinqeritet të veçantë për planin dhe
programin gjatë mandatit të tij dhe duke
përmendur realizimin e tyre. Ai (Kurti) gjithastu përmendi fytyra të njohura që
luftuan dhe ndihmuan për pavarësinë e Kosovës, por pa përmendur dr. Ibrahim
Rugovën si artitekt të pavarësisë se Kosovës
Ai vizitoi memorialin e Adem
Jasharit duke bërë homazhe dhe duke e përkujtuar sakrificën e tij për liri dhe
pavarësi të Kosovës, Shkoj edhe në Mitrovicë duke folur mjaft qartë për vrasjet
krimet serbëve në veri të vendit e shumë problem të tjera që e preokupojnë
Mitrovicën. Në këtë rast Kurti është dashur që ta vizitoj edhe varrin e dr.
Ibrahim Rugovës. Kjo do ta bëntë më vizionar, më të nderuar dhe burrshtetas i
rrespektuar…