Kerko: a
Ibrahim Kabili: Albin Kurti, shpresë e madhe për Kosovën
E hene, 03.02.2020, 08:19 PM
Albin Kurti, shpresë e madhe për Kosovën
Nga
Ibrahim Kabili
Më
në fund erdhi dhe marrëveshja e shumë pritur midis Vetëvendosjes dhe
L.D.Kosovës. Kanë kaluar disa muaj nga zgjjedhjet dhe shumë kohë nga
çertifikimi i tyre dhe Kosova pa Qeverinë e mirëpritur nga votuesit, nga
sovrani. Janë bërë shumë takime midis Kurtit dhe Mustafës dhe asgjë në dritë!
Nga oxhaku vetëm tym i zi. Dhe në raste të tilla skeptiçizmi në rrethet
intelektuale dhe jo vetëm sa vinte dhe shtohej. Luftë nervash thonte dikush!
Nuk lëshon pe "ujku" i vjetër, thonte dikush tjetër! Vështirë të
pajtohen këto dy forca politike, me programe të kundërta dhe vizione të
ndryshme, kishte mendime të tjera!
Dikush
shtonte:Vërtet "mollë e sherrit" të jetë posti i kryekuvendarit? Jo,
jo, ja priste tjetri, në lojë pas kuintave qëndron dhe Thaçi. Lojë
politike!....Shkopinj nën rrota fusin edhe humbësit e PAN -it mendonin të
tjerë...Më në fund me datën 02.02.2020 u arrit dhe marrëveshja e shumëpritur
për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë.
Personalisht
unë që po shkruaj këto radhë kam qenë midis shpresës dhe zhgënjimit. Por duke
ndjekur në vijimësi situatën, shihja pak dritë në fund të tunelit. Kisha besim
se Albin Kurti do ja dilte mbanë dhe se mund të formonte dhe qeverinë.
Fatmirësisht u arrit marrveshja dhe do formohet Qeveria e re.
Shpresojmë
që marrveshja të jetë mirëkuptim midis palëve dhe jo e detyruar nga
ndërkombëtarët! Sidoqoftë marrveshja është një arritje e madhe për Kosovën. Dhe
urime!
Qeverisja
me 15 ministri, 2 zevendës kryeministra dhe 33 zevendës ministra është sinjali
i parë që Qeveria Kurti në formim do jetë e vogël. Kjo tregon se ajo do bëjë
reforma drastike në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky është vetëm
fillimi dhe gjithçka mbetet për tu parë në vijim.
Deri
tani qeveritë në Kosovë dhe pushtetarët e tyre më shumë kanë punuar për
interesat e tyre se sa për ato të Kosovës. Shumë kohë dhe energji është
harxhuar për "marrveshjen" me Serbinë. Marrveshje kjo, e cila,
ndoshta nuk ka për tu arritur kurrë. Mirë do ishte të arrihej! Por....Shanset,
pa kompromis shumë të dhimbshëm, janë zero. Këtë e konfirmoj dhe Vuçiç në takim
me Borell: ...."Kemi pasur shanse
për kompromis vite më parë, por tani çdo ide e tillë është vrarë". Zoti
Kurti, mos keni asnjë iluzion se ish bashkëpunëtori i Millosheviçit, presidenti
i sotëm Vuçiç mund të ndryshojë qëndrim. Ai vetëm përfiton në kohë. Duke
vazhduar më tej Vuçiç, shprehet, duke cituar BE-në se: "Perspektiva
Europiane e Serbisë nuk do jetë e sigurtë pa një zgjidhje të marrdhënjeve me
Kosovën". Deri tani nuk ka dhënë zgjidhje. Vëtëm ka mashtruar dhe asgjë më
shumë. Druaj se Serbia më shumë i ka sytë te Rusia dhe Kina, se nga BE-ja. Shpresoj të ndodhi e kundërta!...Zoti Kurti
kjo ka pak gjasa të ndodhë! Albin në bisedimet me Serbinë duhet reciprocitet jo
servilizëm si deri më tani. Nëse do të jesh i suksesshëm kërko pikat e planit
të Grupit të Kontaktit:
1-Jo
ndarje e Kosovës.
2-Jo
më, nën Serbi.
3-Jo
bashkim me ndonjë shtet tjetër.
Për
ju si kryeministër në bisedimet me Serbinë themra e akilit është ruajtja e
tërësisë teritoriale të Kosovës. Bëhu burr shteti dhe thuaj prerë JO:
Ndarjes
së Kosovës,
Korigjimit
të kufirit
Shkëmbimit
të territoreve.
Këto
janë ide e plane të vjetra Serbe, të zbukuruar me terminollogji të re, siç
është dhe kjo më e fundit e "Minishengenit Ballkanik". Zoti Kurti për
këto pika dhe të tjera si këto thuhet JO. I prerë jo. Të tjerat i zgjidh SHBA,
Gjermania dhe BE-ja. Albin! Boletini "apelon": MOS I LESHO TROJET E
MIA.
Kjo
nuk është e thjeshtë dhe e lehtë për tu arritur. Sfidat nuk janë të lehta!
Përkundrazi. Prandaj të votoj bindshëm populli. Mbaje premtimin.
Për
këtë foli qartë dhe Borell në Beograd ku ndër të tjera tha: "Nuk na takon
neve të vendosim se cilat do jenë rezultatet
përfundimtare,
por i takon Beogradit dhe Prishtin?s". Për Beogradin mos prit ndonjë
lëshim. Ka politik? standarte. Të tjerat i ke vetë në dorë, natyrish po
spostove Thaçin nga dialogu.... Borell në Beograd tha dhe këtë tjetrën:
"Kina, Rusia apo India pyeten për këtë çështje. Pa miratimin nga Këshilli
i Sigurimit të OKB-së Kosova nuk do jetë vend i njohur nga bashkësia ndërkombëtare..".Ky është
proçesi gjatë dhe shumë i vështirë deri në zgjidhje. Vështirë! Ndoshta duhen
dekada deri në njohje të Kosovës pa kushte. Natyrshëm lind pyetja: A mund të
sakrifikohet Mitrovica dhe tre Komunat me shumicë serbe në Veri për njohjen e
Kosovës së gjymtuar? Asnjëherë Jo.
Alternativa
tjetër: A mund të sakrifikohet veriu mbi Ibër, dhe në këmbim bashkimi me
Shqipërinë dhe më pas njohja? Përsëri mendoj se Jo. Bashkimi i dy shteteve
shqiptare do vijë natyrshëm por me kufijtë aktualë. Nuk duron më të cungohet
Iliria. Zotërinj vendimmarrës para se të nënshkruani, lexoni, dhe merrni kurojo
nga shkrimet e Pr.Dr.Sabile Basha dhe Historianes Eleni Kocaqi dhe disa të
tjerëve akademikë këtej dhe andej kufirit. Bisedimet me Serbinë të bëhen me
dinjitet dhe të bazuara në dokumenta historik për trojet shqiptare. Serbët janë
pushtues dhe të ardhur në Ballkan....Me zgjatjen e "bisedimeve" ato
kërkojnë të përfitojnë në kohë, të dobësojnë në të gjitha drejtimet shtetin e
ri e të brishtë të Kosovës e ta çbëjnë atë.
Për
të përballuar veprimet e Serbisë, Qeveria e re ndër të tjera duhet:
1-Të
luftoj korrupsionin.
2-Te
ketë reciprocitet të plotë me Serbinë.
3-Të
bëjë terapi shoku për administratën e korruptuar.
4
-Të marrë masa të menjëhershme për
zhvillimin e ekonomisë.
5-Të
ngrejë menjëherë aktakuza për kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë.
6-Ti
thotë, Jo heqjes së taksës me Serbinë. Në të kundërt, heqje me kushte, me
garancinë amerikane.
7-
Të ndërrojë të gjithë trupën diplomatike të Pahçollit.
8-Të
kërkojë dëmshpërblim nga Serbia për pasojat e luftës, dhe Serbia të kërkoj
falje për to.
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 02.02.2020